BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Restaurohen 660 monedha nga Antigonea

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Restaurohen 660 monedha nga Antigonea

    Mesazh nga Albatros 28/1/2010, 19:41

    Restaurohen 660 monedha nga Antigonea Antig

    Nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė sapo ka pėrfunduar restaurimi i 660 monedhave tė Antigonesė. Themi tė Antigonesė, sepse ato janė gjetur gjatė gėrmimeve tė ndryshme arkeologjike, pikėrisht nė Antigone. Gėrmimet e shumta arkeologjike tė kryera nė Antigone, qė nga vitet e gjashtėdhjeta e deri sot, sidomos nga i ndjeri Dhimosten Budina, kanė zbuluar ndėr tė tjera njė numėr tė madh monedhash. Monedhat janė gjetjet kryesore tė njė zbulimi arkeologjik, sepse ato datojnė sitin, zbulojnė lidhjet tregtare, pra qarkullimin monetar, orientimin e tregtisė, volumin dhe nivelin e shkėmbimit tė mallrave, pra zhvillimin. Por siē tregon Frederik Stamati, shef i Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė, "monedhat e zbuluara kanė pasur probleme pėr ruajtjen dhe studimin, tė shkaktuara nga qėndrimi nė tokė pėr mė shumė se 2100 vjet".

    Kėshtu, jo tė gjitha monedhat e Antigonesė ishin tė lexueshme, ndėrsa korrozioni kishte dėmtuar sipėrfaqen dhe vazhdonte tė zhvillohej duke rrezikuar ekzistencėn e tyre. "660 copė monedha tė kėtij koleksioni, qė ruheshin nė kabinetin numizmatik tė Institutit Arkeologjik, iu nėnshtruan restaurimit dhe konservimit pėr tė realizuar trashėgiminė e tyre dhe pėr tė bėrė tė mundshėm leximin dhe studimin pėrkatės pėr monedhat e palexueshme", - tregon Stamati. Trajtimi u krye nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė pranė Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Puna filloi gjatė vitit 2009 dhe pėrfundoi nė mes tė janarit 2010. U punua nė mėnyrė shumė intensive, por edhe pse puna ishte shumė e lodhshme, rezultati i arritur justifikon mundimin. Nga ky grup monedhash vetėm 10 copė ishin prej argjendi, ndėrsa tė tjerat nė bronz. Tani ato ruhen tė sistemuara nė Kabinetin numizmatik tė QSA, nė konditat mė tė mira tė arritura nė Shqipėri, nga puna e specialistes numizmate, Prof. Dr.Shpresa Gjongecaj.

    Antigonea

    Emrin Antigone ia ka vėnė Pirroja i Epirit nė vitin 270, pėr nder tė sė shoqes, qė quhej Antigona. Ajo ishte thesprote. Antigoneja ka qenė njė qendėr e rėndėsishme nė Ilirinė e jugut. Nuk dihet mirė se kur ėshtė themeluar, por dihet mirė se u dogj nė vitin 167 para erės sė re nga konsulli romak Pal Emili, i cili si mundi ushtritė e Gentit, dogji 70 qytete tė Ilirisė sė Jugut, midis tė cilave edhe Antigonenė, e cila nuk e mori mė veten kurrė. Monedhat e gjetura nė Antigone bėjnė pjesė kryesisht nė ato tė Koinonit tė Epirit, tė prera rreth viteve 234-168 p.e.s. Tė gjitha pėrmbajnė tė shkruar fjalėn A?EIP?TAN. Ato klasifikohen nė katėr tipe: 1-ato qė kanė figurėn e Artemisės, 2- ato tė tipit Zeus-rrufe, 3-ato me kryet e Zeusit dhe Dionės dhe tė fundit e tė 4-ato tė tipit Dion-trekėmbėsh. Ndėr tė tjera janė gjetur edhe pak monedha republikane.

    "Tani, mbas restaurimit jo vetėm qė u sigurua ruajtja e tyre me njė koeficient sigurie prej 99.6%, por njėkohėsisht mundėsohet studimi mė i plotė numizmatik, qė natyrisht do tė japė tė dhėna tė tjera, mė tė shumta nė tėrėsinė e studimeve tė kryera deri sot", - shprehet Stamati. Me pėrfundimin e restaurimit tė grupit tė fundit prej 51 copėsh, arrin nė mė shumė se 1000 numri i monedhave tė restauruara gjatė vitit 2009. "Kjo ėshtė njė shifėr e mirė, ose shumė e mirė, nė konditat tona, por u arrit me njė punė tė sforcuar duke punuar paradite e pasdite, tė shtuna e tė diela, gjatė ditėve tė pushimeve zyrtare dhe pa lejen e zakonshme, kėshtu qė kjo shifėr ėshtė tej mundėsive normale tė punės, pėrveē qė laboratori ka detyra pėr tė punuar edhe me objekte tė tjera arkeologjike, si dhe me objektet etnografike", - shton Frederik Stamati, shef i Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė. Kjo punė dėshmon mė sė miri nevojėn e kėtij laboratori pėr tė pasur njė numėr shumė mė tė madh tė kuadrove tė kimisė, pėr tė pėrballuar nevojat urgjente qė ka trashėgimia e objekteve me vlera kulturore dhe historike.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 14:09