BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    PS: Protesta deri nė largimin e Berishės nėse nuk hapen kutitė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    28022010

    Buzqeshje PS: Protesta deri nė largimin e Berishės nėse nuk hapen kutitė

    Mesazh nga Albatros

    TIRANĖ- Partia Socialiste i ka bėrė sėrish apel mazhorancės qė tė hapė kutitė e votimit tė zgjedhjeve tė Qershorit, duke shqyrtuar projektligjet e depozituara nė Kuvend nga ana e opozitės. Deputeti i "selisė rozė" Blendi Klosi theksoi dje se opozita i ka dhėnė njė shans shumicės e cila nuk duhet ta ēojė dėm, pėr tė zgjidhur krizėn politike nė vend, ndėrsa shtoi se PS-ja ėshtė e vendosur pėr tė kryer transparencėn e zgjedhjeve parlamentare.


    Klosi vuri nė dukje se nėse nuk kryhet hetimi i plotė i zgjedhjeve tė 28 Qershorit, atėherė Kryeministri Sali Berisha duhet tė largohet nga qeveria dhe, sipas tij, populli opozitar do t'u rikthehet protestave pėr tė vendosur nė vend tė drejtėn kushtetuese pėr tė hetuar zgjedhjet."Nėse nuk ka transparencė, Sali Berisha do tė largohet.


    Nėse nuk i njeh opozitės tė drejtėn pėr transparencė, atėherė fjala i kalon popullit opozitar dhe Sali Berisha do tė pėrballet me protesta tė pandalshme derisa kjo e drejtė kushtetuese e ligjore e opozitės tė vihet nė vend. I mbetet Sali Berishės tė vendosė, ashtu siē do t'i mbetet Sali Berishės edhe pėrgjegjėsia pėr thellimin e mėtejshėm tė krizės.


    Partia Socialiste e bėri edhe njėherė hapin e saj. Tani projektligji ėshtė nė dorė tė mazhorancės",- tha dje Klosi. Ai nėnvizoi se Berisha deri mė tani e ka refuzuar kėrkesėn e opozitės pėr tė kontribuar mbi zgjidhjen e situatės politike.


    Pėr kėtė arsye, sipas tij, opozita i ka dhėnė shanse Kryeministrit Berisha, duke njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe duke ndėrprerė bojkotin ndaj Parlamentit. "Fatkeqėsisht, me gjithė dėshirėn e mirė dhe vullnetin pėr bashkėpunim qė tregoi Partia Socialiste kjo pėrpjekje e sinqertė u prit nga mazhoranca e Sali Berishės me arrogancėn dhe papėrgjegjshmėrinė qė e kanė karakterizuar atė ngaherė, duke e refuzuar kėtė shans pa treguar as minimumin e korrektesės politike e demokratike.


    As minimumin e vullnetit pėr tė kontribuar ndaj zgjidhjes sė krizės",- theksoi ai. Klosi shtoi se me hyrjen nė Kuvend, opozita i dha fund tė gjitha alibive qė vinin nga kampi i shumicės, pasi sipas tij Partia Socialiste nuk ėshtė e interesuar pėr pushtetin politik por vetėm pėr tė kryer transparencėn e zgjedhjeve tė fundit parlamentare.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/5/2024, 01:00