BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia nė mure

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Historia nė mure

    Mesazh nga Albatros 28/2/2010, 16:49

    Historia nė mure Great-10

    Mė shumė se 20 vjet mė parė, nė 9 nėntor 1989 rėnia e papritur e Murit tė Berlinit shėnoi epilogun e Luftės sė Ftohtė, duke hapur kėshtu njė epokė tė re. E nėse fundi ishte i shpejtė, fillimi nuk kishte qenė mė pak i tillė.

    Njė orėn njė e pesė minuta tė natės sė tė dielės, 13 gusht 1961, nė Berlin u fikėn dritat pėrreth portės sė Brandenburgut. Mė shumė se 10 mijė ushtarė tė Gjermanisė Lindore morėn pozicion pėrgjatė vijės qė, nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore kishte ndarė qytetin nė dy zona influence, njėra amerikane dhe tjetra sovjetike. Njė orėn njė e 54 minuta, metrotė qė vinin nga perėndimi u ndaluan dhe u kthyen mbrapsht dhe nga 81 pikat e kalimit vetėm 12 prej tyre mbetėn tė kalueshme, ndėrkohė qė tė tjerat u bllokuan me tela me gjemba dhe me ushtarė. Nė 15 gusht, teli me gjemba u zėvendėsua prej betonit. Kishte lindur "Muri". Ai rrethonte krejtėsisht Berlinin lindor, njė enklavė perėndimore nė territorin e Republikės Demokratike Gjermane. Tė mbyllur nė njė komb qė u transformua nė njė burg tė madh, gjermano-lindorėt jetuan pėr 28 vjet me radhė duke u pėrpjekur pėr tė gjetur njė mėnyrė pėr tė ikur: mijėra vdiqėn nė kėtė tentativė, mbi 200 vetėm nė Berlin.

    Perde

    I lartė 4 metra, 12 nga viti 1975 i pėrbėrė nga 45 mijė blloqe betoni 1.5 metra tė gjatė dhe i mbrojtur, "nė rripin e vdekjes" nga tel me gjemba, llogore, mė shumė se 300 kulla roje, 20 bunkerė dhe njė rrugė pėr patrullime, ai i Berlinit megjithatė nuk ka qenė as i pari dhe as i fundit mur i ngritur pėrgjatė historisė.

    Sa pėr tė filluar, vetė Jgermania ishte e ndarė nga Perdja e Hekurt, e cila qė nga viti 1945 kishte ndarė mė dysh Europėn, qė nga Szczecini nė Poloni, nė Gorizia, nė Friuli-Venezia Giulia: njė larmi muresh e pengesash qė vinte deri nė Itali.

    Edhe nė Itali ekzistonte njė mur mes Lindjes dhe Perėndimit, i ngritur nė vitin 1947 pėr tė ndarė italianen Gorizia nga Nova Gorizia e Jugosllavisė: njė mur i vogėl me kangjella, i hequr nė vitin 2004 dhe mbajtės kėshtu i titullit sa i pėrket kohėzgjatjes, mes mureve modernė europianė tė pasluftės.

    Mure


    Ideja pėr tė ndėrtuar mure pėr tė ndalur ushtritė armike apo pėr tė penguar migrimet e popullsive tė konsideruara armiqėsore (edhe pse Perdja e Hekurt shėrbente mbi tė gjitha pėr tė mos lejuar daljen jashtė tė qytetarėve tė Lindjes, mė shumė se sa pėr tė penguar hyrjen e tė huajve) ėshtė megjithatė shumė antike.

    Shembulli mė i largėt vjen nga Mesopotamia. Dinastia e tretė sumere e Ur, nė fundin e mijėvjeēarit tė tretė para Krishtit ndėrtoi nė atė qė ėshtė Iraku i sotėm njė mur mes lumenjve Tigėr dhe Eufrat pėr kundėrpeshė ndaj pushtimeve prej veriut tė nomadėve Amorrei. Shu-sin (nė fronin e Ur nė periudhėn mes 2037 dhe 2029 para Krishtit) urdhėroi ngritjen e njė vije fortifikimesh 270 kilometra tė gjatė, pak mė nė veri tė Babilonisė. Ishte njė dėshtim dhe nomadėt Amorrei arritėn tė kalojnė gjithsesi.

