BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Policia e Ramės kėrcėnon me jetė aktivistėt e Lėvizjes ''Zgjohu''

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    16032010

    Buzqeshje Policia e Ramės kėrcėnon me jetė aktivistėt e Lėvizjes ''Zgjohu''

    Mesazh nga Albatros

    Kryetari i PS urdhėron bandėn e tij tė armatosur tė ushtrojė dhunė dhe presion ndaj aktivistėve tė shoqėrisė civile

    Policia Bashkiake dhunoi dhe kėrcėnoi me jetė pa asnjė arsye aktivistėt e Lėvizjes "Zgjohu" dhe drejtuesit e Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve gjatė njė proteste nė qendėr tė kryeqytetit. Ka qenė vetė drejtori i Policisė Bashkiake, Zyhdi Dajti, i cili ka kėrcėnuar me jetė drejtuesit e Lėvizjes "Zgjohu", tė cilėt po protestonin nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" nė kuadrin e Ditės Ndėrkombėtare tė Konsumatorėve dhe tė tė drejtave tė tyre. Drejtuesi i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, njėkohėsisht edhe drejtues i Lėvizjes "Zgjohu", Altin Goxhaj deklaroi gjatė njė interviste pėr "RD" se, drejtori i Policisė Bashkiake, Zyhdi Dajti dhe drejtori i Inspektoratit tė Ndėrtimit kanė kėrcėnuar me jetė njė anėtar tė Lėvizjes sė tij.

    Goxhaj tha se falė ndėrhyrjes sė Policisė sė Shtetit, u bė e mundur qė situata tė normalizohej, pa u lėnduar asnjė nga aktivistėt. Kreu i Lėvizjes "Zgjohu" tha se, "po tė mos ishte Policia e Shtetit do tė shpėrthente njė dhunė e menjėhershme ndaj aktivistėve tanė, ashtu siē u dhunuam mė 3 korrik. Ishte Policia e Shtetit qė ndėrhyri me vendosmėri, bllokoi ndėrhyrjet vandale ndaj tabelave dhe shkatėrrimin e tyre nga punonjėsit e Bashkisė dhe mbi tė gjitha, mbrojti aktivistėt e Lėvizjes 'Zgjohu'". Ai theksoi se nė orėn 11.05, punonjėsi i Policisė Bashkiake, Broka dhe drejtori i Policisė Bashkiake, Zyhdi Dajti, dėmtuan tabelat e protestės sė planifikuar tė zgjaste gjithė ditėn nė qendėr tė Tiranės dhe kėrcėnuan fizikisht drejtuesit e Lėvizjes "Zgjohu" dhe tė Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve. "Ndėrhyrja e paligjshme e Policisė Bashkiake u ndėrpre nga ndėrhyrja e ligjshme e Policisė sė Tiranės qė po kujdesej pėr mbarėvajtjen e aktivitetit", sqaron Goxhaj. Duke komentuar kėtė incident, Goxhaj tha se ZMK dhe Lėvizja "Zgjohu" do tė bėjnė njė kallėzim penal nė Prokurorinė e Tiranės ndaj Policisė Bashkiake tė kryeqytetit. Goxhaj tha se Zyhdi Dajti ka kėrcėnuar aktivistin e Lėvizjes "Zgjohu", Zirkon Vishaj, i cili ka mbėrritur i pari nė momentin qė Policia Bashkiake ka rrėzuar tabelat e protestės.

    -Zoti Goxhaj, aktivistėt e Lėvizjes tuaj u dhunuan dje nė mes tė kryeqytetit nga Policia Bashkiake e Tiranės. Cili ėshtė komenti juaj lidhur me kėtė incident?

    Nė 14 mars, Lėvizja "Zgjohu" dhe drejtuesit e Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve organizuan njė protestė nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", siē bėhet ēdo vit ku me rastin e Ditės sė Verės, qė pėrkon me Ditėn Botėrore tė Konsumatorėve, ne organizojmė protesta. Tė dielėn, mė 14 mars, ne i prezantuam publikut 10 njollat e turpit tė konsumatorėve nė Shqipėri. Nė kėto 10 raste ne gjykojmė se janė shkelur tė drejtat e konsumatorėve. Rasti i parė dhe njolla e parė e turpit ėshtė Bashkia Tiranė pėr tre motive: e para, pėr njė transport publik skandaloz tė menaxhuar dhe tė kontraktuar nga Bashkia Tiranė; E dyta, tregu i mishit dhe mungesa e njė thertoreje, pasi vetė Bashkia e Tiranės ka pohuar se Tirana nuk ka nevojė pėr njė thertore publike dhe, e treta, ėshtė mungesa e banjove publike. Ne nuk kishim bėrė dallime, pasi tek njollat e turpit ishin edhe institucione qė varen nga qeveria. Pra mė saktė, ishte njė format ku tre institucione i pėrkisnin opozitės dhe 3 mazhorancės. Njė njollė tjetėr ishte Grupi parlamentar i Partisė Socialiste pėr mosvotimin e ligjit pėr Gjykatat Administrative. Njolla tjetėr mė e rėndė ėshtė Bashkia e Durrėsit, qė nuk ka lėnė asnjė centimetėr plazh publik.

