BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqipėri - Kosovė, rėndėsia e ekonomisė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    05032010

    Buzqeshje Shqipėri - Kosovė, rėndėsia e ekonomisė!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Gjatė dy viteve tė fundit Tirana dhe Prishtina duket se janė nė kėrkim te ethshėm tė krijimit tė marrėdhėnieve si dy shtete tė pavarura.

    Ėshtė pikėrisht rasti kur ndonėse midis dy shteteve (qė i pėrkasin tė njėjtit komb) nuk ekziston asnjė problem, ndėrtimi i marrėdhėnieve dhe bashkėpunimi nuk ėshtė i lehtė. Dhe nuk ėshtė pėr t'u fajėsuar asnjėra prej qeverive respektive.

    E kaluara, ndarja e gjatė dhe mungesa e komunikimit midis dy shoqėrive, tregjeve respektive dhe deri diku e elitave politike e vėshtirėson bashkėpunimin. Po tė hidhet njė vėshtrim mė i thelluar tek marrėdhėniet e sotme midis Shqipėrisė dhe Kosovės nuk ėshtė e vėshtirė tė dallohet se nė to ende nuk ka shumė substancė.

    Nga pikėpamja strategjike Shqipėria dhe Kosova e shikojnė tė ardhmen e tyre si anėtare tė Bashkimit Europian pėrkundėr spekulimeve se pavarėsia e Kosovės mund tė inkurajonte projektin e njė Shqipėrie tė Madhe.
    Nuk ekziston njė projekt i tillė. As nė Tiranė as nė Prishtinė nuk ka parti, organizime tė tjera apo individė me influencė qė tė mbėshtesin njė projekt tjetėr pėrveē atij tė integrimit europian.

    Nė rrafshin politik gjatė dy vjetėve tė fundit po konsolidohet njė prirje e qartė e njė bashkėpunimi tė ngushtė, pavarėsisht se cilat parti janė nė pushtet nė tė dy vendet.

    Politika e jashtme e Shqipėrisė ka qenė agresive pėr tė zgjeruar procesin e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės. Ndonėse mundėsitė e Shqipėrisė pėr tė ndihmuar nė procesin e mėtejshėm tė njohjeve mund tė jenė mė tė shumta se tė vetė Kosovės, gjithsesi ato janė modeste.

    Kosova aktualisht ėshtė njohur nga komuniteti i vendeve mė demokratike dhe fuqive mė tė rėndėsishme nė sistemin e sotėm ndėrkombėtare. Mundėsitė qė Shqipėria tė ndikojė nė zgjerimin e njohjes ndėrkombėtare nuk mungojnė dhe ndoshta ajo qė mund tė bėhej (dhe duhet tė bėrė) do tė ishte njė koordinim mė i mirė midis diplomacive tė tė dy vendeve.

    Njė pėrpjekje e Tiranės pėr tė forcuar marrėdhėniet me Serbinė pavarėsisht nga marrėdhėniet e kėsaj tė fundit me Kosovėn duket se nuk ėshtė pritur me entuziazėm nė Prishtinė. Ēėshtja nuk ėshtė qė Shqipėria t'i kushtėzojė marrėdhėniet dypalėshe me Serbinė me qėndrimin qė kjo e fundit mban me Kosovėn.

    Por, vrapimi i Tiranės pėr tė demonstruar entuziazėm pėr marrėdhėnie me Serbinė kur kjo e fundit duket tė jetė thuajse indiferente janė tė pakuptueshme, nėse nuk janė thjesht njė pėrpjekje pėr tė fituar legjitimitet dhe pėrkrahje ndėrkombėtare.

    Suksesi dhe qėndrueshmėria e marrėdhėnieve ndėrmjet shteteve pėrcaktohet nga reciprociteti. Nga njė kėndvėshtrim tjetėr, Shqipėria ėshtė anėtare e NATO-s dhe kur ministri i Jashtėm i Shqipėrisė viziton Beogradin, njėherazi ai ėshtė edhe ministėr i njė vendi anėtar i aleancės.

    NATO nuk mbėshtet institucionet dhe strukturat paralele qė Serbia vijon tė inkurajojė dhe financojė nė Kosovė dhe afėrmendsh Shqipėria si anėtare e aleancės duhet ta thotė me zė kėtė pikėpamje.

    Nga pikėpamja ekonomike marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Kosovės ende janė tė vakėta. Arsyet, sė pari, duhen kėrkuar tek e kaluara: Nė njėqind vjetėt e fundit, ekonomitė dhe tregjet e tė dy vendeve kanė operuar tė izoluara nga njėra-tjetra.

    Sė dyti, ekonomitė e tė dy vendeve pėr shumė dekada kanė qenė pothuajse ekonomi agrare dhe shkalla e industrializimit ashtu si nė tė gjitha vendet ballkanike ėshtė ende e ulėt.

    Sė treti, tregjet dhe ekonomitė e vendeve ballkanike janė tė orientuara nga vendet anėtare tė BE, duke filluar me Italinė dhe Greqinė dhe ka pak shkėmbime midis tregjeve nacionale ballkanike, sepse tregjet ballkanike ende nuk janė funksionuese.
    Forcimi i marrėdhėnieve ekonomike tė Kosovės me Shqipėrinė janė thelbėsore pėr viabilitetin e ekonomisė sė kėsaj tė fundit.

    Pėrmes Shqipėrisė, Kosova ka tė siguruar daljen nė det, por edhe njė zgjerim tė tregut, por pėrfitimet janė tė dyanshme po tė mbajmė parasysh se tregu natyral pėr pjesėn veriore dhe verilindore tė Shqipėrisė kanė qytetet kryesore tė Kosovės. Ky treg natyral u ndėrpre dhe mbeti i izoluar pėr gati njė shekull.

    Turizmi nė Shqipėri aktualisht mbėshtet shumė nė tė ashtuquajturin turizėm etnik, por njė fushė tjetėr strategjikė ėshtė energjia.

    Ndonėse nė mėnyrė spontane bashkėpunimi nė fushėn e energjisė paralajmėron krijimin e njė tregu tė pėrbashkėt tė energjisė. Me autostradėn Durrės-Kukės, e quajtur ndryshe rruga e kombit, ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme infrastruktura rrugore midis dy vendeve.

    Pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė mund tė duket e lehtė krijimi dhe zgjerimi i njė tregu etnik, por pėr arsyet historike tė izolimit tė gjatė, si dhe strukturėn aktuale tė ekonomive tė tė dy vendeve, kjo do tė kėrkojė kohėn e vet.

    Ajo qė po shikojmė nė Ballkan nga perspektiva ekonomike duket tė jetė nė njė shkallė tė caktuar "back to the future" me rikthimin e tregut nė kohėn kur tė gjitha pjesėt funksiononin nė ombrellėn e federatės.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 05:04