BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqiptarėt e Italisė: Berluskoni t’u kėrkojė falje femrave shqiptare

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    17022010

    Buzqeshje Shqiptarėt e Italisė: Berluskoni t’u kėrkojė falje femrave shqiptare

    Mesazh nga Vizitor

    Shqiptarėt e Italisė: Berluskoni t’u kėrkojė falje femrave shqiptare 1ze9j82
    Gazetarėt dhe artistėt shqiptarė qė jetojnė nė Itali reagojnė ashpėr ndaj batutės sė kryeministrit italian Berluskoni nė konferencėn me kryeministrin Berisha





    Batuta e kryeministrit italian Silvio Berluskoni pėr femrat shqiptare ka shkaktuar reagime tė forta nė Itali. Gazetat italiane, kryesisht ato opozitare, publikuan dje njė seri shkrimesh nė tė cilat atij i kėrkohet qė tė bėjė ndjesė publike ndaj fyerjes qė bėrė pak ditė nė parė nė deklaratėn e pėrbashkėt mė kryeministrin Sali Berisha. Shkak pėr kėto reagime ėshtė bėrė pikėrisht batuta qė kryeministri italian bėri kur kryeministri Berisha tha se ka vendosur njė moratorium pėr skafet nė mėnyrė qė nė brigjet e Italisė tė mos mbėrrijnė kriminelėt dhe as tė mos vdesin shqiptarėt. Kėsaj deklarate, kryeministri Berluskoni iu pėrgjigj duke qeshur:“Pėr ata qė sjellin vajza tė bukura mendoj se duhet bėrė ndonjė pėrjashtim”. Pikėrisht kjo batutė ka indinjuar shqiptarėt qė jetojnė e punojnė nė Itali tė cilėt e kanė cilėsuar kėtė si njė ofendim ndaj femrave shqiptare. Nė gazetėn e njohur italiane “La Reppublica” ėshtė botuar njė letėr e shkrimtares dhe gazetares sė njohur, Elvira Dones. “Ju shkruaj nė njė gazetė qė ju nuk e lexoni, e megjithatė disa fjalė duhet t’ua them, sepse te premten e kaluar, sensi juaj i humorit shpėrfillės ka prekur persona qė pėr mua janė aq tė dashur “vajzat e bukura shqiptare”. Shqipėria nuk ka mė durim apo simpati pėr poshtėrime. Unė mendoj se nė qoftė se ju do tė ndaloni tė merrni dramat njerėzore si material pėr tė bėrė batuta pėr lokale tė orės sė vonė, do tė dilnim veēse tė fituar” thotė Dones nė letrėn e saj drejtuar kryeministrit italian. Po ashtu, edhe njė grup tjetėr gazetarėsh, artistėsh, avokatėsh, psikologėsh etj me origjinė shqiptare por qė jetojnė nė Shqipėri kanė firmosur njė peticion tė publikuar nė gazetėn “Il Messaggero”, me titullin:”Berluskoni, kėrkoju falje grave shqiptare”. Nė kėtė peticioni, intelektualėt shqiptarė qė jetojnė nė Itali shprehen tė ofenduar nga fjalėt qė ka pėrdorur kryeministri italian nė deklaratėn e datės 12 shkurt dhe kėrkojnė qė kreu i qeverisė italiane tė kėrkojė falje publike ndaj grave shqiptare. “Pavarėsisht se kryeministri italian ėshtė i njohur pėr batutat e tij tė pakėndshme, ne shprehin qėndrimin se ajo qė ai tha ėshtė njė pohim ofensiv kundrejt grave shqiptare qė jetojnė dhe punojnė ndershmėrisht nė Itali dhe Shqipėri, pėr shkak se nė kėtė mėnyrė tallet me njė njė nga plagėt sociale mė tė rėnda tė tranzicionit demokratik shqiptar: trajtimit tė qenieve njerėzore. Kėrkojmė njė korrigjim dhe njė falje zyrtare pėr tė gjitha gratė shqiptare qė jetojnė dhe punojnė nė Itali” thuhet nė peticion.













