BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shkodėr, atje ku bashkohen Drini dhe Buna

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Shkodėr, atje ku bashkohen Drini dhe Buna

    Mesazh nga Albatros 5/2/2010, 23:58

    Shkodėr, atje ku bashkohen Drini dhe Buna Big_sh10

    Pavarėsisht reshjeve, ėshtė mbajtur nėn kontroll gjendja dhe funksionimi i digave tė hidrocentraleve


    Ėndrrat pėr njė fillim tė mbarė kėtė fillimviti, pėr shumė prej banorėve tė Nėn Shkodrės, nė Veriperėndim tė vendit, u pėrmbyten nė ujėrat qė vėrshuan nė kėto anė. Disa orė reshje tė fuqishme dhe prurjet e pazakonta tė kaskadės sė Drinit, nė kėtė fillim viti, i pėrballėn banorėt e Shkodrės me situatėn mė tė rėndė pėrmbytėse tė ndodhur ndonjėherė.

    Pėr njė kohė tė shkurtėr, sasi tė paimagjinueshme uji vėrshuan mbi shtėpitė, shkollat, fushat dhe rrugėt e kėsaj zone tė ulėt, duke e bėrė ujin zotėrues tė njė hapėsire mbi 10 mijė hektarė tokė.

    Dhjetra fshatra tė ultėsirės sė Shkodrės tashmė i ngjajnė njė liqeni tė madh, ku derdhjet e hidrocentraleve dhe reshjeve tė shiut, kanė sjellė rritjen e nivelit tė ujit, i cili nuk ka hezituar tė depėrtojė nė rrugė dhe lagje tė Shkodrės.

    Prej disa ditėsh, Komuna e Dajēit, Bregut tė Bunės, ajo e Anės sė Malit, fshati Obot dhe disa zona tė tjera nė rrethin dhe Bashkinė e Shkodrės, janė pėrfshirė nga pėrmbytje si pasojė e reshjeve tė dendura dhe hapjes sė portave tė hidrocentraleve tė kaskadės sė Drinit. Forca tė ushtrisė, ndėrhyrjes sė shpejtė, pushtetit vendor, etj., janė tė angazhuara nė ndihmė tė banorėve tė rrezikuar. Pėr ditė me radhė, nė Shqipėri, veēanėrisht nė verilindje, ka patur reshje tė pandėrprera tė fuqishme, tė alternuara ndonjėherė dhe me reshje dėbore. Kėto reshje kanė bėrė qė nė momente tė caktuara prurjet nė lumin Drin tė krahasuara me verėn e kėtij viti tė rriten me 100 herė.

    Shtėpi tė zhytura nė ujė, ku niveli i ujit ka mbėrritur tė paktėn njė metėr, banorė qė nuk i kanė braktisur shtėpitė e tyre, ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e popullsisė sė kėtyre zonave, pleq, fėmijė, gra janė larguar nga zonat e rrezikut. Rruga drejt zonave tė pėrmbytura nga egėrsia e ujėrave, nuk ėshtė e lehtė as pėr kamionėt e ushtrisė. Nė gatishmėri pėr operacionet e evakuimit autokolona me kamionė tė forcave tė armatosura, u stacionuan pranė hyrjes sė fshatit Dajē, ku bashkė me banorėt e kėtyre zonave, u evakuan edhe bagėtitė, me tė cilėn ata sigurojnė jetesėn e pėrditėshme.

    Vėrshimi i ujėrave tė shumta, nė shumė vende u kthye nė lumenj tė rrėmbyshėm nė shumė toka nė brendėsi tė fshatrave, ku nė pjesėn mė tė mirė prej tyre, mėnyra e vetme pėr t'u ardhur nė ndihmė banorėve, ishte me mjete lundruese, barka tė ushtrisė, etj. "Udhėtimi nga pika ku ishim deri nė fshat, zgjati 20 minuta. Gjatė rrugės dukeshin vetėm pemė, shtėpi nėn ujė dhe hera-herės dallonin edhe ndarjet e gardheve", tregon njė nga efektivat e forcave tė RENEA-s, i angazhuar nė evakuimin e banorėve tė Obotit. Megjithė kėrkesat e herėpasherėshme nga ana e qeverisė pėr evakuim, ėshtė e vėshtirė tė hysh nė mentalitetin e banorėve tė kėtyre zonave. Ka prej tyre qė thonė se, jemi mėsuar me kėtė situatė, nuk ėshtė e para herė qė ndodh njė fenomen i tillė. Ndėrkohė, qė disa i tremben faktit se mund tė braktisin pronėn e tyre dhe ta lenė atė nėn mėshirėn e fatit. "Njė histori tė tillė mbaj mend qė ka ndodhur nė vitin 1979", tregon njė banor i fshatit Obot, ku ne ishim tė pranishėm nė evakuimin e banorėve tė kėsaj zone, me 130 shtėpi. Ai vlerėsoi ndihmėn e pandėrprerė tė qeverisė, ndėrsa tregon se kjo pėrmbytje, tejkalon ēdo lloj parashikimi. E gjithė kjo komunė ėshtė pėrfshirė nga uji, sipėrfaqe tė tėra toke, shtėpi, bagėti dhe ēdo gjė e gjallė.

