BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kujtim Shala: Kėrkimet letrare, nuk bėhen me marrėveshje

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kujtim Shala: Kėrkimet letrare, nuk bėhen me marrėveshje

    Mesazh nga Albatros 3/2/2010, 23:05

    Kujtim Shala: Kėrkimet letrare, nuk bėhen me marrėveshje Letersia_4

    Debat: Rishikimi i historisė sė letėrsisė shqipe

    Studiuesi Kujtim Shala nė njė prononcim nė lidhje me temėn e hapur kėto ditė nė faqet e gazetės se a duhet rishkruar historia letėrsisė shqipe, ka potencuar se nė kulturat e mėdha nė kulturat me traditė tė gjerė nė kėtė drejtim, pothuajse secili brez e shkruan historinė e vet tė letėrsisė dhe njė gjė e tillė nuk realizohet me qėllim tė deklasimit tė historive qė vijėn paraprakisht, por se ka edhe sensibilitetin e vet. “Debati pėr historinė si pėr gjithė fushėn e kėrkimeve letrare ėshtė pėrherė i hapur. Unė besoj se asnjėherė nuk mund tė flitet pėr rishikime, por pėr shkrimin e historisė sė letėrsisė shqipe. Historia e letėrsisė, edhe pse me njė objekt mbrapa me kohė, prapė se prapė nuk largohet shumė nga ato qė quhen lexime tė sotme tė letėrsisė. Nė kėtė kuptim, gjithmonė thuhet se kritika letrare i shėrben historisė sė letėrsisė dhe kritika letrare nuk ėshtė asgjė mė shumė sesa njė lexim i sotėm, i njė teksti, qė mund ta quaj tė vjetėr”, u shpreh studiuesi Shala. Sipas tij, sė paku dy historitė e letėrsisė shqipe, tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė dhe dy projekte qė i ka udhėhequr Dhimitėr Shuteriqi. “Problemi i madh i tyre ėshtė nė radhė tė parė natyra ideologjike, ēėshtje qė e dėmton interpretimin e letėrsisė shqipe dhe nė njė kuptim e kodifikon apo normėzon leximin e tėrė letėrsisė sipas njė norme, pavarėsisht prej cilės epokė apo cilit formacion ėshtė ajo letėrsi.”, ėshtė shprehur ai. Njė tjetėr problem, qė ashtu si studiues tė tjerė, edhe Kujtim Shala ka evidentuar faktin se ėshtė mos pėrfshirja e autorėve themelore nė ato dy tekste. “E kam fjalėn pėr autorė tė shkallės sė rėndėsisė si Fishta, Koliqi, Konica, mungon edhe Kuteli, ėshtė kaluar shkarazi Lasgushi etj. Nė kėtė situatė edhe nėse nuk flasim pėr njė histori tė re tė letėrsisė shqipe, pyetja e parė qė bėnė secili njeri, secili studiues ėshtė: Ēfarė historie e letėrsisė shqipe ėshtė ajo kur i mungojnė autorėt themelor?. Dhe kur mungojnė autorėt themelor, detyrimisht mungojnė edhe dukuritė themelore tė cilat e karakterizojnė njė letėrsi” ėshtė shprehur Shala.

    Sa i pėrket ēėshtjes sė kompetencės se, cili institucion duhet tė iniciojė kėtė hap Shala ka theksuar se pasi kėrkimet letrare janė tė hapura, nuk bėhen me marrėveshje. “Nuk do tė thotė se nuk mund tė bėhen marrėveshje, por nuk janė tė detyrueshme. Mund tė bėjnė institucionet, por edhe individėt, mund tė bėjnė njerėzit qė janė nė universitete por edhe ata qė janė jashtė. Ju mund tė shihni kudo nė botė njė histori tė letėrsisė apo njė tip antologjie tė komentuar, qė e porosit njė botues i njohur dhe njė ekip njerėzish apo njė studiues i vetėm punon pėr tė”, ka shtuar ai duke mos pėrjashtuar njė pėrfshirje tė tėrėsishme tė letrarėve dhe studiuesve si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipėria pastaj gjuhėtarėt arbėreshė etj. “Personalisht besoj pak nė punėn kolektive, pasi qė shtrohet ēėshtja e pikėpamjes sė autorėve, sa mund tė pėrputhen e sa jo”. Shala gjithashtu ka vėnė nė pah se kur kėrkimet letrare tentojnė tė bėhen objektive, prodhojnė mashtrim sepse nuk mund tė jenė objektive. “Nė fund tė fundit nėse ka kėrkime objektive letrare, ku mbetet personi qė lexon. Pse persona tė ndryshėm nė kohė tė ndryshme, lexojnė tekste tė njėjta dhe shumė ndryshe”,- ka pėrfunduar ai.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 00:30