BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tinka Kurti: Puthja ime e parė nė sy tė gjithė Kinostudios!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tinka Kurti: Puthja ime e parė nė sy tė gjithė Kinostudios!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/11/2008, 17:24


    Tė parėn puthje nė kinematografinė shqiptare e ka realizuar Tinka Kurti nė filmin “Tana”, me regji tė Kristaq Dhamos, prodhim i vitit 1958. Pas 50 vjetėsh, aktorja e madhe e 95 roleve tregon se si u realizua kjo skenė nė atė kohė, nė krah tė Naim Frashėrit. Pėr tė realizuar njė puthje janė bėrė 29 dublime.

    Zonja Tinka, ju keni realizuar puthjen e parė nė kinemanė shqiptare, si e kujtoni atė kohė?

    Aso kohe nuk u trajtua si ndonjė ngjarje e madhe, ndoshta sepse deri nė atė moment gjithēka ecte normalisht. Ne e realizuam atė puthje, filmi u shfaq, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Bashkimin Sovjetik e nė Ēeki. Madje, nė Bashkimin Sovjetik na thanė: ju qenkeni modernė, qė keni realizuar njė film tė tillė.

    Duke mos pasur njė traditė tė kėtij lloji mė parė, si u ndjetė tė ishit e para?

    Unė nuk kam pasur asnjėherė kėsi lloj paragjykimesh, familja ime ishte liberale, familje artistėsh dhe kėtė skenė e kam xhiruar me kėnaqėsi tė madhe. Nuk isha edhe aq e re. Isha e martuar dhe kisha djalin 4 vjeē. Kėshtu qė nuk mund tė thuash se kisha ndonjė droje tė madhe, ndonėse partnerėt i kisha mė tė mėdhenj nė moshė. Nė krahun tim kisha aktorė tė mrekullueshėm, si Marie Logoreci, Kadri Roshi, Pjetėr Gjoka, etj., tė cilėt mė kanė mėsuar shumė, por partneri im ishte Naim Frashėri. Me thėnė tė drejtėn nuk e di pse ai ishte aq i kontraktuar. Nuk ishte fanatik, madje ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, me shumė kulturė. Nė shtėpinė e tij dėgjohej vetėm muzikė operistike, madje ai vetė ishte njė simfoni mė vete, por ndoshta ishte nė siklet, sepse nė Kinostudio, ku po xhironim u mblodh gjithė gjindja, pėr tė na parė.

    Keni realizuar shumė dublime deri sa realizuat “puthjen perfekte”?

    Kemi realizuar mė shumė se dhjetė dublime. Pastaj Naimi ishte aq i mirė dhe kishe qejf me e puth (qesh). Ndėrsa ai ishte nė siklet dhe nuk e pyeta ndonjėherė pėrse. Unė e putha dhe kaq.

    Si u ndjetė kur patė qė kjo pjesė ishte prerė nga filmi?

    Mė ka ardhur vėrtetė keq dhe nuk e kuptova pėrse u hoq ajo puthje. Regjisorit Kristaq Dhamo i ka dhembur edhe mė shumė ky dhunim. Ai film u rishfaq shumė vite mė vonė, pas rėnies sė diktaturės. E kam parė tė rishfaqet si retrospektivė nė njė festival dhe u trishtova shumė, qė vazhdon tė shfaqet varianti i reduktuar. Sot kanale tė ndryshme televizive e shfaqin nė njė cilėsi tė dobėt. Do tė kisha dashur tė shfaqej si u realizua, pasi ato pjesė tė shkėputura ruhen edhe sot nė Arkivin e Filmit Shqiptar.

    Ndėrsa censura ende nuk ishte edhe aq e fortė, ju ofruan ndonjė tjetėr rol, me puthje?

    Unė nuk pata mė role tė tilla. Mė kanė ndjekur mė shumė rolet e nėnave. Sa pėr parantezė, kur kam realizuar Nėnė Pashakon isha vetėm 38 vjeēe dhe kisha moshėn e “fėmijėve” tė mi. Por sikur tė ma kishin propozuar sėrish njė rol tė tillė, prapė do ta kisha realizuar me kėnaqėsi.

    Megjithatė ju mbetėt “heroina” e puthjes...

    Nuk di tė jetė xhiruar ndonjė puthje tjetėr. Nuk e di pse u ndalua. Ndoshta edhe vetė regjisorėt nuk i fusnin nė filma, sepse e dinin qė do tė hiqeshin. Po kėshtu ishte koha atėherė dhe nuk e zhbėjmė dot historinė.

    Si ju duket tani, qė nuk ka mė censurė?

    Aha, tani jo vetėm qė realizohen, por kalojnė edhe nė ekstrem. Por u desh tė kalonte njė kohė e gjatė, qė nė kinemanė shqiptare tė futej njė skenė tjetėr puthjeje. Mė duket se ka qenė filmi i Saimir Kumbaros, “Vdekja e kalit”, me Rajmonda Bulkun dhe Timo Fllokon. Ėshtė njė skenė e bukur, por edhe e guximshme, pasi ishte ende herėt, sapo ishin ndryshuar sistemet.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 03:41