BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kriza, Rama me aleatėt: Protestat nisin nė Prill. Zgjidhjen e jep populli

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    22032010

    Buzqeshje Kriza, Rama me aleatėt: Protestat nisin nė Prill. Zgjidhjen e jep populli

    Mesazh nga Vizitor

    TIRANĖ- Opozita do t'u drejtohet sėrish protestave pėr tė kryer transparencėn e plotė tė zgjedhjeve tė 28 Qershorit me qėllim ndryshimin e gjendjes aktuale politike. Kėtė qėndrim e shfaqi i gjithė spektri opozitar, pas takimit tė aleatėve tė majtė e tė djathtė pasditen e djeshme.


    Ata theksuan se brenda muajit prill do tė rifillojnė protestat pėr largimin e qeverisė "Berisha" dhe pėr rivendosjen tė drejtėn e votės, qė sipas tyre u cėnua nga manipulimi i zgjedhjeve nė 28 Qershorin e kaluar.


    Pasi Kuvendi nuk mori parasysh nismat e Partisė Socialiste pėr hapjen e kutive tė votimit, por miratoi vetėm nismat e mazhorancės pėr ngritjen e komisionit hetimor pa hapur kutitė e votimit, opozita e ka cilėsuar kėtė qėndrim si antikushtetues dhe pėr kėtė arsye, ajo do t'i rikthehet protestave, duke i quajtur tė ezauruara tė gjitha rrugėt ligjore e demokratike pėr zgjidhjen e krizės politike. Njėri prej aleatėve tė Partisė Socialiste, Spartak Ngjela, theksoi se duke parė qė mazhoranca nuk dha asnjė shenjė pėr zgjidhjen e krizės politike, atėherė duhet tė nisė menjėherė njė protestė masive popullore pėr tė ndryshuar nė mėnyrė radikale kėtė gjendje, e cila sipas tij, ka arritur deri nė kėtė pikė pėr shkak tė manipulimit tė zgjedhjeve.


    "Duke parė kėtė gjendje dhe duke menduar se Partia Socialiste me deputetėt e saj bėri tė gjitha pėrpjekjet, duhet qė tė nisė urgjentisht njė lėvizje e madhe popullore pėr tė ndryshuar krejtėsisht nė mėnyrė radikale pėrgjegjėsinė ndaj popullit dhe pėr tė nxjerrė gjendjen nga kjo krizė e cila vjen si pasojė e manipulimit tė zgjedhjeve",- tha dje Ngjela pas takimit. Ai vuri nė dukje gjithashtu se populli duhet t'i japė fund njė qeverisje tė paligjshme, qė sipas Ngjelės, e ka futur vendin nė krizė edhe me faktorin ndėrkombėtar.


    "Njė gjendje qė degradon nė tė pashpresė tė madhe ndaj situatės, na bėn koshientė dhe kemi vendosur qė brenda muajit prill tė caktohet njė datė e pėrshtatshme, mundėsisht gjatė javės sė fundit tė kėtij muaji ku t'i bėhet thirrje tė gjithė shqiptarėve tė vijnė nė Tiranė, pėr t'i dhėnė fund qeverisjes sė njė qeverie tė paligjshme kundėr frymės sė popullit e antidemokratike, qė jo vetėm ka krijuar kriza tė brendshme, por pėrfundimisht krijoi edhe njė krizė nė aspektin ndėrkombėtar duke i bėrė sfidė politikės sė lartė tė SHBA-sė",- u shpreh ai.


    Ngjela shtoi se po tė lejohet kjo situatė edhe pėr dy muaj tė tjerė, atėherė do tė jetė e vėshtirė qė qeveria tė rrėzohet me anėn e protestave dhe rrugėve tė tjera demokratike. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur edhe kreu i G99-ės, Erion Veliaj, i cili theksoi se nė pamundėsi tė gjetjes sė njė kompromisi me mazhorancėn, opozita ėshtė e detyruar ta zhvillojė aksionin e saj politik pėrmes protestave."Ajo qė ndodhi tė premten nuk ishte zgjidhje. Nė pamundėsi tė njė zgjidhje tjetėr do takohemi me Berishėn, ditėn e rrėzimit tė tij.


    Kemi dy mundėsi, ose tė ulim kokėn ose tė themi qė nuk e pranojmė kėtė stil jetese", - nėnvizoi Veliaj. Edhe kreu i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi saktėsoi se, duke parė qėndrimin refuzues tė mazhorancės pėr tė zgjidhur krizėn politike, i mbetet popullit shqiptar pėr tė dhėnė pėrgjigjen dhe zgjidhjen pėrfundimtare. "Tashmė duhet kuptuar se e gjithė pėrgjegjėsia ėshtė tek Partia Demokratike, tek Kryeministri Berisha, tek qeveria e krijuar me mashtrimin dhe manipulimin e zgjedhjeve dhe me lojėn e Ilir Metės dhe pazaret me Sali Berishėn.


