BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sekretet e njerėzve super tė shėndetshėm!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sekretet e njerėzve super tė shėndetshėm!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/2/2010, 17:00

    Sekretet e njerėzve super tė shėndetshėm! Images

    A jeni juve ziliqarė pėr kolegėt dhe shokėt tuaj tė cilėt si super heronj, duket sikur nuk sėmuren asnjėherė? Pra ju e dini pėr kė e kemi fjalėn, pėr ato njerėz tė cilėt rrezatojnė nga shėndeti i mirė ndėrkohė qė tė tjerėt rreth tyre po teshtijnė , tėrheqin hundėt apo kolliten gjithė mllef. Mos i urreni njerėzit e shėndetshėm por pėrkundrazi mundohuni tė vidhni sekretet qė i mbajnė larg kėto njerėz nga ilaēet dhe mjekėt apo mundohuni tė pėrmirėsoni imunitetin tuaj ndaj sėmundjeve.

    Ushtrime pėr trupin

    Jennifer Casseta e cila ėshtė njė instruktore e arteve marciale nė qytetin e New York, pretendon se nuk sėmuret kurrė po ashtu si edhe babai apo gjyshja e saj tė cilėt ushtronin po tė njėjtin profesion dikur. “Unė besoj qė metoda holistike(spirituale) e &lsquo;tė stėrviturit’ qetėson mendjen dhe ēliron stresin” thotė ajo. “Kardioterapia, fuqia dhe kondicioni fizik ndihmojnė gjithashtu nė forcimin e sistemit imun”.
    Casseta thotė qė me praktikimin e arteve marciale shėndeti i saj ka pėsuar njė ndryshim drastik. Mė pėrpara nė moshėn 20 vjeēare, ajo ishte njė duhan pirėse e thekur qė konsumonte ushqime tė gatshme dhe qė pinte shume kafe ekspres.

    “Ndėrkohė qė fillova tė stėrvitesha, ndryshova menjėherė zakonet e mia tė vjetra”, thotė ajo. “Pėrmirėsova dietėn, hoqa dorė nga cigarja dhe shtova orėt e ushtrimit dhe fitnesit. Tani nė moshėn 30 vjeēare , kam mė shume energji, dukem mė e bukur dhe jam mė e fuqishme seē kam qenė ndonjėherė mė pėrpara.”

    “Njė set i vrullshėm ushtrimesh dhe fitnesi rrit sė tepėrmi qarkullimin e gjakut”, thotė Christiane Northrup autore e Women’s Bodies, Women’s Wisdom(Trupi dhe Menēuria e femrave). “ Sa herė qė rritet qarkullimi i gjakut, edhe sasia e qelizave tė bardha(mbrojtėse) tė gjakut rritet. Kėto qeliza kontrollojnė pėr baktere invaduese dhe mbrojnė organizmin nga to.”
    Kushtojini vėmendje gojės suaj

    Kėshilltarja e marrėdhėnieve me publikun nė Chicago, Joanna Brousard thotė qė bėrja e shpeshtė e gargareve me lėngje disinfektuese(antiseptike)
    tė gojės e ka ndihmuar atė nė pėrmirėsimin e higjienės sė gojės dhe dhėmbėve duke parandaluar nė kėtė mėnyrė shfaqjen e sėmundjeve tė tjera. Ajo vazhdon duke thėnė se mjeku higjienist e bindi atė qė tė bėntė rregullisht gargare pasi lante dhėmbėt. “Kėshtu unė u pėrpoqa dhe e bėra kėtė gjė zakon pėr ēdo mėngjes,” thotė ajo. “Qė atėherė nuk kam pasur asnjėherė tė ftohura, edhe pse njerėzit pėrreth janė sėmurė me grip apo kanė qenė ftohur”.

    Njė arsye mė shumė pėr tė larė dhėmbėt rregullisht dhe pėr tė bėrė gargara ėshtė se higjiena e keqe e gojės apo sėmundjet e mishit tė dhėmbėve lidhet me shumė sėmundje tė organizmit, ku pėrfshihet edhe diabeti.

    Njė mollė nė ditė funksionon me tė vėrtetė


    Shprehja e vjetėr “ Njė mollė nė ditė mban mjekun larg shtėpisė” tė cilėn mund ta keni dėgjuar nga mami juaj ėshtė shumė e drejtė. Molla e kuqe, lule lakra dhe ēaji jeshil pėrmbajnė njė antioksidant tė quajtur quercin mund tė rrisė imunitetin tek individėt e stresuar.

