BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    °°~°° SiKuR Tė IsHtE FeMrA UdHėHeQėSe? °°~°°

    Dona20
    Dona20
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/06/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1825
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 3863
    <b>Votat</b> Votat : 48
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Mos i merr gjėrat personalisht !! Njerėzit i bėjnė gjėrat pėr vete e jo pėr ty!!

    Buzqeshje °°~°° SiKuR Tė IsHtE FeMrA UdHėHeQėSe? °°~°°

    Mesazh nga Dona20 18/3/2010, 19:02

    Femra ėshtė ajo qenia delikate, e brishtė, e zgjuar e sinqertė qė asgjė nuk mund ta mposhtė,...

    Andaj, sikur tė ishte femra udhėheqėse e botės, ēfarė do ndryshonte bota?
    Njė botė e drejtuar nga femrat do ishte e jashtėzakonėshme,... madje mund ta krahasojm sikur me njė livadhė me lule,...

    Tė gjitha problemet do zhdukeshin, (duke filuar nga luftėrat), dhe tė gjithė do ishim tė lumtur,(hahaha ēfarė imagjinate?).

    Prandaj, jam kurioze tė ju lexoj,... sipas mendimit tė juaj, se si do ishte bota, nė njė rast tė tillė?

    Me respekt,...Dona20.
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: °°~°° SiKuR Tė IsHtE FeMrA UdHėHeQėSe? °°~°°

    Mesazh nga Burrelsja 13/7/2013, 12:57

    60% e tė diplomuarve universitarė nė Evropė janė femra

    Mjafton qė ato tė arrijnė nė njė numėr tė mjaftueshėm nė bordet e korporatave

    Nuk ka dyshim se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ėshtė liderja mė e fuqishme nė Evropė. Drejtoresha menaxheriale e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), Kristin Lagarde, ėshtė njėra ndėr figurat mė me ndikim nė tėrė ekonominė e globit. Britanikėt ende vazhdojnė qė t’i referohen Zonjės sė tyre tė hekurt, kryeministres Margaret Theēėr, kurse finlandezėt janė udhėhequr nga njė presidente, Tarja Halonen, nga viti 2000 deri mė 2012. Evropa thuajse ėshtė mėsuar tanimė me femrat nė vende udhėheqėse nė qeveri, por jo edhe nė biznes. Por, femrat nevojiten mė sė shumti aty - nė biznes. Evropa gjendet nė telashe tė mėdha, ekonomia e saj pėr momentin ėshtė duke u mbajtur disi, por asaj vazhdon qė tė kėrcėnohet nga rreziku i recesionit, duke rrezikuar qė ta tėrheqė me vete edhe pjesėn mė tė madhe tė botės.
    Talentet e pashfrytėzuara

    Gratė eventualisht do tė mund ta shpėtonin ekonominė, sikur numri i tyre tė ishte mė i madh, jo vetėm nė fuqinė punėtore, por edhe nė vendet udhėheqėse. Ato nevojiten nė bordet udhėheqėse dhe nė postet tjera tė larta, ku tradicionalisht kanė munguar. Mesatarisht, 10% e zyrtarėve tė lartė tė korporatave evropiane janė femra, por nė shumė vende evropiane, ajo shifėr ėshtė mė e ulėt. Nė Suedi, ajo shifėr ėshtė 21%, derisa nė Gjermani vetėm 3%. Vendosja e femrave nė poste tė larta tė menaxhimit ka tė bėjė, pikė sė pari me shfrytėzimin e talentit, qė ėshtė nė dispozicion: 60% e tė diplomuarve universitarė nė Evropė janė femra. “Ne jemi njė shoqėri qė ėshtė duke u plakur”, thotė zėvendėspresidentja e Komisionit Evropian, Vivian Reding. “Ne nuk mund t’ia lejojmė vetes qė tė lėmė talente tė pashfrytėzuara”. Kur Reding kėrkoi nga shkollat e larta tė biznesit qė ta pėrpilonin njė listė tė femrave qė janė tė kualifikuara pėr tė qenė nė bordet e korporatave tė Evropės, ajo mori njė listė prej rreth 8.000 emrash. Megjithatė, nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės, vazhdon qė tė mbretėrojė njė rezistencė ndaj tyre.Femrat menaxhere

    Femrat nevojitet qė t’u ndihmojnė korporatave, qė tė rreken me njė ambient gjithnjė e mė tė paparashikueshėm tė biznesit. “Ne besojmė fuqishėm se sa mė pak e sigurt qė tė jetė bota, aq mė i llojllojshėm duhet tė jetė menaxhmenti”, thotė Agnes Audie nga “Boston Consulting Group”. Kjo llojllojshmėri mund tė sigurohet nga kombet e ndryshme apo nga stilet e ndryshme, por gjithnjė e mė shpesh ėshtė evidente se njė gjė e tillė mė sė miri mund tė sigurohet nga gjinitė e ndryshme.
    Konsulentėt e kompanisė “McKinsey & Co.”, kanė dėshmuar se ekziston njė lidhje shumė e fortė midis pranisė sė femrave nė postet ekzekutive, sensit pozitiv tė kompanisė nė lidhje me performansėn e vet organizative dhe performancės sė saj financiare. Nė fakt, nė njėrin nga studimet mė tė reja, “McKinsey” ka zbuluar se shumica e klientėve tė anketuar kanė thėnė se lloji i menaxhimit qė dėshironin nė kohėt e krizės, ėshtė ai qė zakonisht lidhet me femrat: njė vendimmarrje e pėrbashkėt, njė shfrytėzim i shkathėt i pritjeve dhe shpėrblimeve, njė stimulim intelektual. Megjithatė, ajo qė shumė biznese janė duke e marrė qė nga fillimi krizės, ėshtė njė rritje e menaxhmentit diktatorial, i cili shpesh mishėrohet nga shefat meshkuj.