    Komuniteti ndėrkombėtar duhet ta ndajė "shapin nga sheqeri", sepse opozita i konsumoi kėshillat, i konsumoi mjetet demokratike dhe tashmė i mbetet popullit nė protestė pėr t'i dhėnė zgjidhjen pėrfundimtare",- theksoi Gjinushi. Ai vuri nė dukje se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė specifikojė qartė qėndrimin e tij pėr situatėn politike nė Shqipėri dhe duhet ta kuptojė se pėrgjegjėsia ėshtė tek mazhoranca dhe se zgjidhja sipas Gjinushit vjen vetėm me largimin e Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisė qė ai drejton. "Opozita e konsumoi gjithēka kishte nė dorė. I pėrdori tė gjitha mjetet demokratike qė u shkelėn nė mėnyrė antidemokratike. Kėshtu qė, komuniteti ndėrkombėtar nuk mund tė rrijė mė si njė arbitėr qė nuk e ndan as kėtej as andej, por duhet tė kuptojė qė faji ėshtė tek Sali Berisha dhe zgjidhjet janė me largimin e Sali Berishės dhe qeverisė sė tij",- pėrfundoi ai.


    Gjinushi shtoi se nė dy seancat e tij tė fundit, Kuvendi tregoi se nuk ėshtė mė funksional. Qėndrimi i spektrit opozitar pėr t'iu rikthyer protestave vjen pas refuzimit tė mazhorancės pėr tė miratuar nė Kuvend nismat e Partisė Socialiste qė synonte transparencėn e zgjedhjeve nėpėrmjet ngritjes sė komisionit hetimor qė do tė bėnte tė mundur hapjen e kutive tė votimit, si rrugė pėr zgjidhjen e krizės politike, zgjidhje tė cilėn tashmė opozita do ta kėrkojė nėpėrmjet protestave masive popullore.

    ____________________



    Kriza, Rama: Tani, vetėm zgjedhje tė parakohshme


    Kreu socialist ka deklaruar se opozita do tė vijojė tė kėrkojė transparencėn e zgjedhjeve dhe largimin e qeverisė




    Ai ka paralajmėruar nisjen e njė vale tė re protestash nė gjithė Shqipėrinė. Nė ditėt nė vijim pėrcaktohen hapat