    Nė njė studim tė kryer nga David Nieman, profesor nė universitetin Appalachian State rezultatet treguan, qė vetėm 5% e ēiklistėve( tė cilėt morėn 1 000 mg quercin ēdo ditė pėr 5 javė) shfaqėn sėmundje respiratore pas njė peridhe dy javore stėrvitjeje intensive. Ndėrsa 45% e atyre tė cilėt morėn Placebo(substancė pa efekte) raportuan sėmundje pas njė periudhe stėrvitjeje intensive. Gjithsesi nuk u vunė re ndryshime tė rėndėsishme nė funksionimin e sistemit imunitar nė tė dyja grupet.

    Pėrveē kėsaj, kėrkuesit zbuluan se atletėt tė cilėt merrnin quercenin zotėronin njė vigjilencė mendore dhe kohė reagimi mė tė mirė se grupi tjetėr. Prandaj mos iu ndani mollės sė kuqe, dhe me siguri do tė falėnderoni mamanė tuaj nė tė ardhmen.

    Mos u shqetėsoni dhe mundeni stresin

    Duhet tė ndaloni sė shqetėsuari se mos sėmureni. Frika dhe tė priturit se mos ndodh diēka e keqe ul imunitetin, thotė Northrup. “Kur njerėzit shqetėsohen pėr tė gjithė kohės ato”, &ndash; shton ajo, “ato nė kuptimin e plotė tė fjalės e frikėsojnė veten pėr vdekje”.
    Shqetėsimi i vazhdueshėm shkakton rritje tė nivelit tė epinefrinės dhe kortizolit &ndash; por kėto hormone(tė quajtura tė stresit) mund tė dobėsojnė imunitetin e trupit. “ Sistemi imunitar bie ndjeshėm kur kortizoli ėshtė nė nivele tė larta nė mėnyrė kronike “, thotė ajo. “Vetė trupi i njeriut prodhon shumė steroide kur kortizoli ėshtė nė nivele tė larta”.

    Merrni mė shumė Vitamina


    Ne kemi njė mungese epidemike botėrore tė Vitaminės D, thotė Northrup. Tė gjithė kanė nevojė pėr vitaminė D e cila mund tė merret nė ushqime si peshku, vezėt dhe qumėshti.
    Anketat tregojnė qė amerikanėt nuk marrin mjaftueshėm Vit C, thotė njė instruktore fituesi. Agrumet janė njė burim i mirė me vitaminė C. “ėshtė vetėm njė mit fakti qė Vitamina C parandalon tė ftohurėn porse marrja e sa mė shumė vitaminave me anė tė ngrėnies se frutave dhe perimeve rrit gjithashtu imunitetin”, thotė instruktorja.

    Mendja mbi trupin

    Dizenjuesja e brendshme nga Atlanta e quajtur Melissa Galt, beson nė qėndrimin e &lsquo;mendjes mbi mjekėsinė’. Ajo udhėton shpesh she nuk merr asnjė gjė pėr tė luftuar mikrobet. “Nuk kam kohė pėr tu sėmurur, dhe nuk besoj nė sėmundje”, thotė ajo.
    ēdo mendim, shoqėrohet me njė zinxhir reaksionesh biokimike, thotė Northrup. Kėshtu qė njė qėndrim pozitiv bėn qė tė rriten nivelet e oksidit nitrik, tė cilėt ndihmojnė pėr tė balancuar neurotransmetuesit, pėrmirėsojnė imunitetin dhe rrisin qarkullimin. ēdo herė qė nivelet e oksidit nitrik janė tė larta (nga qėndrimet pozitive tek fitnesi) , ju po pėrmirėsoni rezistencėn ndaj sėmundjeve, thotė ajo.

    Meditimi

    Felice Rhiannon, njė terapiste e Yoga-s vlerėson meditimin dhe praktikat e frymėmarrjes, pėr pėrmirėsimin e shėndetit tė saj fizik dhe shpirtėror. “ Praktikat medituese ndihmojnė nė qetėsimin e sistemit tim nervor dhe lejojnė sistemin imunitar qė tė funksionojė mė me pak interferenca. Njė mendje qetė do tė thotė freski fizike”, thotė ajo.

    “Unė nuk sėmurem mė si dikur”, thotė ajo “dhe ndryshimi i madh vjen nga qetėsia e mendjes dhe ngaqė i marr gjėrat mė lehtė. Unė fle mė mirė dhe aftėsia pėr tu pėrballur me streset e paevitueshme tė jetės mė ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm .”