    Mė jetėgjatė ishte Muri thuajse bashkėkohės i Princit, njė vijė fortifikimesh e ngritur nga faraonė tė dinastisė sė XII egjiptiane nė Sinai, pėr tė penguar hyrjen nė mbretėrinė e tyre tė popullsive semite tė Sitisė dhe Palestinės. Por pushtimi nga Hyksosėt luftėdashės ndodhi gjithsesi.

    Nė rend kohor, kėtė mur e pasoi Muri i Madh Kinez (i cili ndonėse ėshtė shumė i gjatė, nuk ėshtė i dukshėm nga sipėrfaqa e Hėnės, ashtu si thuhet). I konsideruar me njė gjatėsi rekord deri 7 mijė kilometra nė bazė tė burimeve nga lashtėsia, sipas matjeve mė tė fundit satelitore mendohet qė nė tė vėrtetė tė jetė rreth 2 mijė kilometra mė i gjatė.

    Nė distancė

    Ideja e njė muri pėr tė mbajtur larg nomadėd paraardhės tė Hunėve dhe Mongolėve tė ēon deri nė projektet ambiciozė tė perandorit tė parė tė Kinės: Qin Shi Huang, i cili sundoi nė perandorinė qiellore nė periudhėn nga 229 deri nė 221 para Krishtit. Por, disa tė dhėna tė ēojnė edhe disa shekuj mė herėt, ndėrkohė qė njė pjesė e madhe e ndėrtimit aktual ka ndodhur nė periudhėn e dinastisė Ming (1368-1662). Ndėrkohė qė emri i tij nė gjuhėn kineze "Wanli changcheng" do tė thotė "Muri i madh prej 10 000 li" dhe li ėshtė njė njėsi matjeje e barabartė me 500 metra, barriera ėshtė nė fakt njė kompleks linjash tė ndryshme tė fortifikuara dhe zgjatet deri nė 8850 kilometra, nga tė cilėt: 360 kilometra llogore dhe 2230 barriera natyrore tė lidhura mes tyre nga afro 6 mijė kilometra mure dhe tė gjitha me pika pėr vendroje.

    Qytetėrimi romak

    Nė anėn tjetėr tė botės, qytetėrimi mjeshtėr sa u pėrket mureve ishte ai romak. Dy mijė vite mė parė, Perdja e Hekurt quhej "limes" (kufi) dhe u ngrit nė momentin kur Perandoria Romake pushtoi sė zgjeruari, diku rreth shekullit tė dytė pas Krishtit. Nė tė vėrtetė, edhe nė kėtė rast bėhej fjalė pėr mure tė ndryshėm. Mė i njohuri dhe qė ėshtė pjesėrisht i dukshėm ende dhe sot e kėsaj dite ėshtė Muri i Adrianit. Perandori urdhėroi dhe Muri u ngrit nė periudhėn mes viteve 122 dhe 127 me vendndodhje mes Skocisė dhe Anglisė, me qėllimin qė tė kufizonte sa mė shumė inkursionet e fiseve skocezė (veēanėrisht tė Pitėve). I gjatė 117 kilometra, nga Lumi Tin deri nė Gjirin e Solway, Muri ishte nė pjesėn mė tė madhe 4 apo 5 metra i gjatė. Perimetri i tij plotėsohej nga 14 fortesa tė vogla, 80 vendroje pranė portave si dhe 158 kulla vrojtimi dhe sinjalizmimi.

    Pėr tė ruajtur ishin vendosur plot 9 mijė ushtarė. Njė strukturė tė ngjashme kishte Muri i Antoninit, i ndėrtuar 120 kilometra mė nė veri nga Perandori Antonini Piu mes viteve 142 dhe 144. Ai bllokonte njė hapėsirė mė tė ngushtė tė Skocisė dhe ishte i gjatė vetėm 60 kilometra, por megjithėkėtė u braktis shumė shpejt. E megjithatė, muret e ndėrtuar prej romakėve qė shėnuan rekord nuk kanė qenė ata britanikė.

    Duke parė rezultatet e mangėt nė Europėn Lindore, Roma i ngriti limes-ėt e vet pėrgjatė dy lumenjve tė mėdhenj, Renit dhe Danubit. Pėr kėtė qėllim u ngritėn kufijtė gjermanikė-retikė, nė qytete aktualė tė Rheinbrohl mbi Kelheim an der Donau: 548 dilometra mure, gardhe, kulla vrojtimi. Fillimi i projektit ndodhi qė nė kohėn e Vespasianit, por njė impuls i madh erdhi prej Adrianit.