    Protesta qytetare nė tė gjithė Shqipėrinė pėr tė bėrė tė mundur transparencėn e procesit elektoral tė 28 qershorit ose nė tė kundėr rrėzimin e kėsaj qeverie dhe zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme. Kėto janė dy rrugėt qė ka pėrcaktuar Partia Socialiste, si objektiv tė vetin tashmė qė pėrpjekjet institucionale pėr hetimin e zgjedhjeve dėshtuan. Njė ditė pas seancės maratonė, ku palėt nė debat dėshtuan tė gjejnė njė zgjidhje tė pranueshme pėr krizėn, kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, gjatė njė bashkėbisedimi me gazetarėt ka denoncuar dhunėn e kartonit tė pėrdorur nga mazhoranca nė sallė, duke ngritur njė komision hetimor antiligjor, si dhe ka bėrė tė qartė nė vija tė trasha strategjinė qė do tė ndjekė pėr tė arritur qėllimin qė i ka vėnė vetes nė gjithė kėtė betejė qė ka nisur qysh pas zgjedhjeve tė shkuara. "Ky ėshtė njė parlament qė ėshtė fare e qartė nuk mund tė bėjė dot ligje pėr qytetarėt e Shqipėrisė. Dhe kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė ne tė protestojmė pėr largimin e qeverisė, shpėrndarjen e parlamentit dhe krijimin e kushteve qė shqiptarėt tė rizgjedhin" - ka deklaruar Rama gjatė bashkėbisedimit me gazetarėt. Me qėndrimin qė mbajti mazhoranca nė fund tė seancės, duke votuar njė komision hetimor, pėr tė cilin nuk kishte njė kėrkesė tė shkruar, kryesocialisti ka theksuar se kriza politike nė vend ėshtė bėrė mė e madhe. Mė poshtė po japim disa pjesė nga bashkėbisedimi i zhvilluar me pėrfaqėsuesit e medias.
    Protestat ishin vetėm njė kėrcėnim, si ato kėrcėnimet e ēunave tė lagjes qė thonė gjithė kohės do tė tė rrah dhe nuk bėjnė asgjė, apo ėshtė punuar pėr organizimin e tyre?
    Sė pari, besoj qė tė gjithė jeni dėshmitarė se opozita zhvilloi protesta dhe nė kuadrin e kėtyre protestave zhvilloi dhe njė protestė tė zhvilluar kurrė mė parė pėr lirinė e votės nė Shqipėri pėr nga angazhimi dhe pėrmasat e pjesėmarrjes. Dhe pa asnjė dyshim, ne jo vetėm nuk i kemi pėrdorur protestat si kėrcėnim po kemi vazhduar tė punojmė paralelisht pėr t'i organizuar ato tė vetėdijshėm se mund tė gjendeshim pėrpara njė situate si kjo, ku jemi sot me refuzimin kategorik tė ēdo mundėsie pėr zgjidhje pėrfshirė dhe mundėsinė qė ju pėrmendėt dhe pavarėsisht se nuk e kishim menduar edhe pse nuk jemi tė befasuar, atė mėnyrė tė shėmtuar tė turpshme, me tė cilėn u mbyll mbrėmė njė dialog apo njė pėrpjekje pėr dialog e jona qė ndeshi nė vesh tė shurdhėr. Thėnė kjo, dy gjėra janė tė qarta, PS dhe opozita e bashkuar do tė lėvizi me shpejtėsi drejt nxjerrjes nė tė gjitha hapėsirat publike tė vendit tė protestuesve dhe do tė organizojė njė valė protestash, tė cilat nuk do tė ndalen pa u venė nė vend e drejta pėr transparence. Dhe nė kėto protesta nė mėnyrė tė qartė, pa asnjė ekuivok, do tė kėrkojmė largimin e qeverisė.
    Do tė ishte njė opsion pėr zgjidhjen e krizės hapja vetėm e kutive tė materialeve zgjedhore dhe jo e fletėve tė votimit?
    Nuk patėm nga pala tjetėr asnjė propozim, patėm vetėm refuzimin pėr t'ju afruar kutive. Kutitė janė pėr palėn tjetėr temjani qė tmerron djallin, sepse nė kuti fshihet e vėrteta qė pala tjetėr nuk i ka marrė votat pėr tė qeverisur Shqipėrinė, por i ka grabitur ato duke tjetėrsuar vullnetin e popullit. S'ka asnjė njeri qė tė mos jetė nė gjendje ta kuptojė tashmė se duke i ikur kutive me njė tmerr qė duket qartė nė tė gjithė mėnyrėn sesi argumentohet refuzimi pėr t'i hapur ato, pala tjetėr i ikėn si krimineli vendit ku ka kryer krimin.
    Cili ėshtė qėndrimi qė do tė mbajė PS dhe grupi i saj parlamentar ndaj parlamentit pas kėtij vendimi?
    Ky nuk ėshtė parlamenti i Shqipėrisė, ky ėshtė parlamenti i Ruzhdies. Me atė qė ndodhi mbrėmė nė fund tė seancės, tanimė ky nuk ėshtė thjesht njė krahasim simbolik, por ėshtė njė krahasim qartėsisht literal. Dje, parlamenti ose me saktė shumica nė parlament e dalė nga zgjedhjet si ato nė Ruzhdie u soll njėsoj si komisionerėt e Ruzhdies, duke grabitur firmat e deputetėve tė opozitės, duke refuzuar tė respektojė procedurėn e miratuar nga vetė parlamenti, duke mos pranuar vullnetin e mbėshtetur mbi rregulloren e parlamentit pėr tė tėrhequr nismėn dhe duke votuar njė nisėm qė s'ishte e vetja.
    Ėshtė bėrė e qartė rruga e protestės?
    Kjo nuk ėshtė njė rrugė e lehtė, kjo ėshtė njė rrugė e vėshtirė, si rrugė pėr tė vendosur njė tė drejtė tė marr peng. Por, kjo nuk ėshtė njė arsye mė pak, kjo ėshtė njė arsye mė shumė, qė ne tė vazhdojmė betejėn nė kėtė rrugė. Dhe, sigurisht, pėr tė gjitha detajet ne do tė jemi konkret nė ditėt nė vijim, qoftė pėr mėnyrėn sesi do tė pėrcaktojmė marrėdhėnien me parlamentin, qoftė pėr mėnyrėn sesi do tė pėrcaktojmė edhe hapat pėr ngritjen e valės sė protestave. Por, ėshtė e sigurt qė qoftė nė njėrin aspekt, qoftė nė aspektin tjetėr, ne jemi tė vetėdijshėm pėr barrėn e madhe qė kemi pėr tė moslejuar qė nė Shqipėri tė konsolidohet njė sistem qė duhet shkulur nga rrėnjėt. Rrėnjėt janė tek vota, gjenden tek kutitė e votimit dhe ne nuk duhet dhe do tė bėjmė ēmos qė tė mos lejojmė qė ai sistem tė kthehet nė njė normė nė jetėn e Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Do tė ishte fundi i ēdo perspektive dhe i ēdo shprese pėr tė pasur njė Shqipėri europiane, pėr tė pasur njė Shqipėri pa krizė ekonomike, pėr tė pasur njė Shqipėri pa krizė tė shtetit tė sė drejtės pėr tė pasur njė Shqipėri pa krizė tė demokracisė pėr njė sėrė vitesh.
