Kryeministri Berisha prit sot Prokurorin e Pėrgjithshėm tė Spanjės, zotin Candito Conde-Pumpido Touron dhe delegacionin qė e shoqėronte. Nė takim ishte i pranishėm edhe ambasadori i Spanjės nė Shqipėri,Manuel Montobbio.Kryeministri Berisha, pasi e falėnderoi zotin Touron pėr vizitėn, i shprehu mirėnjohjen pėr ndihmėn qė Spanja i ka dhėnė Shqipėrisė nė reformat e ndėrmarra nė sistemin e drejtėsisė, veēanėrisht nė rritjen e performancės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme.
Touron shprehu kėnaqėsinė pėr bashkėpunimin shumė tė mirė me Shqipėrinė nė drejtim tė pėrmirėsimit tė sistemit tė drejtėsisė. Ai i shprehu Kryeministrit Berisha mbėshtetjen e Spanjės dhe gatishmėrinė e institucionit qė ai drejton, qė tė dy vendet tė luftojnė bashkėrisht kundėr krimit tė organizuar.Touron vlerėsoi gjithashtu ecurinė dhe progresin qė Shqipėria ka bėrė nė rrugėn e saj tė integrimit europian dhe u shpreh se Spanja, e cila aktualisht ka presidencėn e radhės tė Bashkimit Europian, do ti japė mbėshtetjen e plotė Shqipėrisė nė kėtė proces.Kryeministri Berisha duke folur pėr reformat e ndėrmarra dhe suksesin e arritur, veēanėrisht nė luftėn kundėr korrupsionit theksoi se kjo luftė ėshtė dhe do tė mbetet prioritet pėr qeverinė shqiptare duke u bėrė pjesė e tė gjitha reformave tė ndėrmarra nė vend.
Kryeministri Berisha vlerėsoi se prokuroria shqiptare ka treguar progres nė vitet e fundit dhe ka dėshmuar vendosmėri nė zbatimin e ligjit. Gjithashtu, Kryeministri vlerėsoi se funksionimi i Task Force-s kundėr krimit ekonomik dhe korrupsionit, tė drejtuar nga prokuroria, ėshtė njė strukturė mjaft e rėndėsishme nė kėtė luftė dhe ka arritur suksese tė dukshme nė kėtė drejtim.Kryeministri Berisha theksoi se Shqipėria ėshtė e gatshme tė nėnshkruajmė ēdo marrėveshje me vendet anėtare tė BE-sė qė forcon luftėn kundėr krimit tė organizuar, atij ekonomik dhe korrupsionit.Nė pėrfundim tė takimit, Kryeministri Berisha i shprehu gjithashtu ambasadorit Montobbio falėnderimet pėr kontributin e tij nė forcimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve dhe shfrytėzoi kėtė takim pėr ti pėrcjellė Kryeministrit Zapatero ftesėn pėr tė vizituar Shqipėrinė.
Kryeministri Berisha pret Prokurorin e Pėrgjithshėm tė Spanjės,Candito Conde-Pumpido Touron
Albatros- ♫ Stafi Administrues ♫
- Shteti :
Gjinia :
Antarėsimi : 12/09/2007
Nr i postimeve : 19030
Pikėt : 37314
Votat : 106
Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.
16032010
Kryeministri Berisha pret Prokurorin e Pėrgjithshėm tė Spanjės,Candito Conde-Pumpido Touron
|
|
No Comment.