BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sot Dita e Verės, festime tė mėdha nė kryeqytet

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    14032010

    Buzqeshje Sot Dita e Verės, festime tė mėdha nė kryeqytet

    Mesazh nga Albatros

    Sot Dita e Verės, festime tė mėdha nė kryeqytet Deveres

    Dita e Verės ka tė bėjė me ringjalljen pranverore tė natyrės nė raport me dimrin qė ėshtė duke u larguar. Kjo dite ėshtė kthyer tashmė njė festė mbarėkombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt, nė tė gjitha viset mbarėshqiptare, festė qė sjell gėzim dhe hare.

    Edhe kėtė vit, Kryeqyteti pėr tė pestin vit radhazi, do t’i bashkangjitet festimeve tė mėdha nė mbarė vendin pėr ditėn e Verės, pėrmes aktiviteteve tė shumta qė Bashkia e Tiranės ka planifikuar nė kėtė ditė, duke iu bashkuar kėshtu festimeve nė qytetet e tjera tė vendit.

    Dhe ne fakt qe ne mengjes, kjo traditė e hershme, qė simbolizon ardhjen e stinės sė ngrohtė, ka mbushur tė gjitha rrugėt dhe sheshet kryesore tė kryeqytetit, me njė larmi aktivitetesh tė organizuara.

    Festimet kane nisur rreth orės 10.00 me aktivitete pėr tė gjitha moshat, duke mos harruar edhe gatimet tradicionale tė kėsaj feste.

    Nė sheshin "Skėnderbej", kėngėt dhe vallet e ansamblit "Tirana" kane celur siparin e festimeve. Mė pas, akrobatė dhe klounė nga Cirku i Tiranės po argėtojnė fėmijėt e pranishėm, ndėrsa Banda e qytetit po mban rrugėtimin, pėrgjatė gjithė bulevardit kryesor.

    Nė Sheshin “Skėnderbej ora 10.00 jane vendosur gatimet tradicionale tė gatuara nga amvisat, tė cilat do tu ofrojnė kėtė ushqim qytetarėve qė do i vizitojnė. Nėpėr tryeza do jetė shtruar ushqim dhe do ndahet nė porcione tė vogla, nė mėnyrė qė tė ketė sa mė shumė shijues tė kėtyre gatimeve.

    Kompani tė ndryshme nderkohe kane sjelle produktet e tyre dhe po zhvillojnė aktivitete tė shumta me tė pranishmit, duke u dhėnė dhe dhurata.

    Lulishtja e Sheshit “Skėnderbej” , sot eshte perkthyer ne gjuhen e fėmijėve Nė njė skenė qe eshte veshur si si dekor, me ngjyrat e verės, me tollumbace tė bardha e tė kuqe, tė rrethuara si veroret qė mbajnė nėpėr duar, artistėt e vegjėl kane filluar te performojnė pjesėt e tyre. Koncerti i fėmijėve po zhvillohet nėn tingujt e muzikės mė tė dashur pėr ta.

    Duke vijuar mė pas tek Galeria e Arteve, njė grup prej 50 instrumentistėsh po performojnė muzikė klasike. Njė repertor shumė i zgjedhur qė nga Bethoveni e Vagner, me sonata dhe pjesė tė mrekullueshme nga muzika klasike, po sillen me mjeshtėri nga kėta instrumentistė, Kėsaj orkestrė tė vėrtetė, i jane shtuar dhe pianistė profesionistė dhe soprano tė TKOB-sė , tė cilat po kėndojnė kryesisht muzikė shqiptare, sonata dhe serenata shqiptare.

    Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” nė orėt e paradites do tė kthehet nė njė panair argėtues, me kėnde dhe streha ku nuk do tė mungojnė, veroret, face paiting, si dhe xhaxhi piktori, sheqerkat dhe lojrat.

    Nė Parkun Rinia nė mesditė do tė vendoset njė sistem karaoke, i drejtuar nga njė prej kėngėtarėve mė tė njohur sot, tė muzikės moderne, KELLY, ku do tė ftohen tė gjithė, tė bėhen protagonistė tė kėngės.

    Rock The Bloc

    Pėrpara hotel “Rogner” nė mesditė do tė zhvillohet njė pasarelė mode e konceptuar si njė pasarelė e vėrtetė, ku stilistė tė njohur shqiptarė e studentė tė modės, do tė veshin modelet me koleksionet e tyre, tė frymėzuara nga pranvera e tė stiluara nė perspektivė, me ngjyrat dhe emocionet mė pikante tė stinės.

    Pasditja do tė jetė njė panoramė verore e kushtuar rinisė ku nė Zonėn e ish- Bllokut do tė perfermojnė live “ Rock the Block”, me muzikė rrok dhe muzikė live nga vende si Danimarka , Holanda , Belgjika dhe Gjermania me bashkėpunimin e ngushtė edhe tė ambasadave tė kėtyre vendeve.

    Festa e Verės sjell besimin dhe shpresėn, mė shumė dashuri , mirėsi , shėndet e ripėrtėritje njerėzore..

    Historia e Dites se Veres

    Nga pikėpamja historike Dita e Verės ėshtė shumė e lashtė, dėshmi e pėrhapjes sė saj tė hershme ndėr shqiptarėt , njė festė pagane e kremtuar nga shqiptarėt qysh nė antikitet, pra para lindjes sė krishtėrimit.

    Ndėrsa nga pikėpamja gjeografike, ajo festohej nga mbarė shqiptarėt, nė qytet e nė fshat, nė fushė e nė malėsi, nė Atdhe apo edhe nė mėrgim. Fakti qė kremtimi i Ditės sė Verės ėshtė bėrė edhe nga arbėreshėt tregon nė pėrhapjen e saj nė tė gjitha viset mbarėshqiptare.

    Madje tek arbėreshėt siē shpjegon prof. Mark Tirta , me afrimin e kėsaj dite arbėreshėt e Italisė shkulnin barin me gjithė rrėnjė nga toka, pėr tė treguar edhe njė vit larg vendlindjes

    Por nė tė vėrtetė kur themi Dita e Verės mendja na shkon tek Elbasani. Sepse gjatė viteve tė komunizmit nė Shqipėri kjo ditė erdhi duke u zbehur. Aq sa dikur ajo u harrua krejtėsisht e nuk kremtohej mė.

    Ndėrsa nė Elbasan ajo nuk u zbeh kurrė. Nėse Dita e Verės kremtohet me kaq madhėshti tashmė, merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo ėshtė zyrtarisht njė festė kombėtare. Dhe bashkė me Elbasanin vjen dhe ballokumja, ėmbėlsira e Ditės sė Verės.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 20:39