    Nė kushtet kur po vazhdonte debati nė Kuvend, ēfarė i deklaruat komisionerit tė BE-sė, Stefan Fule, ia bėtė atij tė njohura qėndrimet tuajat?
    Ne do tė zhvillojmė njė betejė, e cila nuk fillon sot, por e cila sot hyn nė njė fazė tė re. Dhe ka qenė e qartė qysh nė krye tė herės dhe mbetet e qartė sot e gjithė ditėn se ne nuk do ta pranojmė kokulur realitetin e shėmtuar tė njė demokracie tė marr peng, tė njė ekonomie qė po shkatėrrohet nga keqqeverisja, tė njė shteti tė sė drejtės qė po shembet pėrditė. Dhe do tė bėjmė gjithēka na takon pėr tė qenė bashkė me popullin, nė pėrpjekjen legjitime pėr tė vendosur njė tė drejtė qė popullit nuk mund t'ia marri njė qeveri e dalė nga grabitja e zgjedhjeve, qė kėrkon tė grabisė tėrė Shqipėrinė.
    Ju deklaruat pak mė tė lartė se do tė kėrkoni zgjedhje tė parakohshme. Pėr realizimin e kėtyre do tė ishit pėr krijimin e njė qeverie teknike?
    Ne do tė kėrkojmė largimin e qeverisė me protesta dhe do tė kėrkojmė pa asnjė lėkundje, pa asnjė ngurrim, pa asnjė dyshim, transparencėn si themel i tė nesėrmes. Ka vetėm njė mėnyrė pėr tė ndalur valėn e protestave dhe kjo ėshtė hapja e kutive. N.q.s., qeveria do tė vazhdojė tė sillet me popullin shqiptar si komisioni i Ruzhdies me votuesit, atėherė do tė marrė pėrgjigjen qė meriton, pėrgjigjen qė ēdo popull qė ka respekt pėr veten e vet jep nė kushtet kur i mohohet njė e drejtė themelore, si e drejta pėr tė zgjedhur.
    Pėr tė qenė mė tė qartė, do jeni nė seancėn e radhės nė Parlament?
    Kjo ėshtė njė ēėshtje qė do tė trajtohet dhe do tė vendoset duke diskutuar edhe me tė tjerėt, deputetėt, por ėshtė e sigurt qė nuk ka normalizim tė marrėdhėnieve me Parlamentin.
    Pas gjithė pėrpjekjeve tuaja, shihni njė rrugė tjetėr, veē protestave, qė tė ēojė palėt drejt konsensusit?
    Ne ishim 48 orė nė sallėn e parlamentit, pikėrisht, sepse kėrkonim zgjidhjen dhe kėrkonim konsensusin, bazuar mbi Kushtetutėn dhe mbi nevojėn pėr transparence. Jo vetėm na u mohua njė e drejtė, jo vetėm nuk u bė asnjė pėrpjekje pėr tė dhenė njė zgjidhje, por nė fund fare u bė njė veprim qė shtoi arsyet pėr ta refuzuar kėtė parlament, si njė parlament i Shqipėrisė dhe i tė gjithė shqiptarėve dhe pėr ta identifikuar mė qartė si parlamenti i Ruzhdies, ku qeveria e Ruzhdies kėrkon tė ruzhdifikojė tė gjithė jetėn demokratike nė Shqipėri. Kjo ėshtė e pamundur dhe e pa tolerueshme dhe ne do tė vazhdojmė tė bėjmė detyrimin tonė karshi shqiptarėve pėr tė luftuar bashkė me ta dhe nė emėr tė interesit tė tyre qė Shqipėria tė ketė njė parlament tė sajin dhe jo njė parlament tė Ruzhdies qė me metodologjinė e pėrdorur nė Ruzhdie tė bėjė ligje dhe tė diktojė mbi jetėn e shqiptarėve.
    A keni ndonjė rrugė ligjore pėr tė ndaluar funksionimin e kėtij komisioni hetimor parlamentar qė sikurse thatė ju ėshtė ngritur pa pasur njė kėrkesė?
    Ai komision nuk ekziston dhe nuk ka nevojė pėr tė humbur kohė me atė komision.
    Keni fiksuar njė datė pėr nisjen e protestave?
    Ne kemi qenė nė protestė vijimėsisht se kemi ndalur asnjėherė protestėn. Sot hyjmė nė njė fazė tė re dhe thirrja jonė e pėrditshme pėr shqiptarėt do tė jetė, protestė e vetėm protestė, sepse ēdo gjė qė sot shkon mbrapsht nė jetėn e tyre i ka rrėnjėt tek ato kuti tė mbyllura dhe njė qeveri qė nuk ka kurajėn tė tregojė kėmbėt, tė cilat i ka tė zhytura nė batakun e grabitjes sė zgjedhjeve, ėshtė njė qeveri qė vetėm nė batak mund ta zhysė vendin dhe mund tė zhysė ashtu siē po i zhyt, komunitetet dhe familjet shqiptare qė sot nuk kanė mundėsi tė pėrballojnė jetesėn. Prandaj, kjo ėshtė njė protestė qė buron nga e drejta pėr transparencė, por qė nuk kufizohet as sesi tek sendi kuti, por ėshtė e gjerė sa ē'ėshtė e gjerė aspirata e njerėzve nė kėtė vend pėr tė jetuar normalisht e denjėsisht. Sa ē'ėshtė e gjerė e drejta e njerėzve pėr t'u shėrbyer nga qeveria normalisht e denjėsisht. Dhe pėr kėtė arsye ne do tė inkurajojmė ēdo protestė nė ēdo cep tė vendit, nė ēdo bashki e komunė, pėr ēdo ēėshtje qė ėshtė njė problem i njerėzve qė mbetet pa zgjidhur, pėr shkak tė keq qeverisjes dhe do tė jemi bashkė me njerėzit kudo duke udhėhequr njė proces, i cili duhet tė sjell ēlirimin e zgjedhjeve pėr tė ēliruar zgjidhjet pėr shoqėrinė shqiptare. Ne nė kėtė valė tė re protestash do tė ngremė me forcė zėrin e arsyes, lidhur me tė gjitha ēėshtjet qė sot shqetėsojnė Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe posaēėrisht me gjithēka shkon e bėhet lak nė fytin e familjeve shqiptare pėr shkak tė keqqeverisjes qė po prodhon pėrditė varfėrim, papunėsi dhe shpėrdorim. Dhe pėr tė gjithė kėtė varfėrim, pėr gjithė kėtė papunėsim, pėr gjithė kėtė shpėrdorim, kjo qeveri duhet tė largohet dhe shqiptarėt duhet tė ngrihen nė protestė pėr ta larguar si nė ēdo vend demokratik. Kėrkesa pėr largimin e qeverisė ėshtė kėrkesė demokratike, ėshtė njė kėrkesė e mishėruar nė tė drejtėn demokratike pėr tė refuzuar njė qeverisje, e cila aq mė keq akoma, dhe jo si nė ēdo vend demokratik, po si nė vendet jo demokratike grabit zgjedhjet. Kėshtu qė askush nuk ka pse ēuditet, askush nuk ka pse tė reagojė sikur ėshtė fundi i botės, ėshtė gjėja mė normale qė populli tė kėrkojė largimin e qeverisė dhe ndryshimin rrėnjėsor tė qeverisjes.



