BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Delegacioni i PE-sė, nė Tiranė. Sot takime me Topin dhe Berishėn

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    22032010

    Buzqeshje Delegacioni i PE-sė, nė Tiranė. Sot takime me Topin dhe Berishėn

    Mesazh nga Vizitor

    UPDATE- Delegacioni i PE-se, vazhdon sot turin e takimeve me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, dhe kryetaren e Kuvendit, Topalli.


    Delegacioni kryesuar nga Eduard Kukan, shefi i Komisionit pėr Ballkanin dhe pėrbėre nga eurodeputetėt Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, holandezja Marije Cornalissen si dhe raportuesja e Parlamentit pėr liberalizimin e vizave Tanja Fajon u takuan dje me
    kreun e PS-se, Edi Rama.


    Gjatė kėtij takimi, Edi Rama i kėrkoi pėrfaqėsuesve tė Parlamentit Europian mbėshtetje pėr procesin e liberalizimit tė vizave dhe integrimit europian tė Shqipėrisė, tė cilin kreu socialist e cilėsoi si ėndrrėn europiane tė shqiptarėve.


    Njė temė e bisedės ishte edhe zhvillimet e fundit politike nė Shqipėri. Edi Rama shprehu keqardhjen pėr sjelljen e mazhorancės nė seancėn plenare tė javės sė fundit, ku sipas tij, kėrkesės sė opozitės pėr transparencė dhe hetim tė plotė e tė detajuar tė zgjedhjeve, pushteti iu pėrgjigj me forcėn e kartonėve, duke tjetėrsuar dhe shndėrruar nismėn e opozitės pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar nė njė farsė qė nuk mund tė sigurojė as transparencė tė zgjedhjeve tė fundit dhe as garanci pėr standardet e zgjedhjeve tė ardhshme.


    Nga ana e tij, Eduard Kukan shprehu keqardhjen pėr mosarritjen e kompromisit nė parlament dhe pėr vazhdimėsinė e krizės nė Shqipėri. "Pas hyrjes sė opozitės nė parlament", -theksoi Kukan, "shpresa pėr gjetjen e njė zgjidhje u shtua, ndėrkohė qė sot me keqardhje vėmė re se zgjidhja e shumėpritur ende nuk ėshtė gjetur".


    Delegacioni mberriti dje ne Tirane per te pare nga afėr se si janė plotėsuar kushtet e BE-sė pėr lėvizjen e lirė tė shqiptarėve.


    Kukan ka theksuar se ėshtė e rėndėsishme qė liberalizimi tė realizohej para verės, nė mėnyrė qė njerėzit tė lėvizin lirshėm, por pėr kėtė duhen parė kushtet.


    Sipas tij, janė dėrguar 3 grupe ekspertėsh nė Tiranė pėr tė verifikuar pėrmbushjen e kritereve dhe raportet e dy grupeve tė para ishin pozitive. "Presim qė dhe grupi i fundit tė ketė po ashtu qėndrim pozitiv. Pra, kemi tė bėjme me njė situatė ku Shqipėria po pėrmbush kriteret dhe logjikisht Komisioni pėrcaktoi kushtet ju po i plotėsoni ato dhe ne duam tė rekomandojmė gjithandej se nuk duhet pritur me", ka thėnė ai.




    __________________


    Liberalizimi i vizave, kritika KE-sė: Po veproni ngadalė pėr Shqipėrinė

    INTERVISTA/ Drejtoresha e projektit tė vizave Shengen nė organizaten Nisma Evropiane e Stabilitetit (ESI), Alexandra Stiglmayer, kritikon Komisionin Evropian se po vepron me ngadalėsi nė vlerėsimin e kritereve pėr tė lejuar Shqipėrinė qė tė ketė regjim pa viza me vendet e Shengenit brenda kėtij viti.

    Organizata studimore, Nisma Evropiane e Stabilitetit (ESI), thotė nė njė reagim tė saj pasi misionet vlerėsuese tė Komisionit kanė pėrfunduar kėto ditė vlerėsimin e kritereve nga Shqipėria, se kalendari i Komisionit "sugjeron se kur ėshtė fjala pėr ēėshtje 'urgjente' aplikohen standarde tė dyfishta pėr vende tė caktuara nė Ballkan".

