BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kryeministri Berisha merr pjesė nė punimet e Konferencės Kombėtare pėr Sigurinė Rrugore

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    26022010

    Buzqeshje Kryeministri Berisha merr pjesė nė punimet e Konferencės Kombėtare pėr Sigurinė Rrugore

    Mesazh nga Albatros

    Kryeministri Berisha: Qeveria ėshtė e vendosur ta marrė me seriozitetin mė tė madh situatėn pėr sigurinė rrugore, nė mėnyrė qė dora – dorės t’i japė pėrgjigjen mė tė merituar

    Fjala e Kryeministrit Sali Berisha nė Konferencėn Kombėtare pėr Sigurinė Rrugore:

    “Zotėrinj ministra,

    Zonja Nuamah,

    Tė nderuar tė pranishėm,

    Sė pari, dua tė pėrshėndes organizimin e kėsaj konference pėr njė ēėshtje jashtėzakonisht tė rėndėsishme siē ėshtė siguria rrugore, mungesa e sė cilės i kushton vendit dhe shoqėrisė shqiptare qindra jetė njerėzish nė vit. Siguria rrugore pėrbėn themelin e parandalimit tė aksidenteve qė fatkeqėsisht nė Shqipėri kanė tendencė nė rritje tė vazhdueshme dhe janė mbi 2 herė mė tė larta se sa nė vendet e zhvilluara.

    Nė Konferencėn Globale pėr Sigurinė Rrugore, tė zhvilluar muaj mė parė, u konstatua se ēdo vit humbasin jetėn nė aksidente rrugore rreth 1.3 milionė persona. Ēdo vit, 2/3 ndėr kėto viktima i pėrkasin vendeve nė zhvillim dhe jo vendeve qė kanė numrin mė tė lartė tė automjeteve pėr frymė. Tė pėrballesh me kėtė rrezik, i cili nė Shqipėri merr mbi 300 jetė nė vit dhe shkakton mbi 1200 tė plagosur tė formave tė lehta dhe tė rėnda, nuk ėshtė e thjeshtė, por ėshtė plotėsisht e mundshme. Sė pari, kjo kėrkon njė vullnet politik, tė cilin qeveria e ka tė plotė. Unė ju garantoj se qeveria ėshtė e vendosur ta marrė me seriozitetin mė tė madh kėtė problem, nė mėnyrė qė dora – dorės t’i japė pėrgjigjen mė tė merituar.

    Problemi i sigurisė rrugore ėshtė njė problem kompleks, nė tė cilin gėrshetohen njė seri faktorėsh qė nga rrugėt dhe siguria e tyre, nga kultura dhe aftėsitė e atyre qė drejtojnė mjetin, nga rendi qė ndjekin ata qė monitorojnė trafikun rrugor. Pra, cilėsia e rrugėve, sinjalistika, janė njė seri faktorėsh pėr t’u adresuar. Ndaj, pėr t’u pėrballur me kėtė situatė ėshtė e domosdoshme njė pėrballje shumėplanėshe. Situatės nuk i jepet pėrgjigje, nė rast se ne e konceptojmė kėtė si njė pėrgjegjėsi tė policisė rrugore. Ėshtė e vėrtetė qė policia rrugore ka pjesė palcore nė veprimtarinė e saj pėr tė parandaluar aksidentet, por ėshtė e vėrtetė se problemi ėshtė shumė mė i gjerė se sa rrezja e veprimit apo kompetencave tė policisė rrugore. Rrugėt tona vuajnė pėr standardet e sigurisė, vuajnė pėr sinjalistikėn. Nė shumė raste, pėrgatitja e tyre qė marrin lejet e drejtimit tė automjetit ėshtė informate, jashtė ēdo standardi. Nuk ka njė pėrpjekje serioze pėr edukimin e popullatės pėr parandalimin e aksidenteve tė trafikut rrugor. Nuk ka pėrpjekje serioze pėr edukimin e popullatės pėr mbajtjen e rripit tė sigurisė nė automjete, i cili ėshtė faktuar nga tė gjitha studimet si njė mjet qė redukton shumė dėmin nga aksidenti rrugor. Nuk ka pėrpjekje serioze pėr mbajtjen e kaskės, e cila ėshtė e domosdoshme pėr tė zbutur nė maksimum traumėn kraniale te motorciklistėt.

    Pra, nė njė anė ėshtė vullneti politik, i cili ekziston, por ana tjetėr ėshtė shndėrrimi i kėtij vullneti nė masa konkrete, nė njė plan veprimi konkret, me tė cilin ne tė fillojmė me shpejtėsi tė shėnojmė njė kthesė rrėnjėsore nė numrin e aksidenteve, i cili pėr hir tė sė vėrtetės rritet nga viti nė vit. Nga viti nė vit rrugėt tona nuk pėrkeqėsohen, por nga viti nė vit ato pėrmirėsohen. Ky ėshtė realiteti. Ne bėjmė investime tė mėdha nė rrugė. Besoj se diskutimet dhe debatet qė do tė zhvillohen nė kėtė konferencė do tė nxjerrin tė gjithė faktorėt qė ndikojnė nė aksidentet rrugore.

    Autoriteti Kombėtar pėr Sigurinė Rrugore duhet tė konsolidohet. Siguria rrugore, nė pėrputhje me strategjinė e saj, do tė ketė autoritetin e saj. Ky autoritet do tė ketė pėr detyrė zbatimin e Strategjisė sė Sigurisė Rrugore. Banka Botėrore, kohėt e fundit, po e trajton me seriozitetin mė tė madh kėtė problem, pasi aksidenti rrugor ėshtė bėrė njė vrasės i shpeshtė i udhėtarėve. Qeveria ėshtė e vendosur tė bashkėpunojė me Bankėn Botėrore pėr tė implementuar praktikat mė tė mira nė garantimin e plotė tė sigurisė rrugore. Uroj dhe dėshiroj qė kjo konferencė tė shėnojė fillimin e njė kthese tė vėrtetė nė kėtė sektor, nė tė cilin pėr shkak tė aksidenteve humbasin jetėn mbi 300 qytetarė shqiptarė ēdo vit, pėsojnė plagosje tė rėnda mbi 350 qytetarė, pėsojnė plagosje tė lehta dhe tė llojeve tė ndryshme mbi 850 tė tjerė.

    I uroj suksese kėsaj konference dhe e garantoj se qeveria ėshtė e vendosur tė marrė tė gjitha masat pėr tė zbatuar njė plan veprimi ambicioz dhe agresiv, pėr tė shėnuar njė kthesė tė rėndėsishme nė tė gjitha fushat ku ėshtė e domosdoshme qė siguria e rrugėve tona tė njohė pėrmirėsime tė mėdha.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 02:09