    Pėr protestat
    "Thėnė kjo, dy gjėra janė tė qarta, PS dhe opozita e bashkuar do tė lėvizi me shpejtėsi drejt nxjerrjes nė tė gjitha hapėsirat publike tė vendit tė protestuesve dhe do tė organizojė njė valė protestash, tė cilat nuk do tė ndalen pa u venė nė vend e drejta pėr transparence. Dhe nė kėto protesta nė mėnyrė tė qartė, pa asnjė ekuivok, do tė kėrkojmė largimin e qeverisė"



    Pėr zgjedhjet e parakohshme
    "Ky ėshtė njė parlament qė, ėshtė fare e qartė, nuk mund tė bėjė dot ligje pėr qytetarėt e Shqipėrisė. Dhe kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė ne tė protestojmė pėr largimin e qeverisė, shpėrndarjen e parlamentit dhe krijimin e kushteve qė shqiptarėt tė rizgjedhin"

    *****



    Zhvillimet nė seancė

    Ėshtė mbyllur nė mėnyrėn mė tė turpshme tė mundur seanca maratonė e Kuvendit tė Shqipėrisė qė ka zgjatur prej mė shumė se 21 orėsh.


    Zgjatja pa fund e diskutimeve ka lodhur deputetėt e tė dyja palėve, tė cilėt, pasi gjatė gjithė ditės sė djeshme kanė provokuar nė mėnyrė tė vazhdueshme njėri-tjetrin, nė mbrėmje janė pėrplasur edhe fizikisht mes tyre.


    Rasti mė flagrant ka qenė ai mes deputetit socialist, Gazmir Bizhga, dhe deputetėve demokratė, Gent Strazimiri, Sokol Olldashi dhe Igli Cara, tė cilėt janė bėrė protagonistė tė njė konflikti qė ka nisur me shkėmbime fjalėsh tė rėnda mes tyre dhe qė ka pėrfunduar me pėrplasje fizike dhe ku janė pėrfshirė edhe gjithė pjesėtarėt e grupeve respektive. Mediat janė nxjerrė nga salla pėr tė mos qenė dėshmitarė tė kėtij degjenerimi.


    Debati


    Konflikti ka marrė shkas pas fjalės qė mbajti nė Kuvend deputeti demokrat i Durrėsit, Igli Cara, i cili ndėrmjet tė tjerave foli edhe pėr situatėn nė Durrės, ku akuzoi socialistėt e kėtij qyteti pėr mashtrime.


