BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Presidenti Topi pret Prokurorin e Pėrgjithshėm tė Spanjės, Kandido Konde Pumpido Touron

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    16032010

    Buzqeshje Presidenti Topi pret Prokurorin e Pėrgjithshėm tė Spanjės, Kandido Konde Pumpido Touron

    Mesazh nga Albatros

    Presidenti i Republikės,Bamir Topi priti sot nė mjediset e Presidencės, Prokurorin e Pėrgjithshėm tė Spanjės, Kandido Konde Pumpido Touron. Nė kėtė takim, Kryeprokurori spanjoll shoqėrohej nga Ambasadori i Mbretėrisė sė Spanjės nė vendin tonė,Manuel Montobio.Presidenti Topi vuri nė dukje arritjet e Shqipėrisė nė rrugėn e realizimit tė reformave integruese tė vendit nė Bashkimin Evropian dhe pėrpjekjet e vazhdueshme pėr realizimin sa mė tė shpejtė dhe efikas tė kėtyre reformave tė rėndėsishme, sidomos asaj nė sistemin e drejtėsisė.

    Nė kėtė kontekst, Presidenti theksoi se lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė dhe shikohet nga shteti shqiptar si njė pėrparėsi, ndėrkohė qė nė kėtė drejtim ka patur mbėshtetjen e duhur dhe asistencėn e vazhdueshme tė ekspertėve ndėrkombėtarė.Gjatė bisedės, Kryetari i Shtetit vuri nė dukje se “ne vlerėsojmė lart bashkėpunimin bilateral nė fushėn e drejtėsisė mes institucioneve shtetėrore dhe strukturave pėrkatėse tė Shqipėrisė e tė Spanjės dhe jemi tė bindur nė vijimėsinė e kėtij bashkėpunimi dhe nė tė ardhmen pėr forcimin e mėtejshėm tė shtetit tė sė drejtės dhe pavarėsisė e cilėsisė sė institucioneve tė sistemit tė drejtėsisė”.Nga ana e tij, Prokurori i Pėrgjithshėm i Spanjės shprehu mirėnjohjen dhe nderimin pėr kėtė takim me Presidentin Topi, pėrfaqėsuesin mė tė lartė tė shtetit shqiptar dhe njėkohėsisht kryetarin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.Kandido Konde vlerėsoi marrėdhėniet e frutshme dhe bashkėpunimin e suksesshėm qė ekziston mes institucioneve tė drejtėsisė sė dy vendeve tona pėrsa u pėrket luftės kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe pastrimit tė parave.

    Nė kėtė drejtim Prokurori i Pėrgjithshėm i Spanjės, pasi ēmoi pėrparimin e dukshėm dhe ndryshimet pozitive tė organit tė akuzės sė Shqipėrisė, shprehu gjithė gatishmėrinė dhe mbėshtetjen institucionale pėr dhėnien e pėrvojės dhe ndihmesės nė drejtim tė forcimit tė shtetit tė sė drejtės dhe pavarėsisė sė institucioneve tė tė gjitha vendeve qė aspirojnė pėr t’u integruar nė Bashkimin Evropian dhe nė veēanti tė vendit tonė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 16:22