    Opozita italiane: Berluskoni, batutė vulgare



    Batuta e kryeministrit italian Silvio Berluskoni ka sjellė reagime tė forta edhe nga klasa politike italiane e cila e ka kundėrshtuar fuqishėm dhe ka kėrkuar qė kreu i qeverisė tė kėrkojė falje publike. Ditėn e djeshme, presidenti i Rajonit tė Pulias Niki Vendola nė njė deklaratė publike me rastin e hapjes sė fushatės e cilėsoi si “vulgare” dhe “mungesė respekti” deklaratėn e bėrė nga kryeministri i vendit tė tij. “Nuk janė bukuri prostitutat e reja qė vijnė nga Shqipėria, zoti kryeministėr: vulgare, vulgare. Duhet tė kesh mė shumė respekt pėr gratė e burgosura. Qeverisemi nga njė ekip “shoqėruesesh” qė nuk ka respekt pėr dinjitetin e grave dhe pėr sensibilitetin e tyre” tha Vendola i cili pėrfaqėsohet si kandidat i qendrės sė majtė italiane nė kėtė fushatė elektorale. Po ashtu, edhe anėtari i Asamblesė Kombėtare tė Partisė Demokratike Italiane, Domeniko De Santis nė njė letėr tė publikuar nė median italiane e ka cilėsuar si tė padenjė deklaratėn e kryeministrit tė vendit tė tij. Nė letrėn e tij, ai ka dėshmuar vizitėn e bėrė nė fund tė qershorit 2009 nė cilėsinė e vėzhguesit tė zgjedhjeve, duke evidentuar vlerat e Shqipėrisė. “Ėshtė e vėrtetė qė femrat shqiptare janė shumė tė bukura, Madje disa nga ne kanė harruar edhe njė pjesė tė zemrės atje. Janė femra qė studiojnė, punojnė, qė kujdesen pėr familjet e tyre njėsoj si femrat italiane. U kėrkoj falje shqiptarėve, por pėr fat tė keq Berluskoni mendon qė edhe femrat italiane janė objekte. Mundohuni tė duroni sikurse ne e durojmė atė. I dashur kryeministėr, demokracia ėshtė tjetėr gjė nė krahasim me atė qė mendoni ju” thotė De Santis nė letrėn e tij.







    Nė emėr tė vajzave tė bukura



    Elvira Dones/ La Reppublica



    I nderuar Kryetar i Kėshillit tė Ministrave



    Ju shkruaj nė njė gazetė qė ju nuk e lexoni, e megjithatė disa fjalė duhet t’ua them, sepse te premten e kaluar, sensi juaj i humorit shpėrfillės ka prekur persona qė pėr mua janė aq tė dashur “vajzat e bukura shqiptare”. Ndėrsa kryeministri i vendit tim tė origjinės, Sali Berisha, konfirmonte angazhimin e qeverisė sė tij nė luftėn kundėr skafistėve, ju vutė nė dukje se “pėr ata qė sjellin vajza tė bukura mund tė bėjmė njė pėrjashtim”. Unė ato “vajza tė bukura” i kam takuar, kam takuar me dhjetėra, natėn dhe ditėn, fshehurazi nga protektorėt e tyre, i kam ndjekur nga Garbanjate Milanese deri nė Siēili. Mė kanė treguar momente nga jeta e tyre e dhunuar dhe e shkatėrruar. Nė formėn e njė ylli, padronėt e saj kishin gdhendur nė barkun e saj njė fjalė: putanė. Ishte njė vajzė e bukur, me njė difekt: e rrėmbyer nė Shqipėri dhe e transportuar nė Itali, refuzonte tė dilte nė trotuar. Pas njė muaji pėrdhunimesh kolektive nga padronėt shqiptarė dhe ortakėt italianė, iu desh tė pranonte. Njohu trotuaret e Piemontes, Lacios, Ligurias, dhe kush e di se sa tė tjerė. Dhe vetėm atėherė, tre vite pasi pasi ata i gdhendėn profesionin e saj nė bark: ashtu, si pėr shaka apo pėr njė trill. Nė ato kohė ishte njė vajzė e bukur, po. Sot ėshtė vetėm njė humbje tė shoqėrisė, nuk do tė bierė kurrė nė dashuri, nuk do tė bėhet kurrė nėnė dhe gjyshe. Ajo “putana” e gdhendur nė bark i ka hequr ēdo fije shprese dhe besimi te njeriu, masakra e klientėve dhe protektorėve i ka shkatėrruar mitrėn. Mbi “vajzat e bukura”, kam shkruar njė romancė, tė publikuar nė Itali me titullin “dielli i djegur”. Vite mė pas xhirova njė dokumentar pėr televizionin zviceran: shkova tė kėrkoj njė vajzė tjetėr tė bukur, quhej Brunilda, babai i saj mė ishte lutur mes lotėsh pėr tė hetuar pėr tė. Ishte njė baba si baballarėt e tjerė shqiptarė tė cilėve u ishin zhdukur vajzat, u ishin rrėmbyer, gjymtuar, varur me kokė poshtė nė kasaphana nėse guxonin tė rebeloheshin. Ishte njė baba si ju, kryeministėr, vetėm se mė me pak fat. Dhe akoma sot babai i Brunildės nuk pranon qė vajza e saj ka vdekur pėrgjithmonė, e mbytur nė det apo e ekzekutuar nė ndonjė periferi. Ai vazhdon tė shpresojė, ėndėrron mrekullinė. Ėshtė njė histori e gjatė kryeministėr... Po sikur ta dija se kam vėmendjen tuaj, do u dėrgoja njė kopje tė librit tim, e do u dėrgoja dokumentarin, ose do tė shkėmbeja me shumė kėnaqėsi dy llafe me ju. Po, ju paralajmėroj zoti kryeministėr: batutave u pėrgjigjem, nuk i gėlltis. Nė emrin e ēdo Yllke, Bardhe, Brunilde dhe tė familjeve tė tyre, kėto pak rreshta duhej t’ua shkruaja. Nė kėto 20 vite tė vėshtira tė tranzicionit Shqipėrisė i janė shkaktuar shumė vuajtje e plagė nga vetė duart e saj por nė popullin shqiptar ėshtė rritur mė nė fund edhe dėshira pėr tė ecur mė nė fund drejtė dhe me kokėn lart. Shqipėria nuk ka mė durim apo simpati pėr poshtėrime. Unė mendoj se nė qoftė se ju do tė ndaloni tė merrni dramat njerėzore si material pėr tė bėrė batuta pėr lokale tė orės sė vonė, do tė dilnim veēse tė fituar.