    Ndryshime tė ngadalta pėr gratė nė poste tė larta

    Pėrpjekjet e Redingut pėr ta vėnė njė kuotė mbarė-evropiane rreth pranisė sė femrave nė bordet e korporatave, njė detyrė qė nė shikim tė parė duket shumė e thjeshtė, ishte zvarritur qė nga fundi i vitit tė kaluar. Kuota prej 40% ėshtė miratuar si standard evropian, por secili vend e ka mbajtur tė drejtėn qė tė vendosė se a do ta shndėrrojė kėtė kuotė nė ligj. “Unė jam nė politikė qė nga viti 1979 dhe kurrė deri tani nuk kam parė njė luftė tė tillė”, tha ajo. Gjatė disa viteve tė fundit, pjesa mė e madhe e kompanive nė Evropė kanė ndėrmarrė iniciativa ndėr mė tė ndryshmet. Ata ende nuk i kanė parė rezultatet e asaj qė kanė bėrė, thotė Sandrin ¬Devillard, lidere globale e Iniciativės sė grave tė “McKinsey”-t. Hapi tejet i ngadalshėm i ndryshimeve pėr gratė nė poste tė larta, nuk ka tė bėjė vetėm me Evropėn, por nė kėtė kohė krize, ky problem vetėm sa ėshtėtheksuar edhe mė shumė. Nėse emėrimi i njė numri mė tė madh tė femrave nė poste ekzekutive dhe nė bordet e korporatave mund tė ndihmojė, atėherė pse njė gjė e tillė nuk ėshtė duke u ndėrmarrė mė shpejt? Redingu thotė se pėrgjigjja nė kėtė pyetje ėshtė e thjeshtė. “Ujqit e vjetėr – meshkujt – nuk duan qė tė shqetėsohen nga ardhja e femrave. Natyrisht, realiteti ėshtė mė i komplikuar dhe kėrkimi i zgjeruar i Devillardit pėr “McKinsey”-n sugjeron pse ėshtė kėshtu. Devillard, 43-vjeēare, kishte filluar tė punonte pėr “McKinsey”-n, thuajse dy dekada mė parė. Ajo ishte fėmija i vetėm i prindėrve francezė dhe e kishte kaluar njė pjesė tė madhe tė rinisė nė shkretėtirėn e Nigerisė, ku i ati i saj punonte pėr njė kompani franceze si inxhinier kimik.

    Pėrvoja e 43-vjeēares

    Falė njė edukimi tė mirė dhe njė energjie tė madhe, ajo mori njė bursė nga “McKinsey” nė Paris, ku mė pas filloi qė ta trasonte rrugėn e saj drejt majave mė tė larta tė korporatės, e cila i ka 102 degė nė mbarė botėn. Ajo thotė se e ka pasur fatin qė tė punonte nė njė ambient tė tillė, ku pėrkatėsia gjinore nuk kishte fare rėndėsi pėr shefat. Por, kur kishte vendosur qė ta lindte fėmijėn e parė, Devillardit iu kishte kujtuar se, megjithatė, ishte femėr. Ajo thotė se njė gjė e tillė e kishte stresuar shumė. “Kisha ndjenjėn sikur isha duke shkuar me njė shpejtėsi tėmadhe nė autostradė, pa e ditur se ku duhej tė shkoja”, thotė ajo. Pasi qė u kthye nė kompani pas pushimit tė lindjes, ajo u bė e vetėdijshme se sa tė pakta ishin femrat nė postet udhėheqėse. Ajo ia tha kėtė gjė shefit tė saj dhe ai u pajtua se duhej tė ndėrmerrej diēka nė kėtė drejtim. Nė vitin 2005, Devillardi arriti qė tė zgjidhej partnere e kompanisė. Mu nė kėtė kohė, asaj i lindi ideja e bėrjes sė njė studimi rreth femrave nė botėn globale tė biznesit, ide e cila, pėr fat tė mirė, i pėlqeu edhe shefit tė saj.

    Studimi

    Nė njėrin nga studimet mė tė reja, “McKinsey” ka zbuluar se shumica e klientėve tė anketuar, kanė thėnė se lloji i menaxhimit qė dėshironin nė kohėt e krizės, ėshtė ai qė zakonisht lidhet me femrat: njė vendimmarrje e pėrbashkėt, njė shfrytėzim i shkathėt i pritjeve dhe shpėrblimeve, njė stimulim intelektual.
    10

    pėr qind e zyrtarėve tė lartė tė korporatave evropiane janė femra

      Ora ėshtė 7/5/2024, 22:34