BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    OSSH, nis aksioni pėr ata qė nuk paguajnė energjinė

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    16022010

    Buzqeshje OSSH, nis aksioni pėr ata qė nuk paguajnė energjinė

    Mesazh nga Vizitor

    TIRANĖ-Treguesit e pėrkeqėsuar tė tė ardhurave detyron Operatorin e Sistemit tė Shpėrndarjes qė tė ndėrmarrė njė aksion nė tė gjithė vendin pėr mbledhjen e miliarda lekėve qė abonentėt i kanė borxh prej vitesh.


    Mosshlyerja e energjisė sė konsumuar pėrgjatė dy viteve 2007-2009 i ka rritur edhe me 27 miliardė lekė humbjet e OSSH-sė, duke e bėrė qė si zgjidhje tė vetme pėr mbledhjen e borxhit tė shohė ndėrmarrjen e aksioneve tė tilla.


    Pėrballė humbjeve tė mėdha nė pėrfundim tė kėsaj faze OSSH synon tė mbledhė tė paktėn 10 pėr qind tė shumės totale duke ia lenė njė periudhe tė mėpasshme arkėtimin e pjesės tjetėr. "Ky projekt do tė vazhdojė tė operojė nė tėrė vendin deri sa niveli i borxheve tė kompanisė tė arrijė tek kufijtė e pėrcaktuara, qė janė mbledhja e deri nė 10 % tė borxhit tė tanishėm", - thekson OSSH.


    Krahas abonentėve familjarė, deri disa muaj mė parė drejtuesit e OSSH-sė kanė shprehur shqetėsimin pėr mosshlyerje tė faturave tė energjisė edhe nga njė serė institucionesh shtetėrore.


    Por duket se pas apeleve tė shumta situata nė kėtė pikė ka filluar tė pėrmirėsohet. Sipas kompanisė, ka njė urdhėr tė posaēėm tė ekzkekutivit i cili u kėrkon tė gjitha enteve shtetėrore qė tė shlyejnė borxhet ndaj Operatorit tė Shpėrndarjes. "Kemi qėnė nė kontakt tė vazhdueshėm me qeverinė dhe mund tė themi ėshtė filluar me shlyerjen e borxheve" -shpjegojnė nga kompania.


    Pas nxjerrjes sė listave tė debitorėve punonjėsit e OSSH-sė fillimisht do t'i kėrkojnė shlyerjen e detyrimeve duke i paralajmėruar pėr ndėrprerje tė energjisė elektrike.


    Nėse nuk shlyhen detyrimet do tė kalohet nė atė qė ėshtė faza e dytė duke ndėrprerė energjinė. Pjesė e aksionit tė OSSH-sė do tė jenė edhe lidhjet e jashtėligjshme tė cilat bashkė me mosshlyerjen e tarifave cilesohen si shkaktarėt mė tė mėdhenj tė humbjeve."Nė rastet e lidhjeve tė paligjshme, shkelėsit do tė denoncohen nė prokurori", - vijon OSSH.


    Sipas tė dhėnave qė OSSH ofron, humbjet mė tė mėdha nga mosshlyerja e faturave tė energjisė shėnohen nė Tiranė pėr vėtė numrin e madh tė abonentėve qė ka ky qark. Gjatė dy viteve shifra e humbjeve nė Kryeqytet i kalon 10 miliardė lekėt.


    Mė pas vijnė Durrėsi dhe Fieri me nga 4 miliardė. Duke marrė parasysh numrin e konsiderueshėm tė abonentėve, Elbasani paraqitet si njė nga qarqet mė tė rregullta nė shlyerjen e energjisė sė konsumuar. Pėrgjatė dy viteve, nė kėtė qark OSSH ka humbur njė miliardė lekė.


    Ndėrkohė si qarku me numrin mė tė vogėl tė banorėve, Kukėsi vazhdon tė jetė mė problematiku nė mosshlyerjen e energjisė. Pėrgjatė dy viteve borxhi qė abonentėt i kanė OSSH-sė nė kėtė qark arrin nė 1.7 miliardė lekė.


    Disiplinimi i konsumatorėve dhe minimizimi i humbjeve pėr shkak tė mospagesės sė faturave tė energjisė elektrike vazhdoin tė jetė njė sfidė pėr OSSH-nė edhe pas privatizimit. Shkaku kryesor qė kompania ka kėrkuar rritjen e ēmimit tė energjisė kanė qėnė humbjet. Pėr shkak tė kėsaj situatė ku njė pjesė e konsiderueshme e energjisė sė konsumuar nuk shlyhet penalizohen abonentėt e rregullt tė cilėt duhet tė paguajnė edhe pjesėn e debitorėve.

