BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Botohet novela e humbur e Gjeēovit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Botohet novela e humbur e Gjeēovit

    Mesazh nga Albatros 27/1/2010, 19:14

    Botohet novela e humbur e Gjeēovit Gjecovi foto1_28

    ‘Rravgime’novela e at Shtjefenit 1903

    Ėshtė njė nga veprimtarėt mė tė shquar tė lėvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar, Shtefjen Gjeēovi ėshtė njė nga figurat mė tė shquar tė kombit shqiptar. Vetėm pak ditė mė parė nė Tiranė ėshtė zbuluar njė nga kryeveprat e tij, njė nga novelat e tij tė humbur. I ruajtur nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė, ky fragment i novelės “Rrafgime” i pėrket njė prej dy novelave tė Gjeēovit. Njėra prej tyre, “Mnera e Prezės”, e gjetur dhe botuar para disa vitesh nga studiuesi Jaho Brahaj, dhe kjo novelė e nxjerrė nga Arkivi i Shtetit. Megjithėse nga kjo novelė ruhet vetėm fragmenti i fillimit, pėr studiuesit ka vlera pėr njohjen e krijimtarisė letrare tė Gjeēovit. Mendimi i redaktorit ėshtė se qė faqet e humbura tė kėsaj novele mund tė jenė shkėputur mė 1945 nė Arkivin Franēeskan nė Shkodėr.

    Ky arkiv pėsoi disa kontrolle e rikontrolle dhe fondi arkivor i Shtjefėn Gjeēovit, u seleksionua dhe u mbajt herė nė tavanin e Kuvendit Franēeskan, herė nė rafte nė pėshtjellimin e atyre viteve. Sipas franēeskanit tė madh Zef Pllumi, arkivi i Gjeēovit ėshtė seleksionuar pėr t’ju ruajtur censurės e kontrolleve tė Sigurimit tė Shtetit. Nė kėtė pėrfundim dalim edhe po tė shtjellojmė tė gjithė letrat, korrespodencėn e Shtjefėn Gjeēovit. Nė korrespodencė mungojnė letrat qė Gjeēovi u dėrgon Faik Konicės, Ahmet Zogut, Naim Frashėrit, Lef Nosit etj. Kėto figura, pėr tė cilat kemi tė dhėna tė sakta qė nga materiali arkivor i Gjeēovit. Ky i fundit kishte korrespodencė tė shumtė me kėto personalitete qė ishin tė anatemuar. Kėto letra janė seleksionuar e veēuar dhe sot nuk i njohim.

    Nė kėto seleksionime e lėvizje herė pas here tė arkivit franēeskan, ku ishte dhe arkivi i Gjeēovit mund tė kenė humbur edhe materiale tė tjera, ndėr to ndoshta dhe pjesė tė novelės nė fjalė. Nė AQSH gjenden disa dosje tė fondit tė franēeskanėve me titull “Materiale tė ndryshme”, ku shpresohet se ndoshta diēka nga kjo novelė mund tė ketė ngelur aty, pasi para dy vjetėsh ėshtė gjetur faqja e fundit e ditarit tė Gjeēovit e vitit 1924, e cila ishte pa klasifikimin e zakonshėm arkivor. Faqja e fundit thotė: U nisa pėr nė Shėn Gjon Vladimir. Fleta e fundit ishte shkėputur dhe u gjet nė kėto materiale tė ndryshme dhe tani botohet pėr herė tė parė. Faqja e shkėputur ka edhe tė dhėna me shumė interes, ku pėrshkruhet se me rastin e dasmės sė tij, Skėnderbeu i ka bėrė dhurata kėtij manastiri.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 19:40