BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mbyllet muzeu arkeologjik i Apolonisė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Mbyllet muzeu arkeologjik i Apolonisė

    Mesazh nga Albatros 21/2/2010, 17:56

    Si pasojė e rrėshqitjes sė tokės, ėshtė mbyllur pėrkohėsisht muzeu mė i vjetėr arkeologjik nė Shqipėri “Apolonia”, i cili ndodhet nė qytetin e Fierit.

    Muzeu arkeologjik i Apolonisė, qė ndodhet nė qytetin e Fierit ka mbyllur kėto ditė dyert pėr vizitorėt, njoftojnė mediat shqiptare. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė rrėshqitja e vazhdueshme e tokės, e cila ka vėnė nė rrezik objektet me vlera tė mėdha muzeale.

    Edhe pse shenjat pėr dėmtime tė muraturave dhe objekteve muzeale janė shfaqur edhe mė parė, reshjet e fundit tė cilat kanė qenė me intensitet tė lartė dhe me njė kohėzgjatje mė tė madhe, kanė ndikuar pėr keq. Ato kanė shkaktuar njė rrėshqitje masive tė tokės, e cila ka theksuar mė shumė ēarjet dhe ka sjellė edhe mė afėr rrezikun.

    Drejtori i Muzeut tė Apolonisė, Marin Haxhimihali ka kėrkuar ndihmė nga autoritetet pėrkatėse pėr tė bėrė tė mundur ndalimin e rrėshqitjeve tė mėdha tė tokės, pasi sipas tij ėshtė ndėrprerė hyrja pėr vizitorėt. Rreziku mė i madh ėshtė ai i shembjes sė portikut ku mbahen statujat antike tė qytetit. Reshjet e fundit kanė shkaktuar dhe ēarjen nė themel tė murit rrethues, ndėrsa vet portiku ka marrė krisje tė mėdha tė cilat rrezikojnė shembjen e tij. Vetė drejtori ka deklaruar se i vetmi shpėtim ėshtė ndėrhyrja e Institutit tė Monumenteve, pasi ky portik mund tė shembet shumė shpejt. Haxhimihali ka theksuar se, duke parė se situata mund dhe tė pėrkeqėsohet si pasojė e vazhdimėsisė sė rrėshqitjeve tė tokės nė zonėn e Apolonisė, nė muze po zbatohet plani i emergjencės, qė planifikon evakuimin e sendeve tė lėvizshme. Muzeu i Apolonisė ėshtė ndėr mė tė vjetrit nė vendin tonė, nė tė cilin ndodhet vepra tė vjetra antike mė shumė se dy mijė vjeēare.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 05:51