    "Nuk ka asnjė arsye tė qėnėsishme pėr vonesė, pėrveēse mungesė vullneti politik," thotė njė njoftim i ESI-t.



    Misioni vlerėsues i Komisionit Evropian pėrfundoi javėn e shkuar shqyrtimin e plotėsimit tė kushteve nga Shqipėria pėr ēėshtjen e regjimit pa viza nė vendet e Shengenit.

    Ata kanė shqyrtuar tė gjitha ēėshtjet qė janė kushte pėr tė ofruar udhėtim pa viza. Me sa dij unė javėn e kaluar pėrfundoi i ashtuquajturi Bllok 2, qė do tė thotė ēdo gjė qė ka tė bėjė me kontrollin e kufijve dhe migrimin e paligjshėm, por mė parė njė mision tjetėr shqyrtoi ēėshtjen e luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe nė dhjetor ka pasur njė tjetėr mision qė shqyrtoi sigurinė e dokumentave, nėse pasaportat biometrike plotėsojnė tė gjitha kushtet.

    Ēfarė do tė ndodhė tani? A ėshtė kjo mundėsia e fundit qė autoritetet shqitapre kanė pėr tė plotėsusar kushtet pėr tė marrė regjimin pa viza?

    Kjo nuk ėshtė mundėsia e fundit, sepse, edhe nė rastin mė tė pamundur, nėse Shqipėria nuk ka bėrė njė punė tė mirė, Komisioni do tė bėnte njė mision tjetėr vlerėsues pak kohė mė vonė. Por kjo ka shumė pak mundėsi tė ndodhė. Komisioni, bazuar nė raporte tė mara nga qeveria shqiptare, e ka ditur afėrsisht se cila ka qenė gjendja, dhe ky mision ka shkuar atje thjesht pėr tė verifikuar nė terren, se si ėshtė gjendja. Pra, bazuar nė kėtė, Komisioni do tė bėjė tani njė vlerėsim tė pėrgjithshėm dhe tė rekomandojė udhėtim pa viza pėr Shqipėrinė, ose, nė rastin mė tė keq, tė rekomandojė udhėtim pa viza me kushtin qė tė zgjidhet nė muajt e ardhshėm ndonjė ēėshtje qė mund tė ketė mbetur pa u zgjidhur.

    Pasi Komisioni bėn rekomandimin, atėhere gjithė kėtė procedurė duhet ta aprovojė Parlamenti Evropian?
    Komisioni Evropian duhet tė propozojė amendimin e ligjit qė pėrcakton vendet qytetarėt e tė cilave mund tė udhėtojnė pa viza nė zonėn e Shengenit dhe ato vende qytetarėt e tė cilave kanė nevojė pėr vizė. Pra, Komisioni shkruan propozimin zyrtar dhe pastaj Parlamenti Evropian duhet ta miratojė, dhe pas tij duhet ta miratojė edhe Kėshilli.


    Nė njė raport tė fundit nga organizata juaj, Nisma Evropiane e Stabilitetit, ju sugjeroni se kur ėshtė puna "pėr ēėshtje urgjente aplikohen standarde tė dyfishta pėr vende tė ndryshme tė Ballkanit", dhe ju sugjeroni se mund tė ketė vonesė nė marrjen nga Shqipėria tė regjimit pa visa nė BE.
    Po, sepse vitin e shkuar, kur Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia morėn regjimin pa viza nė nėntor, si Parlamenti Evropian ashtu edhe Kėshilli thanė se ata shpresonin se Shqipėria dhe Bosnia do ta marrin kėtė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Dhe ata thanė se kjo duhet trajtuar si njė ēėshtje urgjente dhe i bėnė thirrje Komisionit qė tė paraqesė njė propozim legjislativ pėr ta ndryshuar ligjin pėrkatės sa mė shpejt.

    Por tani, sipas kalendarit tė tanishėm tė Komisionit, ėshtė e pamundur qė Shqipėria dhe Bosnia tė marrin udhėtim pa visa para verės, sepse tė gjitha kėto procedura: shkruajtja e propozimit nga Komisioni, procedura e konsultimit dhe miratimit tė brendshėm, kalimi nė Parlamentin Evropian, komisionet e parlamentit, dhe pastaj nė Kėshill, e gjitha kjo do kohė dhe pėr momentin nuk duket se Komisioni do ta paraqesė propozimin aq herėt qė ky proces tė zhvillohet para verės, dhe e gjitha kjo ėshtė nė kontradiktė me atė qė Parlamenti dhe Kėshilli kėrkuan vitin e shkuar.


