BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Miratohet pr/ligji pėr SHISH, ikėn drejtori Shaqiri

    Mjeshtri
    Mjeshtri
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 992
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1512
    <b>Votat</b> Votat : 2
    12032010

    Buzqeshje Miratohet pr/ligji pėr SHISH, ikėn drejtori Shaqiri

    Mesazh nga Mjeshtri

    Mazhoranca qeverisėse vendos nėn kontrollin e saj Shėrbimin Informativ Shtetėror. Shumica e djathtė ka miratuar dje pa praninė e opozitės dhe nė njė seancė tė mbyllur pėr mediat, ndryshimet nė ligjin "Pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror", duke lėnė si pjesė tė draftit qė do t'i paraqitet tashmė seancės plenare, thuajse pjesėn mė tė madhe tė dispozitave qė pėrcaktojnė varėsinė dhe kontrollin direkt tė aktivitetit tė kėtij shėrbimi nga Kryeministri.


    Drafti i integruar edhe me amendamentet e SHISH-it dhe qė ka marrė votėn e komisionit tė ligjeve pavarėsisht se ka mė shumė nene nga projektligji fillestar i paraqitur nga qeveria, pėrmban nė vetvete thuajse tė pandryshuar pikat qė pėrcaktojnė detyrat e kėtij shėrbimi, ku natyrisht mbeten edhe kompetencat dhe tė drejtat qė ka kreu i qeverisė, si ndaj drejtorit ashtu edhe ndaj veprimtarisė sė tij.

    Pavarėsisht modifikimeve, qė i ėshtė bėrė draftit fillestar, nė projektligj ka mbetur thuajse e pandryshuar varėsia qė i krijohet kėtij shėrbimi nga kreu i qeverisė, pa pėlqimin e tė cilit SHISH-i nuk mund tė ndėrmarrė thuajse asnjė hap nė realizimin e misionit tė vet, qė natyrisht ėshtė siguria kombėtare. Nė nenin 3 tė ligjit ekzistues tė SHISH-it shtohen njė sėrė pikash dhe nė ndryshim nga drafti fillestar, projektligji i integruar ka pėsuar vetėm njė spostim tė renditjes sė detyrave qė ka shėrbimi inteligjent shqiptar, por qė nė tė vėrtetė nuk prekin pikat mė tė nxehta pėr tė cilat gjatė kėtyre ditėve ka pasur njė kundėrshtim tė fortė si nga opozita ashtu edhe nga faktori ndėrkombėtar. Kėshtu sėrish nė kėtė draft pėrcaktohet se SHISH, nė pėrmbushje tė detyrave tė tij, me pėlqim tė Kryeministrit, bashkėpunon me shėrbime tė vendeve tė tjera dhe mbledh informacion rreth veprimtarisė sė tyre, kur kjo ėshtė e nevojshme.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/5/2024, 01:29