    Nė njė studim tė publikuar nė Psychosomatic Medicine (2003), kėrkues nga Universiteti i Harvard dhe Wisconsin vunė re se vullnetarėt qė morėn pjesė nė njė kurs meditimi 8 javor, kishin numėr apo titėr mė tė lartė antitrupash gripalė sesa ato qė nuk medituan.


    Mos shkėpusni lidhjet me shoqėrinė

    Sheldon Cohen profesor psikologjie, kėrkimet e tė cilit shqyrtojnė ndikimet e stresit dhe mbėshtetjes sociale mbi imunitetin dhe shėndetin thotė qė, ka faktorė personaliteti tė cilėt bėjnė qė disa persona tė jenė rezistentė ndaj sėmundjeve kur ekspozohen ndaj njė virusi.
    Pėr shembull ekstrovertėt (extrovert &ndash; i hapur, social) janė mė pak tė predispozuar pėr tu prekur nga sėmundjet, sesa introvertėt ( introvert &ndash; i mbyllur, jo social). Profesor Cohen shpjegon se kjo nuk do tė thotė se extrovertėt kanė imunitet ndaj njė virusi sepse komunikojnė dhe bashkėveprojnė me mė shumė njerėz, porse ka diēka tek extrovertėt qė duket se i mbron ata.

    Tė pasurit e njė rrjeti shoqėror tė ndryshėm ėshtė gjithashtu e rėndėsishme, thotė Pr. Cohen. Individėt tė cilėt i pėrkasin grupeve sociale tė shumta preken mė pak nga sėmundjet. Bazuar nė fakte nga Epidemiologjia njerėz tė tillė kanė mė pak probleme me zemrėn dhe jetojnė mė gjatė,- pėrfundon ai.

    Jini pozitivė

    Profesor Cohen sugjeron qė njerėzit me sens emocional pozitiv &ndash; tė pėrshkruar si tė lumtur, entuziastė dhe tė qetė &ndash; preken mė pak nga tė ftohurat.

    Profesor Cohen dhe disa kėrkues nė Universitetin e tij, intervistuan 193 adultė tė shėndetshėm ēdo ditė pėr 2 javė duke regjistruar emocionet e tyre pozitive dhe negative, dhe pastaj i ekspozuan ata ndaj virusit tė gripit. Ata njerėz me botėkuptim dhe emocione pozitive shfaqėn mė pak simptoma gripi dhe ishin mė rezistent ndaj zhvillimit tė njė sėmundje respiratore tė sipėrme.

    Profesor Cohen i komenton rezultatet e studimit tė tij: “ėshtė njė karakteristike e qėndrueshme e individit, dhe s’ka tė bėjė me faktin nėse kanė qenė me humor apo jo ditėn e ekspozimit ndaj virusit”

    Lani duart sa mė shpesh

    Larja e duarve mund tė tingėllojė si njė kėshillė pėr tė luftuar bakteret, por shumė nga ne nuk janė syhapur pėr t’i larė ato pas pėrdorimit tė tualetit.
    Gjatė periudhės sė ftohtit dhe tė gripit, ju duhet tė lani duart sa mė shpesh pėr shkak tė kontaktit me baktere patogjene nga mė tė ndryshmet &ndash; nė doreza dyersh, parmakė apo gjatė kontaktit me njerėz tė tjerė. Nga tė dhėnat qė jep CDC (center for disease control &ndash;qendra per kontroll sėmundjesh), larja e duarve pėr 20 sekonda ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tu mbrojtur nga tė ftohurat apo dhe infeksionet e tjera.

    Flini gjumė

    Gjumi tė mban tė shėndetshėm, thotė Northrup. “Njerėzit qė bėjnė 8 orė tė pandėrprera gjumi janė mė tė kthjellėt”.
    Ndėrsa Pr. Cohen thotė qė cilėsia e gjumit ka shumė rėndėsi, sepse njerėzit qė i zė gjumi menjėherė dhe flenė top preken mė pak nga tė ftohurat sesa njerėzit qė zgjohen disa herė brenda natės. Njė gjumė i mirė gjatė natės rikthen imunitetin, sepse prodhohet mė tepėr melatoninė, njė hormon qė rrit imunitetin. Dhe pėr mė tepėr, tė fjeturit nuk ka efekte anėsore

      Ora ėshtė 8/5/2024, 23:07