BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Misteri i vrasjes sė 4 tė rinjve shkodranė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    02042010

    Buzqeshje Misteri i vrasjes sė 4 tė rinjve shkodranė!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Misteri i vrasjes sė 4 tė rinjve shkodranė! 4_dash10

    2 prille 1991

    SHKODĖR - 2 Prilli 1991 do tė mbahet mend jo vetėm pėr Shkodrėn, por pėr mbarė Shqipėrinė, si njė ngjarje me pėrmasa historike, mbarėkombėtare, monument i qėndresės dhe luftės sė shkodranėve pėr liri dhe demokraci, dita kur qendra e antikomunizmit shqiptar do tė vuloste me gjakun e bijve tė saj shembjen e sistemit politik mė tė urryer pėr shqiptarėt, komunizmit.

    Historia e qėndresės antikomuniste shqiptare nuk mund tė kuptohet pa Shkodrėn, e cila e kundėrshtoi kėtė ideologji qė nė fillimet e saj. Gjatė gati 50 viteve tė sundimit komunist, Shkodra do tė ishte kundėrshtare me tė gjitha mėnyrat e kėtij regjimi, pėrfshirė dhe pėrpjekjet pėr ta rrėzuar me armė nė vitet e para.

    Revolta e Kėlmendit mė 1945-n, kryengritja e Postribės nė shtator 1946 ishin tė parat kundėrshtime me armė tė ideologjisė komuniste nė tė gjitha vendet ku ajo u vendos pas Luftės sė Dytė Botėrore. Qyteti i persekutimit tė pashoq, me mijėra tė vrarė, burgosur, internuar e tė persekutuar politikė do tė ishte nė krye dhe tė lėvizjeve tė para antikomuniste tė viteve '90.

    Shkodra e tregoi veten duke filluar nga lėvizjet, demonstratat antikomuniste nė shkollat e mesme, nė universitetin "Luigj Gurakuqi" (atėherė Instituti i Lartė Pedagogjik), deri nė lėvizje e demonstrata tė gjera popullore. Njė grup qytetarėsh shkodranė bėjnė pėrpjekje pėr tė rrėzuar bustin e diktatorit "Stalin" nė qendėr tė qytetit mė 14 janar 1990. Dėshtojnė, mbyten nė gjak, burgjet mbushen plot me tė rinj, ndėrsa qyteti me policė e sigurimsa.

    Qindra shkodranė, kryesisht tė rinj, pėrcjellin me nderim trupin e 17-vjeēarit Pėllumb Pėllumbi, tė vrarė e tė masakruar nė kufi nga shteti. Shkodranėt ditėn e varrimit tė tij, mė 16 qershor 1990 , hedhin parulla antikomuniste kundėr Enver Hoxhės e Nexhmije Hoxhės. Mė 13 dhjetor qytetarė shkodranė duke u nisur nga ambientet e universitetit "Luigj Gurakuqi" heqin pllakėn e vendosur nė faqen e murit me mbishkrimin "Rruga Enver Hoxha".

    Turma e qytetarėve drejtohet drejt Komitetit tė Partisė, hyhet nė katin e parė, griset fotografia e Enver Hoxhės, hidhet pėrtokė parulla komuniste "Njeriu i ri, vepra mė e shkėlqyer e Partisė", pėr tė vazhduar mė pas drejt bustit tė Enver Hoxhės, pėrballė ish-Komitetit Ekzekutiv, ku hidhet busti i diktatorit Enver Hoxha. 31 marsi i vitit 1991 dha provėn e parė tė njė lėkundje tė njė sistemi tė cilit nga dita nė ditė po i vinte fundi.

    Dhe Shkodra do tė bėhej sėrish pjesė e njė prove tė vėshtirė, por jo tė pamundur pėr tė shkulur nga rrėnjėt njė sistem 50-vjeēar, pasi nė shumė zona tė vendit, PPSH e udhėhequr nga Ramiz Alia vijonte tė qėndronte nė krye tė shtetit shqiptar.

    Ndryshimet e mėdha nė Evropėn Perėndimore, era e fuqishme e demokracisė amerikane, krijimi i Partisė Demokratike kishin rritur besimin e vrarė frikėn. Shkodranėt e ndienin nė shpirtin e tyre erėn e fitores dhe demokracisė.

