BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gramsh, gjendet nė lumė viktima e tretė e aksidentit tė sė shtunės

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    01032010

    Buzqeshje Gramsh, gjendet nė lumė viktima e tretė e aksidentit tė sė shtunės

    Mesazh nga LePuRuShJa

    UPDATE - Ėshtė gjetur nė mesditė viktima e tretė e aksidentit nė Gramsh. Sipas burimeve nga Gramshi, viktima ėshtė parė nė ujėrat e lumit, ku dje pėrfundoi makina me 4 persona. Nė vend vazhdon operacioni pėr gjetjen e trupit tė katėrt.

    Nderkohe, sot nė orėt e paradites u gjeten trupat e pajetė tė dy viktimave te para, te cilat u aksidentuan tė shtunėn, kur furgoni me tė cilin udhėtonin ra nė lumin Devoll.

    Lajmi konfirmohet nga nėnprefekti i qarkut tė Elbasanit, Shkėlqim Hoxha. Ai tha se kufomat janė gjetur nė lumė rreth 20 km larg vendit tė ngjarjes, nė afėrsi tė fshatit Godovjatė. Pritet qė pas mbėrritjes nė morg tė bėhet edhe identifiki i tyre.

    Ndėrkohė, polumbarėt e RENEA-s po vazhdojnė kėrkimet nė gjithė gjatėsinė e lumit Devoll nga vendi i ngjarjes e deri nė hyrje tė qytetit tė Gramshit, nė kėrkim tė persononit tjeter qė humbi nga ky aksident dhe dyshohen si tė mbytur nė lumė.

    Aksidenti i rėndė automobilistik ka ndodhur mbrėmjen e sė shtunės nė aksin rrugor Korēė-Gramsh nė vendin e quajtur Mollėgrabovė. Furgoni me targė KO 1893 B I drejtuar nga Ilirian Balla, 32 vjeē, ka dalė nga rruga dhe pasi ka rrėshqitur dhjetėra metra nė humnerė ka rėnė nė ujėrat e lumtit Devoll. Si pasojė e kėtij aksidenti mendohet se kanė humbur jetėn shtetasit Ilirian Balla, 38 vjeē, Petrit Ahmeti, 20 vjeē, Behar Senkollari, 18 vjeē dhe Elis Sogani, 32 vjeē, tė katėr me banim nė fshatin Bratilė tė komunės Kodovjat tė Gramshit.

    Furgoni i mallrave udhėtonte nga fshati Bratilė nė drejtim tė Moglicės sė Korcės Aksidenti ėshtė konstatuar rastėsisht dje rreth orės 09:00 tė mėngjesit nga banorė tė rastėsishėm, tė cilėt kanė parė furgonin qė ndodhej nė lumė. Mė pas nė vendngjarje kanė shkuar forcat e policisė, zjarrfikėset, forcat e RENEA-s dhe njė helikopter i Minitrisė sė Brendshme. Pėr gjetjen e trupave janė angazhuar edhe banorė tė zones, si dhe forca tė ushtrisė. Gjatė gjithė ditės sė djeshme kanė vazhduar kėrkimet pėrgjatė lumit Devoll dhe janė ndėrprerė vetėm nė mbrėmje pėr shkak tė errėsirės.

    Sipas ekspertėve, shkak i aksidentit mendohet tė ketė qenė humbja e kontrolit tė automjetit nga drejtuesi i tij pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė. Sipas banorėve tė zones, tė katėr tė zhdukurit kanė qenė nė njė lokal deri nė orėn 5 tė pasdites e mė pas janė nisur pėr nė drejtim tė Korēės. Njė litar ėshtė gjetur nė vendngjarje, ndėrkohė qė njė nga telefonat ka rėnė deri nė orėn 4:00 tė mėngjesit. Ende nuk dihet nėse kanė vdekur tė katėr kėta shtetas apo janė larguar nė drejtim tė paditur, pasi deri mė tani nuk ka asnjė gjurmė tė tyre me pėrjashtim tė furgonit qė ėshtė parė nė mėngjes nė lumė.

    Nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur familjarėt dhe shumė banorė tė zones, ndėr tė cilėt edhe pronari i mjetit. Fatos Shkira tregon se mjetin ia kishte dhėnė njėrit prej djemve pėr tė transportuar disa mallra drejt Moglicės nė Korēė. Ai thotė se 4 djemtė kanė qėndruar nė lokalin e fshatit deri rreth orės 18:00, ku kanė konsumuar dhe alkool, dhe mė pas janė nisur nga Bratila drejt Korēės. Mė pas ai tregon se furgonin ia ka dhėnė njė ndihmėsit tė tij, Ilirian Ballės, i cili do tė transportonte pėr nė drejtim tė Korēės mallra dhe ushqim pėr bagėtitė. Fatkeqėsia mendohet tė ketė ndodhur rreth orės 18:00.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 22:58