    Lidhur me prezantimin qė ai i bėri kėsaj situate, reagoi deputeti socialist i kėtij qarku, Gazmir Bizhga, i cili kėrkoi fjalėn qė tė bėj replikė. Por kėrkesa e tij ka hasur nė kundėrshtimin e drejtuesit tė seancės, Nasip Naēo, i cili i ka deklaruar Bizhgės se nuk i takon e drejta e replikės, pasi nuk i ishte pėrmendur emri nga parafolėsi.


    Kėmbėngulja e Bizhgės ka sjellė reagimin e deputetėve demokratė, Igli Cara dhe Gent Strazimiri, tė cilėt i kanė kėrkuar deputetit socialist qė tė ulet se nuk i takonte e drejta e replikės.


    Por, ndėrhyrja e tyre ka acaruar situatėn dhe mė pas tė tre deputetėt kanė filluar tė shkėmbejnė sharje mes njėri-tjetrit. Situata ėshtė pėrshkallėzuar pėr keq dhe dy deputetėt, Strazimiri dhe Bizhga, tentuan tė konfrontohen fizikisht, por ndėrhyrja e punonjėsve tė gardės ka evituar sherrin.


    Nė konflikt ėshtė pėrfshirė edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili sapo ka mbėrritur nė sallė ka tentuar disa herė tė ēajė rrethimin e gardės pėr tė goditur Bizhgėn.


    Nė kėtė situatė, drejtuesi i seancės, Nasip Naēo, ka ndėrprerė seancėn pėr tė vendosur rregullin. Kamerat dhe gazetarėt janė nxjerrė jashtė nga Kuvendi pėr tė mos parė atė qė ndodhte mes deputetėve nė sallė.


    Konfrontimi


    Pas disa minutave pushim ka rifilluar seanca nėn drejtim e kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ia ka dhėnė fjalėn Bizhgės pėr tė replikuar.


    Replika e Bizhgės ka risjellė edhe njė herė skenėn e mėparshme, por kėsaj here me pėrmasa tė mėdha. Menjėherė sapo Bizhga ka mbaruar fjalėn, tre deputetėt demokratė, Strazimiri, Olldashi dhe Cara, kanė nisur tė lėshojnė sharje nė drejtim tė tij, ēka ka provokuar mė pas njė pėrplasje fizike mes tyre. Ata janė ngritur nga vendi ku ishin ulur nė rreshtin e parė dhe kanė tentuar tė godasin deputetin socialist.


    Ky i fundit i ėshtė pėrgjigjur nė tė njėjtėn mėnyrė, por pa mundur qė tė godasė asnjė prej objektivave tė tij. Ka qenė sėrish ndėrhyrja e gardės, ajo qė ka ndarė protagonistėt e kėtij sherri, pjesė e sė cilit janė bėrė mė pas thuajse pjesa mė e madhe e deputetėve tė grupeve respektive, ndėrsa seanca ka dalė plotėsisht jashtė kontrollit dhe ku nuk kanė munguar tė sharat mė tė rėnda nga tė dyja palėt.


    Sėrish, kryetares sė Kuvendit i ėshtė dashur tė ndėrpresė seancėn dhe tė nxjerrė mediat jashtė nė korridor, nga ku pėr njė kohė tė gjatė janė dėgjuar pėrplasjet fizike tė deputetėve, si dhe fjalori i rėndė qė kanė pėrdorur tė zgjedhurit e tė dyja krahėve. Nė pamundėsi pėr tė rivendosur qetėsinė, garda ka tentuar qė t'i nxjerrė gazetarėt nga korridori nė oborrin e Kuvendit.


    Nderkohė, pas pėrpjekjeve tė gjata edhe tė gardės, palėt janė ndarė dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka thirrur pėr sqarim protagonistėt, tė cilėt mėsohet se kanė kėrkuar falje pėr incidentin. Mėsohet se deputetėt demokratė para se tė pėrfshiheshin nė kėtė seancė kanė qenė nė lokalin e Kuvendit, ku pėr njė kohė tė gjatė kanė konsumuar alkool.


    Mė pas, deputetėt Bizhga, Strazimiri dhe Cara janė larguar nga salla e seancave plenare, ndėrsa Olldashi ėshtė rikthyer pėr tė denoncuar provokimet e bėra nga Bizhga. Pėr mediat, dy personazhet kryesorė tė kėtij konflikti kanė deklaruar se kontakti fizik nuk degjeneroi deri nė goditje, por vetėm nė shtyrje fizike mes tyre.


    Bizhga-Carės: "Je pėrfaqėsues i mafies sė Durrėsit"


    Nė replikėn qė ka sjellė dhe degjenerimin e seancės nė njė pėrplasje fizike, deputeti socialist ka akuzuar hapur kolegun e tij demokrat, kryetarin e PD-sė sė Durrėsit, si pėrfaqėsuesin politik tė mafies ekonomike tė kėtij qyteti.