    ******************

    Nis aksioni pėr ndėrprerjen e energjisė tė gjithė atyre abonentėve qė prej vitesh nuk kanė paguar faturat
    Fier 2000 abonentė, borxh OSSH-sė 400 milionė lekė

    FIER - OSSH-ja nė bashkėpunim me degėn e saj nė Qarkun e Fierit ka ndėrmarrė dje paradite prerjen e energjisė elektrike tek abonentėt mė problematikė, tė cilėt kanė mė shumė se 2-3 vjet qė nuk kanė paguar sasinė e energjisė elektrike tė harxhuar.


    Puna fillimisht ka nisur nė rrethin e Fierit ku gjenden aktualisht rreth 2000 abonentė, ndėrkohė qė grupi i punės e ka nisur punėn nė Ndėrmėnas dhe Hamilė, qė sipas menaxherit rajonal pėr trajtimit tė debisė, Alfred Ngjela, kanė qenė njė zonė problematike pėr arkėtimin. Nė kėtė zonė janė rreth 1200 debitorė, tė cilėt kapin njė shifėr rreth 40 milionė lekė tė reja. Mėsohet se janė shtatė rrethe, pėrfshi kėtu edhe Tiranėn, qė i kanė kompanisė njė borxh prej miliarda lekėsh.


    Duke parė gjendjen e rėndė financiare nė tė cilėn gjendet, si dhe nivelin e lartė dhe nė rritje tė borxheve qė klientė tė ndryshėm i kanė OSSH-sė, kompania ka ndėrmarrė nė Fier njė projekt tė ri, pėr tė rritur nivelin e arkėtimeve, i cili mė pas pritet tė shtrihet nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė.


    Sipas menaxherit Ngjela, debitorėt janė njoftuar pėr sasinė e borxhit qė i kanė OSSH-sė. "Siē e shikoni, njė grup specialistėsh, pasi nuk kanė marrė pėrgjigje pozitive pėr shlyerjen e borxhit, kanė nisur prerjet e energjisė abonentėve me borxhe, - u shpreh Ngjela.


    - Ka familje qė kanė borxhe nė rreth 1-2 milionė lekė. Kėtu prerjet po bėhen individuale nė shtyllė me qėllim qė abonenti tė mos ndėrhyjė. Nė tė kundėrtėn, - shprehet menaxheri, - do tė bėhet denoncim". Gjatė kėtyre ditėve dhe nė vijim, nė disa rrethe njė grup pune po merret kryesisht me ata klientė qė kanė rilidhur energjinė ilegalisht pas ndėrprerjes.

    *******************

    Huaja tregtare e marrė nė Maj tė vitit tė shkuar si dhe luhatjet e kursit tė kėmbimit ndikuan nė rritjen e borxhit
    Financat: Borxhi Publik sa 59.5 % e GDP-sė

    TIRANĖ- Shpenzimet e mėdha nė investimet publike gjatė vitit tė shkuar, kanė rritur nė mėnyrė ndjeshme borxhin publik tė Shqipėrisė. Tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Financave pėr vitin 2009 flasin pėr njė nivel borxhi sa 59.5 pėr qind e Prodhimit tė Brėndshėm Bruto.


    Krahasuar me 2008-n borxhi publik vetėm gjatė njė viti ėshtė rritur me rreth 5 pėr qind. "Raporti i stokut tė borxhit me PBB ka pėsuar rritje si rezultat i rritjes sė huamarrjes pėr plotėsimin e nevojave tė buxhetit, pėr shpenzime kapitale.


    Veēanėrisht rritje ka pėsuar stoku i borxhit tė jashtėm, si rezultat i kredisė tregtare tė marrė gjatė vitit 2009", - theksohet nga Financat.


    Krahas normave tė larta tė interesit kundrejt tė cilave u mor kredia tregtare gjatė vitit tė shkuar, njė goditje tjetėr treguesit e borxhit publik tė Shqipėrisė e moren nga luhatjet e kursit tė kėmbimit. Sipas Financave, gjatė vitit tė shkuar leku u zhvlerėsua ndaj euros me rreth 11.5 pėr qind duke ndikuar nė njė rritje artificiale tė borxhit.


    Treguesit nė rritje tė borxhit publik tė vendit krahasuar me PBB-nė dhe ulja e nivelit tė tė ardhurave nė arkėn e shtetit kanė detyruar qeverinė qė nga fondi i shpenzimeve pėr vitin 2010 tė zbresė 25 miliardė lekė. Nė kėtė mėnyrė deri nė vitin 2013, qeveria synon tė ulė deri nė 50 pėr qind tė PBB-sė treguesit e Borxhit Publik.


    "Qeveria ka avancuar nė objektivat e saj pėr t'u kthyer nė parametrat mė tė ulėta tė borxhit publik tė vendit duke synuar pėr vitin 2013 njė borxh rreth 50 pėr qind e PBB-sė. Kėto kanė bėrė tė nevojshem tė kemi njė rishikim tė treguesve tė vitit 2010 dhe njė korigjim tė pėrspektivės sė zhvillimeve tė viteve nė vijim", -
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 18:28