    A mendoni ju se ka njė mungesė vullneti politik nga ana e Bashkimit Evropian pėr kėtė ēėshtje?
    Nuk mendoj se ėshtė domosdoshmėrisht mungesė vullneti politik nga ana e tė gjithė BE-sė , por pėr momentin ėshtė Komisioni qė po punon shumė ngadalė. Unė vetėm mundem tė spekuloj pėr arsyen pse. Nuk mendoj se ka qėllim pėr tė punuar ngadalė, por kėta njerėz duan tė kenė sa mė shumė kohė qė tė jetė e mundur nė dispozicion pėr tė bėrė punėn e tyre. Ata nuk duan tė bėjnė premtime tė shpejta.

    Ne besojmė, megjithatė, se ndėrsa Kėshilli dhe vendet anėtare thonė se kjo ėshtė njė ēėshtje prioritare, atėhere ka vullnet politik pėr ta bėrė kėtė sa mė shpejt. Dhe ne mendojmė se vitin e shkuar pati njė vullnet politik pėr t'i dhėnė disa vendeve tė caktuara regjim pa viza, dhe si rrjedhim disa gjera u bėnė shumė shpejt.


    A mendoni ju se gjendja nė Shqipėri, bllokimi politik atje, mund tė ndikojė nė vendimin qė do tė marrė Komsioni?
    Ne mendojmė se Komisioni do tė pėrpiqet tė jetė shumė objektiv dhe tė mos konsiderojė ndonjė kusht, qė nuk pėrfshihet nė hartėn e rrugės, si ato gjera qė ne pėrmendėm: pasaporta biometrike, kontroll rigoroz tė kufijve, lufta kundėr krimit tė organizuar. Ne e dijmė se disa vende anėtare kanė filluar tashmė tė thonė se ndoshta nuk ėshtė mirė qė t'i jepet Shqipėrisė udhėtim pa viza gjatė kėsaj periudhe tė njė bllokimi politik. Kjo ėshtė e gabuar, sepse procesi ka qenė shumė teknik. Vendet anėtare kanė thėnė: "Ja ku janė kėto 50 a mė shumė kushte, kur ato tė jenė plotėsuar atėhere vendi meriton udhėtim pa viza". Pra, futja tani nė lojė e problemeve politike, nuk ka qenė ndonjėherė kriter, kėshtu qė nuk duhet tė ndodhė.


    Kur pritet qė Komisioni tė thotė nėse Shqipėria i ka plotėsuar kriteret?

    Ata kanė thėnė se do ta japin vlerėsimin e tyre nė mesin e muajit prill, por kjo ėshtė tepėr vonė. Sikurse e thashė, misioni i fundit vlerėsues e pėrfundoi punėn e tij javėn e shkuar, dhe ne shpresojmė se ekspertėt do ta paraqesin raportin e tyre para Komisionit sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Dhe ėshtė plotėsisht e mundur qė ta shkruash njė raport tė tillė brenda njė jave apo dy.

    Pra, nėse Komisioni e merr kėtė raport nga mesi i marsit, atėhere Komisioni duhet tė pėrpiqet ta shkruajė raportin e tij tė pėrgjithshėm deri nga fundi i marsit, qė ėshtė gjithashtu e mundur qė tė shkruash njė raport pėr dy vende brenda dy javėsh. Dhe kjo do tė lejonte qė tė gjitha hapat e tjera tė merren pak mė herėt, qė do tė thoshte qė Shqipėria, ashtu edhe Bosnia, tė kishte regjim pa viza para verės nėse ato plotėsojnė kushtet.



    ________________________


    BE vonon liberalizimin, heqja e vizave nė verė, gati e pamundur

    BRUKSEL- Shqiptarėt duket se nuk do tė lėvizin pa viza nė verė, sikundėr u premtua se do tė ndodhte nėse do tė plotėsoheshin kushtet.