    - Ju keni deklaruar se gjatė ndėrhyrjes sė Policisė Bashkiake ka pasur kėrcėnime edhe me jetė ndaj aktivistėve tuaj?

    Kjo ishte njė protestė shumė simbolike dhe kuptimplotė. Ajo qė nuk kemi kuptuar ne, ėshtė se si ka mundėsi qė kryetari i Bashkisė Tiranė kalon nė bulevard, sheh tabelat tona, acarohet dhe urdhėron drejtorin e Policisė Bashkiake dhe drejtorin e Inspektoratit tė Lartė tė Ndėrtimit t'i shkatėrrojė. I pari quhet Zyhdi Dajti dhe i dyti ka mbiemrin Broka. Tė dy kėta, megjithėse ishin pa uniformė, pa asnjė status, shkuan dhe dhunuan tė gjitha tabelat qė kishim vendosur nė bulevard dhe ne kemi fotografuar tabelat e thyera nė mes nga shkelmat e Zyhdi Dajtit dhe zotit Broka. Pasi kanė bėrė kėtė veprim, kanė vajtur aktivistėt pėr tė reaguar ndaj kėtij akti vandal. Policia Bashkiake ka kėrcėnuar aktivistėt me vdekje, duke u thėnė qė ne do t'iu zhdukim. Shefi i Policisė Bashkiake, Zyhdi Dajti ka kėrcėnuar njė nga aktivistėt e Lėvizjes "Zgjohu", duke i thėnė qė dy nga njerėzit qė e shoqėronin, qė nga pamja dukeshin tė palarė, i kanė thėnė qė ju do tė keni punė me kėta. Ata ishin civilė, por ishin tė armatosur. Po ashtu, nė syrin tim i ėshtė bėrė presion pėrfaqėsuesit tė Lėvizjes "Zgjohu", Zirkon Vishaj nga vetė Dajti, i cili i ka thėnė nė praninė time qė bashkė do tė flasim mė vonė. Ēfarė mund t'i thotė mė shumė njė drejtues i lartė i Bashkisė njė pėrfaqėsuesi tė shoqėrisė civile? Ēfarė kuptimi ka kjo fjalė? Nuk ėshtė hera e parė qė ne dhunohemi. Kjo ėshtė hera e dytė pas protestės "Rama ēohu, shko nė punė". Nė kėtė protestė iu paraqitėn prova Prokurorisė dhe ajo e mbylli ēėshtjen duke thėnė se ishte njė rrahje e lehtė.

    -Ē'rol pati Policia e Shtetit?


    Po tė mos ishte Policia e Shtetit, do tė shpėrthente njė dhunė e menjėhershme ndaj aktivistėve tanė, ashtu siē u dhunuam nė 3 korrik, ashtu do tė ndodhte dhe nė bulevard. Ishte Policia e Shtetit qė ndėrhyri me vendosmėri, bllokoi ndėrhyrjet vandale ndaj tabelave dhe shkatėrrimin e tyre nga punonjėsit e Bashkisė dhe mbi tė gjitha, mbrojti aktivistėt e Lėvizjes "Zgjohu". Si ka mundėsi qė ka rėnė kaq poshtė Bashkia, ku drejtorėt e mėdhenj tė kėtij dikasteri dhunojnė tabelat e protestuesve? Unė jam skandalizuar se si mund tė ndodhė kjo ndaj njė proteste tė ligjshme, qė ishte organizuar konform rregullave me leje nga Policia e Tiranės? Si ka mundėsi qė drejtuesi i opozitės jep urdhėra qė tė dhunohen protestues, kur ata zbatojnė ligjin? Standardi qė ka Edi Rama ėshtė njė standard qė nuk e pranon ligjin kur nuk i pėlqen. Njė njeri me kėtė mentalitet qė nuk duron njeri t'i dalė kundėr, Zoti na ruajt nga ky kryetar, i cili nuk njeh asnjė kufi kur i preken interesat.

    -Cili ishte reagimi juaj?

    Unė mund tė them qė ne nuk kemi pasur kohė tė reagojmė, pasi Policia Bashkiake iu vėrsul tabelave duke i rrėzuar. Policia e Shtetit ndėrhyri menjėherė, duke shpėtuar nga dėmtimi tabelat. Kur ne kemi kėrkuar se ēfarė po ndodh, Policia Bashkiake ka deklaruar se nuk e dinte qė protesta ishte me leje. Ndėrkohė qė leja i ėshtė bėrė prezent atyre prej meje qė tė premten, mė datė 12 mars. Si mund tė shkatėrrosh diēka pa pyetur se e kujt ėshtė? Ajo qė mė shqetėson ėshtė se si drejtohet kjo Polici Bashkiake nga njerėz qė marrin pozicione tė fortėsh me qytetarin. Unė dje jam skandalizuar nga komunikimin me kėtė Polici Bashkiake me zotin Rama, i cili i komunikonte se ēfarė duhet tė bėnte nėpėrmjet telefonit.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 11:00