    Prej vitesh, banor autokton i Shkodrės, ai thotė se banorėt e kėtyre zonave, njė pjesė e tė cilėve hezitojnė tė evakuohen, me shpresė se uji do tė largohet nga shtėpitė e tyre, janė mėsuar me tekat e natyrės.

    Prenka, i cili jep mėsim nė njė nga shkollat e mesme nė Shkodėr, tregon se tokat pėrreth Obotit nuk kanė lartėsi mė tė madhe se 3 metra mbi nivelin e detit dhe nė varėsi tė kushteve tė natyrės, thotė ai, ndodhin reshje tė paparashikueshme, tė cilat vėrshojnė mbi sipėrfaqen e tokės, duke shkaktuar fenomenin e pėrmbytjes si nė rastin nė fjalė, tregon ai. "E mira e liqeneve, sipas qytetarit tė vjetėr tė Shkodrės, ėshtė se ato e kanė penguar vėrshimin e ujėrave, por duke ardhur nė mėnyrė tė pallogaritshme, ato nuk e mbajnė mė kėtė vėrshim, duke e pėrcjellė sėrish nė vendin e origjinės, dhe padyshim, kjo ėshtė edhe nė dorė tė natyrės", shton ai.

    "Mė ėshtė shkatėrruar gjithēka kisha, tregon me lot nė sy Anxhelina Franja, banore e Obotit, me rreth 800 banorė. Mė ėshtė pėrmbytur shtėpia, tokat, bagėtia, kam mbetur nė zero, thotė Angjelina, ndėrsa shton se banorėt e fshatit tė saj, duke ndjerė rrezikun, po i pėrgjigjen thirrjes sė shtetit pėr evakuim".

    "Ėshtė i nderuar Kryeministri i vendit, thotė Angjelina me shpresėn se, qeveria do t'i shpėrblejė 100% dėmet, na ka sjellė gjithēka dhe nuk na mungon asgjė, e pavarėsisht humbjes sė madhe, na shpėtoi jetėn".

    Pavarėsisht situatės sė rėnduar, ėshtė mbajtur nėn kontroll nga strukturat pėrgjegjėse gjendja dhe funksionimi i digave tė hidrocentraelve. Shqipėria ka njė histori pėrmbytjesh qė pėr fat tė keq kanė njė pėrsėritje.

    Historikisht pėrmbytja mė e madhe nė Shqipėri, ėshtė ajo e nėntorit tė vitit 1962, deri nė janar tė vitit 1963. Nė fushat e Shkodrės, Lezhės dhe nė Bregun e Bunės, nė kėtė rast u pėrmbytėn 19 mijė ha tokė, u pėrmbytėn fushat midis lumit Mat dhe Ishėm, Drin dhe Lezhė e zona tė tjera pėrreth, ku dėmi pėrfshinte 64.694 ha tokė.

    Natėn e ndėrrimit tė viteve 1970-1971, brenda 24 orėve, lumi Vjosa pėrmbyti 14 mijė ha tokė dhe dėmet ishin tė konsiderueshme. U shkatėrruan diga, kanale kulluese, shtėpi dhe toka bujqėsore. Njė nga rastet e parafundit tė pėrmbytjeve, tė ēon nė shtatorin e vitit 2002, ku qyteti i Lezhės, Beratit dhe fshatrat pėrreth sollėn 30 mijė ha tokė nėn ujė. Pėrmbytjet e kėtij lloji janė tė shpejta dhe tė vrullshme dhe nė shumicėn e rasteve, ato shoqėrohen me shkatėrrim tė terrenit nė pak orė.

    Nė rastin e vendit tonė, pėrmbytjet nė 85% tė tyre, vijnė si pasojė e daljes sė lumenjve nga shtrati. Mjaft tė kujtojmė se Shqipėria pėrshkohet nga Lindja nė Perėndim nga 8 lumenj tė mėdhenj. Pėrmbytjet dhe dėmet qė shkaktojnė kanė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė me ndryshimet klimaterike, po aq sa edhe me zhvillimin e urbanizimit.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:18