BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Promovohet libri “Mbresa vrojtuese”

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Promovohet libri “Mbresa vrojtuese”

    Mesazh nga Albatros 14/3/2010, 18:57

    Autori Bilal Maliqi sjell pėr publikun njė libėr te ri titulluar “Mbresa vrojtuese”, ku shtron tendencėn e objektivitetit pėrmes jetėsimit sa mė tė afėr reales.

    “Mbresa vrojtuese”, kėshtu titullohet libri i autorit Bilal Maliqi i cili u promovua dje nė sallėn e kuvendit komunal. Promovimin e autorit Bilal Maliqi e nderuan krijues nga Kosova dhe Lugina e Preshevės si dhe dashamirėt e fjalės sė shkruar. Anėtarėt e grupit letrar Migjeni mė kėtė rast u paraqitėn me deklamime nė shenjė nderimi tė shkrimtarit preshevar. Po ashtu fjalėn e mori edhe recensenti Hysen Kqiku i cili kishte ardhur nga Kosova. Ndėrkaq u lexua edhe njė pjesė e kritikės dedikuar librit Mbresa Vrojtuese. Po ashtu me kėtė rast fjalėn e mori edhe shkrimtari dhe njėherėsh gazetari Arsim Halili. Pas kėsaj pati edhe diskutime nga tė pranishmit tė cilėt uruan shkrimtarin pėr punė e tij tė palodhshme krijuese.

    Autori Maliqi thotė se nė kėtė libėr ka paraqitur interpretime tė disa librave poetik dhe shkencor. Ai po ashtu nė kėtė libėr ka afirmuar nocionin artistik, shkencor duke i dhėnė pėrparėsi imperativit artistik. Vepra shtron tendencėn e objektivitetit pėrmes jetėsimit sa mė tė afėr real. Shkrimtari Bilal Maliqi thotė se pėr finalizimin e kėtij libri ka punuar njė kohė tė gjatė , nė mėnyrė qė lexuesve ti sillet nė mėnyrėn sa mė tė mirė. Ai po ashtu u premton dashamirėve tė fjalės sė shkruar se do tė vazhdoj rrugėn e tij tė botimeve tė librave tė ndryshėm. Libri “Mbresa vrojtuese”, pėrbėhet nė kėtė strukturė tė ndarjes sė kapitujve: Pėrsiatje vlerash”,”Hulli nėpėr vargje I”, ”,”Hulli nėpėr vargje II”, “Muzikaliteti nėpėr kohė “ dhe “Nevoja pėr zgjidhjen e dilemės.

      Ora ėshtė 26/4/2024, 14:58