BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    PD karshillėk PS mė 1 Maj

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    29032010

    Buzqeshje PD karshillėk PS mė 1 Maj

    Mesazh nga Vizitor

    Maxhoranca do tė dalė nė shesh mė 1 Maj, duke sfiduar protestėn e socialistėve me festė. Demokratėt kanė vendosur qė 24 orė pas protestės sė opozitės, t’i bėjnė karshillėk socialistėve duke festuar nė sheshin “Skėnderbej”, pikėrisht me 1 Maj nė ditėn ndėrkombėtare tė punėtorėve. Demokratėt vendosėn tė shfrytėzojnė ditėn e pushimit, 1 majin, pėr tė festuar pėr arritjet e tyre qeverisėse. Njė fakt tė tillė e bėri publik vetė kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, ku pas pėrfundimit tė Asamblesė sė PS-sė paralajmėroi dhe mitingun festiv tė maxhorancės. “Zoti Rama ka paralajmėruar njė protestė mė 30 prill, e cila sigurisht qė do tė ketė fatin e tė tjerave. Edhe mė shpejt mund ta kishte bėrė. Por ne ia kuptojmė hallin dhe kohėn e gjatė qė i duhet atij pėr tė mbledhur qoftė edhe njė grusht njerėzish. Ndėrkaq ne kemi ndėrmend tė festojmė mė 1 maj, me njė entuziazėm qė Tirana nuk do ta ketė njohur ndonjėherė mė parė. Duke ruajtur simbolikėn e kėsaj date, me kėtė festė do tė nderojmė punėn e pėrbashkėt tė gjithė shqiptarėve, lajtmotivin e reformave tė kėsaj maxhorance, sukseset tona qė na kanė bėrė tė jemi anėtarė tė denjė tė NATO-s, qė po mundėsojnė liberalizimin e vizave dhe po rrisin shpejtėsinė drejt BE”, deklaroi Patozi. Nėnkryetari i PD-sė theksoi gjithashtu se “ne nuk do tė lejojmė kurrsesi qė Edi Rama ta shndėrrojė disfatėn e tij personale nė njė dramė kombėtare”. “Kjo maxhorancė ka qenė e hapur, serioze dhe e sinqertė nė tė gjitha ofertat e saj pėr opozitėn, duke respektuar tė drejtėn pėr tė hetuar dhe ēdo pretendim tjetėr tė saj, qė nuk cenon Kushtetutėn dhe rregullat e Shtetit Ligjor. Por siē po shikohet pėr ditė e mė shumė, refuzimi i prerė i tyre tregon se kryetari i Partisė Socialiste ėshtė i vendosur pėr t’i shkuar deri nė fund aventurės sė tij politike, duke u pėrpjekur pa sukses qė me lėvizjet dhe qėndrimet e tij tė dėmtojė sa mundet imazhin dhe proceset integruese tė Shqipėrisė”, shtoi Patozi. Pėr pėrfaqėsuesin e maxhorancės nė Kuvend, asambleja e PS e thirrur nga Rama nuk prodhoi asgjė tė re dhe asnjė befasi. “U shqiptuan tė njėjtat slogane pėr gjoja transparencėn dhe u theksua edhe njė herė se grupi parlamentar i Partisė Socialiste nuk do tė lejohet tė dalė nga kutia. Gjeneratori i dėshpėrimit, qė po mban peng prej gati 8 muajsh forcėn e vet politike, na tregoi edhe njė herė, se nuk ka ndėrmend t’u japė mundėsitė deputetėve tė pėrfaqėsojnė me dinjitet nė Parlament zgjedhėsit e tyre. Por ky ėshtė njė problem i Partisė Socialiste, qė u takon atyre ta zgjidhin”, theksoi Patozi.

    Precedenti me protestat dhe antiprotestat
    Jo shumė kohė mė parė socialistėt dhe demokratėt u pėrplasėn nė mitingjet ndėrmjet tyre, duke matur forcat se cila parti ka dhe mė shumė mbėshtetės. Mė 20 nėntor socialistėt dhe aleatėt e saj zhvilluan protestėn e tyre tre ditore, duke u ngujuar pėrpara sheshit tė Kryeministrisė. Kėtė protestė PS-ja e cilėsoi si mė madhėshtoren duke deklaruar se morėn pjesė mbi 150 mijė persona. Demokratėt ndėrkohė organizuan kundėrprotestėn e tyre, duke synuar t’i tregojnė opozitės se janė ata qė kanė mė shumė mbėshtetės nė radhėt e tyre. Mė datėn 8 dhjetor, nė ditėn e Rinisė, PD-ja organizoi nė sheshin “Skėnderbej” mitingun e saj. Demokratėt pretendonin se nė kėtė miting madhėshtor si kundėrpėrgjigje ndaj PS-sė morėn pjesė 500 mijė veta.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 01:40