    Duke replikuar nga podiumi i sallės sė Kuvendit, Bizhga i ka kujtuar fillimisht deputetit demokrat, Igli Cara, se ka qenė ai vetė qė i ka pohuar vite mė parė se pėr sa kohė tė ishte Berisha kryetar i PD-sė kjo forcė nuk do tė vinte kurrė nė pushtet.


    "Mė vjen shumė keq qė njė nga kolegėt e mi tė qarkut tė Durrėsit (Igli Cara) pėr shkak edhe tė njė njohje njerėzore qė kemi pasur shumė kohė dhe shumė vite mė parė dhe meqenėse ju referua njė periudhe kohore kur unė kam qenė deputet, nė periudhėn 2001-2005, dua tė them se mė vjen keq qė nė bisedat shoqėrore qė kemi shkėmbyer me njeri-tjetrin shpeshherė me ėshtė shprehur se ėshtė i djathtė, por PD nuk vjen kurrė nė pushtet pėr sa kohė tė kishte nė krye tė saj, Sali Berishėn.


    Pra, kėto kanė dalė nga goja e atij parafolėsi qė sot pėrbetohet pėr rregullsinė e zgjedhjeve e gjėra tė kėsaj natyre", - tha Bizhga. Mė tej, ai ka akuzuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Carėn se ėshtė katapultuar nė politikė si njė prodhim i mafies sė Durrėsit.


    "Nuk kam qenė asnjėherė as doganier apo agjenci doganore nė Portin e Durrėsit, duke treguar korrektėsi nė zbatimin e detyrės. Mė vjen keq qė parafolėsi im qė sot drejton degėn lokale tė PD-sė sė Durrėsit ėshtė i prodhuar nga njė klan mafioz, i cili sot ka zėnė ekonominė e qytetit tė Durrėsit dhe mė vjen shumė keq, sepse ai sot nuk ėshtė pėrfaqėsuesi i vetvetes, por pėrfaqėsuesi i njė grupi tė tmerrshėm klanor-ekonomik, fijet e tė cilit fillojnė nė Durrės, por pėrfundojnė nė kupolėn qeveritare", - tha Bizhga.


    Pėrplasja Strazimiri-Bizhga

    Deputeti demokrat i Durrėsit, Igli Cara, mbajti fjalėn e radhės, ku ndėrmjet tė tjerave foli edhe pėr situatėn nė Durrės. Lidhur me prezantimin qė ai i bėri kėsaj situate, reagoi deputeti socialist i kėtij qarku, Gazmir Bizhga, i cili kėrkoi tė bėjė replikė.

    Gazmir Bizhga:
    "Kėrkoj fjalėn pėr replikė"

    Nasip Naēo (drejtues momental i seancės):
    "Ulu z. Bizhga se s'tė takon e drejta e replikės"

    Bizhga:
    "Kam tė drejtėn e replikės, sepse foli pėr Durrėsin dhe ku na akuzoi ne socialistėt"

    Igli Cara:
    "Ulu aty se s'tė takon tė flasėsh fare pėr Durrėsin"

    Bizhga:
    "S'po flet njeri me ty, ndaj mos ndėrhy"

    Naēo:
    "Ulu z. Bizhga po ju them dhe njė herė"

    Genti Strazimiri:
    "Mos ia jep fjalėn se nuk i takon. Ulu ti mos bėj si i fortė aty"

    Bizhga:
    "Nuk tė ka njeri frikėn ty"

    Strazimiri:
    "Nėse ia jep fjalėn atij pėr replikė e dua dhe unė"

    Bizhga:
    "Ik more polic dil jashtė se nuk ėshtė vend pėr ty ky"

    Nasip Naēo:
    Ju lutem zoti Strazimi, z. Bizhga uluni. Nuk ka replikė"

    Strazimiri:
    "Ore rrugaē, kujt i bėn si i fortė. Do tė q. ...."


    ***
    Debati Gjana-Balla

    Sadri Abazi:

    "Dje kryeministri juaj e pėrmendi disa herė kėrkesėn qė sillni tė paktėn njė komisioner tė dėshmojė qė ėshtė korruptuar apo ka marrė lekė. Unė po ju them sot me fakte, duke ju paraqitur kėtė dokument ku dy komisionerė nė KZAZ-nė numėr 5 nė Dibėr, duke mos qenė dakord me procesin e numėrimit tė votave nuk kanė pranuar qė tė firmosin. Ndėrsa ju me presion keni shkuar dhe i keni marrė firmėn komisionerit tė tretė nė Shkodėr"


    Jemin Gjana i drejtohet Sadri Abazit:
    "Mos fol pėr fakte qė si ke, mos na mashtro kėtu"

    Taulant Balla:
    "Ulu o ulu aty ti mos fol, ē'ke qė ndėrhyn kur flet ai"

    Gjana:
    "Mbylle gojėn ti mos mė fol mua se tė q... k......"

