BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Forcat e Armatosura angazhohen pėr pėrballimin e situatės emergjente nė Qarkun e Shkodrės

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    25022010

    Buzqeshje Forcat e Armatosura angazhohen pėr pėrballimin e situatės emergjente nė Qarkun e Shkodrės

    Mesazh nga Albatros

    Forcat e Armatosura angazhohen pėr pėrballimin e situatės emergjente nė Qarkun e Shkodrės Al

    Si rezultat i reshjeve tė dendura qė kanė rėnė ditėt e fundit nė zonėn veriore tė vendit shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadės sė Drinit kanė ardhur vazhdimisht nė rritje.Situata ėshtė vlerėsuar emergjente pėr qarkun e Shkodrės dhe pėr menaxhimin dhe drejtimin e saj ėshtė ngritur Komiteti Ndėrministror i Emergjencės.Nė kėtė kuadėr, janė angazhuar strukturat e Forcave tė Armatosura dhe konkretisht: tė Forcave Tokėsore, Forcave Ajrore, Brigada e Mbrojtjes Rajonale, Brigada Logjistike, ASNI (Batalioni i Ndėrlidhjes) dhe Policia Ushtarake me mision mbėshtetje dhe ndihmė pėr pėrballimin e situatės se emergjencės nė Qarkun e Shkodrės dhe kryerjen detyrave tė mėposhtme:

    - Evakuimin e njerėzve dhe gjėsė sė gjallė nga zonat e pėrmbytura.

    - Ndėrtimin e kampingjeve pėr strehimin e popullsisė.

    - Hapjen e rrugėve dhe transport inertesh.

    - Pėrmirėsimimin e infrastrukturės rrugore nė zonat e dėmtuara.

    - Pėrforcimimin e argjinaturave.

    - Pėrmiresimin e infrastruktures nė zonat e pėrmbytura.

    - Transportimin dhe shpėrndarjen e ndihmave ushqimore.

    Pėr komandimin dhe drejtimin e forcave pranė prefekturės sė qarkut Shkodėr u ngrit Qendra Operacionale e FA pėr Emergjencat Civile, e cila nė bashkėpunim me pushtetin vendor mori detyrė tė bėjė planėzimin e forcave dhe mjeteve nė operacion,si dhe komandimin e drejtimin e tyre.Komandanti i kėsaj qendre, njėkohėsisht dhe komandant i Operacionit ėshtė caktuar gjeneral brigade Vladimir Qirjazi.Tė gjitha forcat dhe mjetet ushtarake janė pėrqėndruar nė njė komandė tė vetme nė Batalionin e Kėmbėsorisė Malore nė Vaun e Dejės.Pėr komandimin dhe drejtimin e kėtyre forcave ėshtė caktuar n/kolonel Ali Mali, i cili me forcat dhe mjetet nė dispozicion do tė organizojė dhe realizojė operacionin pėr pėrballimin e emergjencės civile, sipas planėzimit dhe detyrave tė dėrguara nga komandanti i operacionit pranė prefekturės.Pėr realizimin e operacionit janė caktuar kėto forca e mjete:

    Nga Forca Tokėsore: batalioni i kėmbsorise malore me forca dhe mjete sipas organikes.

    Nga Brigada e Mbėshtetjes Rajonale: 8 mjete lundruese me motor, 15 mjete vetėshkarkuese, 8 mjete dhegėrmuese dhe njė ekskavator.

    Nga Brigada Logjistike: 10 mjete transporti, si dhe rimorkiator pėr transportimin e mjeteve dhegėrmuese dhe lundruese sipas nevojave te BrMR.Nga Batalioni i Policisė Ushtarake: mjete shoqėrimi sipas nevojės.Nga Batalioni i Ndėrlidhjes (ASNI):njė vendkomandė e lėvizshme mobil me personel dhe pajisje.Nga Forca Ajrore: 3 helikopter lėvizja e tė cilėve do tė bėhet me urdhėr tė veēantė tė Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė.Nė zonėn e operacionit janė pėrqendruar 192 forca; 17 mjete transporti, 10 mjete tė rėnda (5 astra, 2 fadroma, 2 eskavatorė, 1 vinē); 17 motobarka dhe barka (13 motobarka dhe 4 barka) dhe 2 ambulanca; 1 Qendėr mobile pėr mbėshtetje me komunikim tė operacionit nga bnd. Pėr datėn 24.02.2010 u aktivizuan 196 forca, 10 mjete tė rėnda dhe 10 varka nė zonat: Bashkia Shkodėr, komuna Dajē dhe komuna Bushat.Ėshtė kryer ky volum pune:

    - Me 2 mjete transporti tė FT janė evakuuar 100 veta tek ura e Bunės nė Renc, nė komunėn Guri i Zi.

    - Me 45 vetė dhe 2 mjete tė FT, janė ngritur 2 kampingje me 30 ēadra (15 nė fshatin Suka tė Dajēit dhe 15 nė Pentar. Nė fshatin Daragjat janė mbushur 700 thasė me rėrė nė argjinaturė.

    - Njė efektiv prej 20 vetėsh dhe 1 mjet transporti tė BrMR kanė qėndruar nė gatishmėri nė komunėn Bėrdicė.

    - 25 vetė dhe 3 mjete tė BrMR nė fshatin Oblikė kanė ngritur 2 ēadra dhe kanė dėrguar e vėnė nė gatishmėri 3 motobarka dhe njė varkė.

    - Me 5 astra vetėshkarkuese dhe 2 fadroma tė BrMR ėshtė punuar pėr pėrforcimin e argjinaturės dhe devijimin e shtratit tė lumit Drin nė rajonin e fshatit Ashtė tė komunės Bushat. Me kėto mjete janė transportuar 42 m3 materiale inerte dhe 34 copė elemente tė qendrave tė zjarrit e barabartė me 204 ton.

    - Me dy eskavatorė dhe njė vinē tė BrL ėshtė punuar pėr pėrforcimin e argjinaturės sė lumit Drin nė rajonin e fshatit Ashtė tė komunės sė Bushatit.

    - 10 mjete transporti tė BrL kanė qėndruar nė gatishmėri nė garnizonin e Vaut tė Dejės.Gjatė ditės sė djeshme nė qarkun e Shkodrės ishin zėvendėsministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm i FA-sė, gjeneral Maksim Malaj, tė cilėt morėn pjesė edhe nė takimin e Komitetit Ndėrministror tė Emergjencave Civile.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 23:30