OSBE-ja mbėshtet raportin e saj pėr 28 qershorin
Asambleja Parlamentare e OSBE-ODIHR-it, e mbledhur nė Vjenė tė Austrisė pėr tė diskutuar mbi zgjedhjet nė vendet ku misioni vėzhgues i kėsaj organizate ka marrė pjesė, i ka kėrkuar opozitės shqiptare tė zėrė vendet e saj nė Parlament. Presidenti i Asamblesė Parlamentare tė OSBEsė, Joao Soares, deklaroi nė Komitetin Drejtues tė kėsaj asambleje, se nė rast se deputetėt e Partisė Socialiste nuk hyjnė nė Kuvend brenda 6 marsit, rrezikojnė tė djegin mandatet e fituara. Pas kėtij mesazhi mjaft tė qartė, Presidenti i kėsaj Asambleje, duke iu referuar raportit pėr Shqipėrinė theksoi si tė rėndėsishme 4 pika, mbi tė cilat bazohet qėndrimi aktual i misionit vėzhgues tė OSBE-ODIHR-it. Pika e parė ka tė bėjė me vlerėsimin e raportit tė hartuar pėr zgjedhjet e 28 Qershorit nė Shqipėri, raport tė cilit OSBE-ODIHR-i i qėndron nė tė gjithė pėrmbajtjen e tij.
Ne i qėndrojmė fort kėtij raporti - ka deklaruar Soares, duke shtuar se tė gjithė tė zgjedhurit duhet tė ulen nė parlament. Asambleja Parlamentare e OSBE-ODIHR-it ka shprehur po ashtu qėndrimin pro ngritjes sė njė komisioni hetimor parlamentar, duke bėrė tė qartė se ky komision duhet tė respektojė ligjin dhe vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Ky ėshtė njė tjetėr mesazh qė opozita shqiptare merr nga faktori ndėrkombėtar, qė i ka kėrkuar nė mėnyrė tė pėrsėritur asaj futjen nė Kuvend. 6 marsi shihet edhe nga ky organizėm i lartė, qė ka monitoruar zgjedhjet nė Shqipėri, si shansi i fundit pėr deputetėt socialistė tė zgjedhur me 28 qershorit, pėr tė mos humbur mandatin e tyre. Ndėrsa qėndrimi pėr objektin e hetimit tė komisionit parlamentar pėr zgjedhjet, ėshtė deri mė tani mė i qarti i shqiptuar nga organizmat ndėrkombėtare, krahas pikės 7 tė rezolutės sė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės.
1. Ne i qėndrojmė fort raportit te misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHRit. 2. Tė gjithė tė zgjedhurit duhet tė ulen nė parlament; 3. Nėse javėn qė vjen, deputetėt opozitarė nuk futen ne kuvend, rrezikojnė tė humbasin mandatet; 4. Jemi pėr njė komision hetimor parlamentar, i cili respekton ligjin dhe vendimin e Gjykatės Kushtetuese
Me 22 shkurt, delegacioni i Asamblesė sė KiE-s vjen nė Tiranė
Mė 22 shkurt nė Tiranė mbėrrin delegacioni i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės. Komiteti i Presidentėve nė pėrbėrje tė tė cilit ėshtė presidenti i sapozgjedhur i Asamblesė turku Mevlut Cavusoglu, kreu i grupit tė djathte Luca Volonte, shefi i socialisteve tė Asamblesė Andreas Gross, Anne Brasseur nga liberalet dhe Tiny Cox nga e Majta e Bashkuar Europiane si dhe dy raportuesit David Wilshire dhe Jaako Laakso vijnė tė hėnėn siē ishte pėrcaktuar nė rezolutėn pėr Funksionimin e Institucioneve Demokratike nė Shqipėri dhe rekomandimet shoqėruese. Misioni i kėtij delegacioni ėshtė tė ndihmojė pėrpjekjet e Presidentit Topi, i cili mbart rolin kyē sipas rezolutės pėr zgjidhjen e ngėrēit politik nė vend.
No Comment.