    Balla:
    "Mos mė fol mua me atė gjuhė. Plehrė. Ta tregoj unė (E kėrcėnon me gjeste)".

    Ardian Turku
    "Z. Balla ulu dhe mos fol"

    Balla:
    "Drejto seancėn si duhet dhe thuaj atij qė tė mos flasė me atė fjalor"

    Ndėrpriten debatet dhe tė dy deputetėt zhvendosen nė fund tė sallės, ku debatojnė sėrish.

    Gjana i drejtohet Ballės:
    "Mos mė fol mua ashtu se je i vogėl akoma"

    Balla:
    "S'jam si ty ynė qė lyen flokėt me vaj"

    Ardjan Turku:
    "Boll folėt zoti Balla. Jepini fund"


    Debati Ruēi-Xhaferi

    Ferdiand Xhaferi:


    "Nė gjithė diskutimet tuaja si te deputetėt e rinj dhe tek ata tė vjetrit, e filluat me fjalinė e parė pėr transparencė dhe pastaj vazhdoni me fjalėn harrohet transparenca. Detyrimi i mazhorancės sot ėshtė t'i shpjegojmė shqiptarėve pse Edi Rama ka vendosur t'ju lejė jashtė Parlamentit...."


    Gramoz Ruēi:


    "O Ismali Qemali (Ironizon deklaratėn e Xhaferit pėr sjelljen e eshtrave tė Islmail Qemalit nė Shqipėri"

    Xhaferi:


    "Kam bėrė lapsus e pranoj. Por, ju po mashtroni se vendi ka krizė ekonomike, politike apo asociale. Por, vendi nuk ka asnjė krizė. E vetmja krizė ėshtė axhenda e kryetarit tuaj..."


    Ruēi nga vendi:
    "O Xhevrie"

    Xhaferi:
    "Xhevrie jo si ju me pistoletė nė brez"

    Ruēi:
    "E ke nga pas nėse nuk e ke nga para"

    Xhaferi:
    "Nga pas futjani kryetarit tuaj"



    * * *
    Alfred Dalipi:
    Sudja dhe Ruxhdia kanė njė burrė. Ai qė ishte dje kėtu dhe iu pėrgjigj ēdo deputeti socialist..."


    Edmond Spaho:


    "Ju jeni hajdutėt qė bėrtisni kapni hajdutin. Sa pėr atė e pe atje nė zonė, ta arrita me 50 % bėj krahasim me 2005. Po deshe hape ta provosh"


    ***
    Ilir Gjoni- Topallit


    "Ėshtė turp pėr kėtė qėndrim qė mbani. Mė bėhet qejfi qė fjala ime ju paska djegur shumė. Ju dhe kryeministri juaj, ai qė shkatėrroi kėtė vend, ai qė ka vrarė njerėz, ai qė bėri '97-ėn..."

    Topalli:
    "Ai qė pėrzuri babėn tėnd"

    Gjoni:
    "Qepe gojėn. Ulu ndenj (nė bythe) aty. Tė paska ikur karrigia. Mė shumė do tė shkurtohet karrigia. Por ti nuk mund tė hedhėsh dot baltė mbi brezin qė ka punuar pėr kėtė vend. Nuk mund tė hedhėsh dot baltė mbi mua e familjen time, nuk jemi ne si Sali Berisha qė vret e pret"

    Topalli:
    "Ka ikur komunizmi Ilir Xhelil Gjoni. Zoti Gjoni tė tėrheq vėmendjen, kėtu jemi nė parlament dhe parlament do tė thotė palare nė bazė tė rregullave parlamentare".

    Ndėrhyn deputeti Flamur Noka, i cili i drejtohet Gjonit:
    Qepe gojėn, mos fol kėlysh komunisti"

    Gjoni:
    "Pusho ti se s'po flet njeri me ty"

    Noka:
    "Qepe po tė them se do tė q....."

    Gjoni:
    "Ordiner mos mė fol mua me atė fjalor. Hajde jashtė se ta tregoj unė..."


    Kuvendi i Shqipėrisė ka mbyllur seancėn maratonė tė debateve pėr hetimin e zgjedhjeve, duke i dhėnė fund pėrpjekjeve pėr gjetjen e zgjidhjes e krizės politike nėpėrmjet njė ndryshimi ligjor, pasi mazhoranca me kokėfortėsi nuk ka pranuar tė votojė pėr projektligjin e paraqitur prej socialistėve, ndėrsa ka ngritur me forcė dhe nė mėnyrė antiligjore njė komision hetimor parlamentar mbi kėrkesėn e tėrhequr tė grupit parlamentar tė PS-sė, ku shumicėn e anėtarėve e ka marrė vetė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 19:40