    Sy mė sy

    Pėrreth mureve, pėr shekuj tė tėrė janė zhvilluar beteja. E fundit, nė vitin 1864 nė Davenirke (njė mur qė ekzistonte nė Danimarkė qė nė kohėn e Vikingėve, nė shekullin IX) gjatė luftės sė Dukatėve mes Danimarkės dhe Prusisė. Gjashtė vite mė vonė, nė vitin 1870 do tė binte nė Romė njė tjetėr Mur shumėshekullor, ai i getos hebraike qė ishte ngritur nė 1555. Por ndonėse nuk janė mė nė qendėr tė pėrplasjeve tė nxehta, muret janė sėrish tė shpėrndarė nė tė gjithė botėn. Disa janė tė mbetur nga Lufta e Ftohtė, tė tjerė janė risi absolute.

    Mes tė parėve ėshtė barriera qė prej mbi njė gjysmė shekulli e ndan gadishullin korean nė lartėsinė e paralelit 38 gradė. Eshtė kufiri mė i dashur nė botė, vulosur qė nė vitin 1953, pėrgjatė 246 kilometrave tė tij. Nė veri, njė diktaturė me frymėzim komunist, nė jug, turbokapitalizmi i njė (ish) "tigri aziatik". Nė mes, njė zonė e demilitarizuar e gjatė 4 kilometra qė vetėm kohėt e fundit ka parė njė farė spirale hapjeje. Nė mesin e zonės sė demilitarizuar ndodhet madje edhe njė dhomė pėr bashkėbisedime diplomatike me njė tavolinė nėn tė cilėn kalon tashmė ajo vijė historike kufiri, njė mur i padukshėm i shenjuar vetėm nga njė kabėll mikrofonėsh, por i pakalueshėm.

    Gjithmonė pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė vitin 1947, lindi vija e fortifikimeve prej 2 mijė kilometrash qė ndan Indinė dhe Pakistanin, nė Kashmir, zona e kontestuar mes kėtyre dy shteteve. Eshtė tashmė mbi 30-vjeēar edhe muri qė ndan mė dysh Qipron, nė zemėr tė Mesdheut; Vijė e gjelbėrt kalon nga bregu nė breg pėr 180 kilometra, duke ndarė mė dysh qytetin e Nikosias.

    Barriera u ngrit nė vitin 1974 pasi Turqia pushtoi zonėn veriore tė ishullit pėr tė mbrojtur turko-qipriotėt nga njė grusht shteti filogrek. Situata nuk u zgjidh as edhe pas futjes sė Qipros nė Bashkimin Europian (2004), edhe pse u hapėn gjashtė pika nė kufi.

    Qytete mure

    Nė muret e Qipros, murales-ėt kujtojnė tė vdekurit dhe tė zhdukurit e atyre viteve. Por pikturat murale mė tė famshme, pas atyre tė Berlinit, mund tė gjenden nė Belfast dhe nė Derry, nė Irlandėn e Veriut. Kėtu, Lufta e Ftohtė nuk ka fare tė bėjė. Muret ndajnė lagjet katolike dhe ato protestante dhe ata u ndėrtuan nga ushtarėt anglezė nė periudhėn mes viteve 1969 dhe 1971. Qė atėherė, vetė banorėt kanė ngritur tė tjerė, pėr tė penguar hedhjen e bombave. Prapa kėtyre mureve ndarės, qė ironikisht nė kompleks janė quajtur Peace line (Vija e paqes), jeton 53% e popullsisė sė Irlandės sė Veriut.

    Modeli i Belfastit ėshtė duke u pėrhapur edhe nė vende tė tjerė. Pėr shembull nė Bagdad. Kryeqyteti iraken ėshtė i ndarė sot nė lagje mbi baza fetare (sunitė apo shiitė), apo etnike (kurdė), tė ndarė nga mure betoni dhe postblloqe kontrolli. Ish-kryeqyteti i kalifėve ka marrė sot emrin Madet al Judran, Qyteti i Mureve. Sa pėr zonėn e gjelbėr, "getoja" e hoteleve dhe e tė huajve, ajo ėshtė njė fortesė e superblinduar.