    Sė paku kėshtu rezulton nga njė letėr e hapur e organizatės jofitimprurėse e Inisiativės Europiane pėr Stabilitet, e cila i kėrkon urgjentisht Parlamentit Europian tė mos shkelė premtimin e bėrė pėr tė liberalizuar vizat me Shqipėrinė dhe Bosnje Hercegovinėn brenda kėtij
    viti.


    Letra e hapur i ėshtė dėrguar Komisionit Europian, grupit tė punės pėr liberalizimin e vizave, Parlamentit Europian dhe Sekretariatit tė Kėshillit Europian tė PE.


    Sipas letrės, BE akuzohet se po pėrdor standarde tė dyfishta lidhur me liberalizimin e vizave me vendet qė ngelėn nė klasė nė fazėn e parė ku pėrfitoi Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.


    Letra e firmosur njė ditė mė parė sqaron se dhe nėse Shqipėria dhe Bosnje Hercegovina do tė plotėsojnė standardet, do tė ketė vonesa nė procedurat e BE-sė, e cila kishte saktėsuar 10 qershorin si datėn kur do tė vendosej pėr vizat nė kėto dy vende.


    Sipas letrės, Parlamentit Europian i duhen tė paktėn 6-7 javė qė tė pėrpilojė rezolutėn pėr liberalizimin e vizave pas rezolutės sė KE-sė, qė do tė thotė se rezoluta nuk do tė jetė gati tė paraqitet nė Kėshillin e Ministrave tė BE-sė nė njė takim qė do tė mbahet gjatė presidencės spanjolle mė 3-4 qershor 2010.


    Pas kėsaj, takimi i ardhshėm i Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė ėshtė nė datat 7- 8 tetor, nė kohėn e presidencės belge dhe nėse vendimi merret pikėrisht nė kėtė datė do tė duhen mė pak se 20 ditė qė vendimi tė hyjė nė fuqi pas botimit nė fletoren zyrtare.


    Organizata qė ka shkruar letrėn u bėn thirrje vendeve tė BE-sė qė tė mbahet premtimi dhe situata politike nė Shqipėri tė mos shihet si ndėshkuese pėr qytetarėt.


    (LETREN E HAPUR mund ta lexoni ne sitin http://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=435)




    ______________


    Kryeministri belg: Punoni pėr vizat. Berisha: Kemi bėrė progres

    UPDATE- Pak dite me pare, Kryeministri i Mbretėrisė sė Belgjikės, Yves Leterme, vendi i tė cilit merr Presidencėn e BE-sė nė muajin korrik vizitoi vendin tonė, ku u prit nga kryeministri Sali Berisha.

    "Kam ardhur kėtu si kryeministri i vendit qė pret tė marrė Presidencėn e BE-sė nė korrik. Mendoj se anėtarėsimi i Shqipėrisė nė BE ėshtė faktor kyq, sepse ėshtė nė interes tė tė qytetarėve shqiptarė dhe atyre tė Bashkimit Europain", tha kryeministri i Belgjikės.


    Pėrsa i pėrket liberalizimit tė vizave, kryeministri Leterme u shpreh se inkurajoj z. Berisha pėr njė angazhim mė tė madh nė plotėsimin e tė gjitha procedurave pėr liberalizimin e vizave. "Kjo ėshtė njė ēėshtje teknike dhe jo politike", shtoi ai.


    Nderkohe Sali Berisha deklaroi se progresi i bėrė nė pėrmbushjen e detyrimeve pėr liberalizimin e vizave ėshtė i dukshėm.


    "Kėto ditė, njė ekip i gjerė i organizuar nga KE kanė vizituar vendin, kanė patur bisedime dhe kontakte intensive me punonjės tė administratės dhe institucioneve, duke trajtuar me to tė gjitha ēėshtjet e udhėrrėfyesit tė heqjes sė vizave, por qė kanė tė bėjnė me institucionin perspektiv"- ka thėnė Berisha, duke shtuar se "ėshtė shėnuar njė progres thelbėsor nga tė gjitha institucionet e vendit, nė pėrmbushjen e detyrimeve tona dhe pėr kėtė meritojnė pėrgėzim tė gjithė drejtuesit, punonjėsit , tė cilėt e kanė marrė kėtė ēėshtje me seriozitetin mė maksimal".
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 06:47