    Zgjedhjet e 31 marsit '91, manipulimi i votave nga PPSH, fitorja e PD-sė nė rrethin e Shkodrės, kishin bėrė qė dy grupimet kundėrshtare t'i interpretonin nė mėnyrė tė ndryshme. Shkodranėt e kishin shumė tė qartė se pjesa dėrrmuese e popullit shqiptar kishte votur pėr PD-nė, por vota ishte vjedhur nga komunistėt dhe ajo duhej mbrojtur me ēdo kusht.

    Komunistėt, pasi siguruan fitoren e manipuluar, menduan se kishte ardhur momenti i pėrshtatshėm pėr tė mposhtur me dhunė ēdo protestė nė Shkodėr, pėr t'i nėnshtruar ato, pėr t'i dhėnė njė mėsim tė mirė dhe pėr tė shuar pastaj lėvizjen demokratike nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Dhe shenjat e para tė kėsaj u dukėn nė pasdrekėn e 1 prillit, kur deri nė orėt e vona tė natės, para Komitetit tė Partisė mbi 400 demonstrues ishin ulur nė shesh dhe protestonin paqėsisht, duke hedhur parulla antikomuniste, pro Amerikės, Evropės, demokracisė. Po kėshtu me qindra tė tjerė qėndronin pranė ish-kafe Barbanės, pranė sė cilės ndodhej dhe ish-muzeu ateist i kthyer nė seli tė PD pėr Shkodrėn.

    Qėndronin nė heshtje, ndėrsa e dinin shumė mire se ēfarė kishte ndodhur me votėn e 31 marsit. Kėtė e kishin marrė vesh dhe nga personazhe tė strukturave komuniste qė nė shenjė feste qėllonin nė ajėr me armėt qė kishin me leje pėr tė pėrshėndetur fitoren e PPSH-sė.

    E nesėrmja, 2 prilli, zbardhi e qetė. Dėshmitarė tė asaj ngjarjeje kujtojnė se si para Komitetit tė Partisė kishte njė numėr policėsh tė veshur dhe civilė. U dukėn rreshtat e gjata tė qindra tė rinjve gjimnazistė qė me libra nė dorė u vendosėn para Komitetit tė Partisė dhe filluan protestėn paqėsore. Ishin gjimnazistė tė shkollės "Jordan Misja" dhe "28 Nėntori". Ishin ulur nė bordurat e lulishtes sė shatėrvanit dhe vetėm kaq.

    Befas mbi ta u sulėn dhjetėra e qindra policė, sambistė, qė filluan t'i godasin me shkopinj gome dhe druri. Gjaku skuqi rrugėt, tė thirrurat dhe britmat u dėgjuan nė ēdo shtėpi shkodrane: "Po na vrasin djemtė dhe vajzat tona", ishte shprehja qė dėgjohej dhe u derdhėn drejt qendrės sė qytetit qindra dhe mijėra qytetarė nga lagjet Kiras, Dėrgut, Serreq, Dudas, Perash, Arra e Madhe, Xhabijej, Skėnderbeg, Rus, nga fshatrat pėrreth. As autoblindėt qė u sollėn me shpejtėsi, asgjė nuk mund tė ndalte turmėn e revoltuar. Urrejtja 50-vjeēare antikomuniste kishte bėrė qė atė ditė tė mos njihej frika, plumbi, vdekja.

    Nga lartėsitė ku dukeshin tė vendosur snajperė dhe nga rreshtat e ushtarėve me skafandra filluan tė dėgjoheshin tė shtėna. Sheshi para ish-Komitetit tė Partisė u mbulua me gjak Martirėt do tė ishin katėr tė rinj: Arben Broci 21 vjeē, Besnik Bishanaku 22 vjeē, Nazmi Kryeziu, 38 vjeē, Besnik Ceka, 21 vjeē, katėr pėrfaqėsues tė fiseve tė nderuara tė Shkodrės, ndėrsa rreth 80 tė tjerė u plagosėn.

    Lije Broci, nėna e Arben Brocit kujton momentet kur duke e ditur se djali i saj ishte ndėr figurat kryesore tė PD-sė nė Shkodėr e Shqipėri, mė 2 prill, kishte shkuar tek selia e partisė e mė pas me tė tjerėt nė sheshin e protestės .