    Nėn akuzė

    Qė nga viti 2004, nė Izrael, qeveria e Tel Avivit ka nisur nė fakt ndėrtimin e njė barriere tė madhe, qė sipas pretendimeve tė saj duhet tė mbrojė prej infiltrimeve terroriste. Njė projekt prej pothuajse 700 kilometrash, shumė i kritikuar nga komuniteti ndėrkombėtar sepse ka izoluar shumė vendbanime, duke i penguar praktikisht palestinezėt qė tė lėvizin lirisht e si rrjedhim edhe tė veprojnė. Nė pjesėn mė tė madhe bėhet fjalė pėr njė mur betoni 3 metra i gjatė me barrikada tė vėna nė rresht, telekamera, sensorė elektronikė, rėrė pėr tė zbuluar gjurmėt, mburoja antitank.

    Njė mur i ngjashėm ėshtė ngritur nė kufirin mes Izraelit dhe Egjiptit, ndėrkohė qė njė Vijė e Gjelbėr nė vitet '80 ndante Beirutin nė Liban nė dy sektorė: nė atė tė krishterė dhe nė atė mysliman.

    Mė pak i njohur ėshtė Muri i ngritur prej marokenėve nė Saharanė Perėndimore: barriera dhe fusha tė minuara tė zhvilluara nė gjashtė faza, nga viti 1982 deri nė vitin 1987, dhe qė pėrgjatė 2720 kilometrave tė tij pengon popullin e Saharavit qė tė pushtojė tokat qė i pretendon si tė tijat.

    Nė shkretėtirat afrikane edhe Italia ka ngritur murin e saj, atė tė Giarabub, mes Cirenaikės nė Libi dhe Egjiptit. I kėrkuar prej kolonialistėve italianė pėr t'iu kundėrvėnė indipendentistėve libianė, ai ekziston qė nga viti 1931 dhe qė nė njė pjesė tė tij pėrdoret ende si pengesė kundėr imigrimit.

    Dhe nesėr...

    Ndalimi i imigrantėve ėshtė qėllimi pėr tė cilin janė ngritur edhe muret qė rrethojnė, nė Marok, enklavat spanjolle tė Ceutas dhe Melillas, shembuj tė vetėm tė barrierave mes Afrikės dhe Europės. Apo Muri i Tijuanas mes Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Meksikės, i gjatė 1200 kilometra dhe qė pėr ēdo vit mijėra meksikanė pėrpiqen qė ta kalojnė duke lėnė ndonjėherė edhe jetėn aty.

    Ndėrtimi i mureve pėr tė ndarė ėshtė gjithmonė nė modė. E demonstron kėtė barriera ciklopike prej 4100 kilometrash qė ėshtė projektuar nga inxhinierėt indianė nė kufirin me Bangladeshin. Do tė ngrihet pėrgjatė lumit Brahmaputra dhe pėr ta realizuar do tė pėrdoren edhe ishuj gjigantė lundrues.

    Kur muri bėhet simbol

    Muret nuk janė vetėm simbole ndarjeje. Qytetėrimet urbanė nisėn kur 10 mijė vite mė parė, mure si ata tė Xherikos nė Palestinė filluan qė tė mbrojnė qytetet nga rreziqet e jashtėm. Dhe shumė shpejt fortifikimet u ngarkuan me domethėnie mitike. Qė nga muret e Xherikos, pėr Biblėn tė pakapshėm, deri tek ata tė Romės, burim pėr legjendėn e perimetrit e themelit tė vendosur prej Romulit.

    Muri simbolik mė i njohur ėshtė megjithatė sot Muri Perėndimor i Jeruzalemit, i njohur gjithashtu dhe si Muri i Lotėve: ėshtė gjithēka ēfarė mbetet nga Tempulli antik i Solomonit, i shkatėrrur nė fillim nga babilonasit, i rindėrtuar dhe i shkatėrruar pėrfundimisht nga romakėt nė vitin 70. Pėr hebrenjtė ai ėshtė vendi mė i shenjtė nė botė.

    Mė pak e njohur ėshtė historia e njė muri tė thjeshtė tė ngritur nė njė ishull nė Botėn e Re: ai i ngritur nė vitin 1624 nga ana e kolonėve holandezė pėr tė mbrojtur Amsterdamin e ri nga inkursionet e indianėve dhe armiqve anglezė. Vendbanimi kaloi gjithsesi nė duart e britanikėve dhe mori emrin New York. Por kujtimi i atij muri tė drunjtė mbijeton nė emrin e rrugės qė shtrihet pėrgjatė gjurmės sė tij dhe qė ėshtė nė vetvete njė rrugė simbolike: Wall Street.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 21:15