BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ben Blushi: Kongresi jo statusor por politik, Kongresi i Bashkimit tė PS

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    29032010

    Buzqeshje Ben Blushi: Kongresi jo statusor por politik, Kongresi i Bashkimit tė PS

    Mesazh nga Vizitor

    Anėtari i kryesisė socialiste Ben Blushi duke folur dje nė mbledhjen e Asamblesė Kombėtare, kėrkoi qė kongresi i prillit tė jetė kongresi i bashkimit tė PS-sė dhe jo njė kongres i pėrcaktimeve dhe sanksioneve statusore. “Nė lidhje me kongresin, kėrkova qė ai tė jetė kongres politik dhe jo statusor dhe kongresi tė jetė Kongresi i bashkimit tė PS dhe jo i ndasive statusore”, ėshtė shprehur Blushi. Pėr njė nga deputetėt qė kanė shprehur mendimin ndryshe nė lidhje me bojkotin e Parlamentit nė grupin, asamblenė dhe kryesinė socialiste, Blushi tha dje se qėndrimi shtatė mujor i PS-sė jashtė Parlamentit nuk solli asnjė rezultat. “Mė vjen mirė qė e kuptuat qė duhet t’i japim fund bojkotit, siē e kemi vendosur. Unė ua kam thėnė se nė kėtė rrugė kutitė nuk hapen, kėshtu ndodhi dhe do tė vazhdojė tė ndodhė, e vetmja mėnyrė pėr tė hapur kutitė janė zgjedhjet e ardhshme. Nė kėtė kuptim ne duhet tė jemi pa ekuivok pėr tė hyrė nė zgjedhje lokale, sepse ka pasur njerėz qė e kanė vėnė nė dyshim hyrjen nė zgjedhjet lokale. Asnjėherė s’duhet vėnė nė dyshim nėse duhet tė hyjmė ose jo nė zgjedhjet lokale, sepse aty mund tė provojmė qė kemi qenė shumicė nė 28 qershor duke fituar zgjedhjet lokale. Gjithashtu PS duhet tė mbajė njė qėndrim tė qartė para shqiptarėve pėr ēėshtjen e liberalizimit tė vizave”, ėshtė shprehur Blushi. Duke parė ecurinė e diskutimeve tė djeshme nė mbledhjen e Asamblesė Kombėtare, Blushi ka propozuar daljen e kėtij forumi me njė qėndrim unanim i cili duhet tė votohej. “Ne jemi mbledhur sot pėr tė dalė me njė vendim, por nuk po shoh asnjė projektrezolutė apo vendim qė duhet nė fund ta votojmė”, u shpreh Blushi.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 10:44