    Letėr pėr Berluskonin: Kėrkojuni falje femrave shqiptare”



    Ne jemi tė indinjuar dhe ofenduar nga fjalėt e pėrdorura nga kryeministri italian, gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me homologun e tij shqiptar Berisha, mbajtur nė Romė, e premte, 12 shkurt 2010, pas njė takimi dypalėsh ndėrmjet qeverive tė tė dy vendeve. Pas fjalėve tė Berishės qė pohoi: “Unė nuk dua qė shqiptarėt vdesin, unė nuk dua qė kriminelėt tė mbėrrijnė nė Itali, Berluskoni ka ironizuar “pėr ata qė sjellin vajza tė bukura mund tė bėjmė njė pėrjashtim”. Pavarėsisht se Kryeministri italian ėshtė i njohur pėr batutat e tij tė pakėndshme, ne shprehin qėndrimin se ajo qė ai tha ėshtė njė pohim ofensiv kundrejt femrave shqiptare qė jetojnė dhe punojnė ndershmėrisht nė Itali dhe Shqipėri, pėr shkak se nė kėtė mėnyrė tallet me njė njė nga plagėt sociale mė tė rėnda tė tranzicionit demokratik shqiptar: trajtimit tė qenieve njerėzore. Kryeministri italian duhet tė dijė tashmė kush i sjell nė Itali “vajzat e bukura shqiptare”, dhe i vendos tė punojnė si mish i freskėt mbi trotuaret italiane, apo nė qendrat false tė bukurisė ku u shėrbejnė italianėve tė kamur pėr t’u lehtėsuar nga ngarkesat e tyre tė punės apo pėrgjegjėsisė. Janė trafikantėt e qenieve njerėzore dhe krimi i organizuar qė menaxhon shfrytėzimin e prostitucionit. Tė pėrdorėsh njė argument kaq delikat e tė dhimbshėm pėr tė bėrė batuta seksiste dhe maskiliste, ofendon punėn dhe impenjimin e atyre qė femra tė mos trajtohet si njė objekt, por tė gėzojė mundėsitė e barabarta. Kėrkojmė njė korrigjim dhe njė falje zyrtare pėr tė gjitha gratė shqiptare qė jetojnė dhe punojnė nė Itali.

    Letra e nėnshkruar nga intelektualėt shqiptarė nė Itali
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 09:56