    "Dėgjova krisma dhe ika tek sheshi. Atje ishte shumė rrėmujė, shihja njerėz qė vraponin, tė tjerė qė thėrrisnin "duam gjakun e vėllasė sonė, na keni vrarė shokun, vėllanė". Njė djalė, rreth 15 vjeē, hoqi kanotierėn e leu me gjakun qė ishte nė rrugė dhe e ēoi lart duke bėrtitė.

    Pyeta kė kanė vrarė. Do djem tė rinj qė protestonin nė shesh, duket se mė njohėn dhe ulėn kokat e nuk m'u pėrgjigjėn. Atėhera iu afrova kėtij djalit me kanotjere tė lyer me gjak dhe e pyeta kė kanė vra. Kanė vrarė Arben Brocin mė tha", tregon Lije Broci, pa mundur tė vazhdojė mė tej.

    Zef Gjoni, pjesėmarrės nė kėtė demonstratė tregon: "2 prilli erdhi menjėherė pasi ishin bėrė zgjedhjet pėr pushtetin qendror dhe Shkodra e kishte bėrė detyrėn e vet duke fituar tė gjithė deputetėt e PD-sė. Por nė Shqipėri kishte fituar PPSH-ja dhe PD-ja kishte humbur. Populli i dinte se zgjedhjet ishin grabitur dhe nuk mund tė duronte mė.

    Protestat ishin paqėsore, mė shumė tė heshtura, por shteti iu pėrgjigj me plumba. U vranė katėr dhe u plagosėn rreth 80. Shumė prej tyre iknin me tė afėrmit nga spitali pasi kishin frikė tė qėndronin nė spital, pasi dhe atė e kishin komunistėt.

    Arben Broci u vra i pari pikėrisht ndėrsa kalonte nga lulishtja e shatėrvanit pėr tek nxėnėsit e rreshtuar nė asfalt para rreshtit tė ushtarėve e policėve qė kishin rrethuar komitetin e parties. Pėr mendimin tim Arben Broci, duke qenė figurė e njohur e PD-sė, ishte nė shėnjestėr pasi duhej tė ishte njohur nga forcat policore e ushtarake qė ndodheshin nė shesh. Pastaj u qėllua mbi tė tjerėt, se ata nuk mund t'i vrisnin tė gjithė".

    Ibrahim Bilali, pjesėmarrės nė atė qė ndodhi mė 2 prill 1991 dhe qė drejton dhe shoqatėn me tė njėjtin emėr kujton se "ishte dita e kthesės sė madhe. E kujtoj me dhimbje dhe krenari 2 prillin 1991 pasi Shkodra tregoi se mundi tė fitojė mbi bishėn komuniste. Pas vrasjes sė Arben Brocit e tė tjerėve, turma nuk mund tė ndalonte dhe i vuri zjarrin godinės sė Komitetit tė PPSH-sė. Gjithēka ndodhi pas plumbave qė shteti i atėhershėm lėshoi mbi protestuesit".

    Ishte e gjithė Shkodra. Me kėto fjalė mund tė pėrkufizohet protesta antikomuniste e 2 prillit tė vitit 1991, nė sheshin kryesor tė qytetit verior, i cili me 31 mars i kishte thėnė njė "Jo" tė fortė regjimit komunist, por me sa duket kjo nuk mjaftonte dhe duhej larė me gjak. Pas 19 vitesh, qytetarėt shkodranė besojnė se ajo qė ndodhi mė 2 prill 1991 akoma nuk ėshtė zbardhur plotėsisht, edhe pse janė bėrė hetime e gjyqe dhe janė dėnuar katėr veta.

    Ngjarja e 2 Prillit 1991, nė qytetin e Shkodrės, ku humbėn jetėn 4 persona, mund tė ishte parandaluar, ky ėshtė rezultati qė ka nxjerrė Komisioni i Posaēėm Parlamentar, njė muaj pas ngjarjes tragjike nė qytetin verior.

    Sipas deklaratės sė nxjerrė nga ky komision, mė datė 3 maj tė vitit 1991, forcat e policisė duhet tė pėrcaktonin mjete tė tjera pėr shpėrndarjen e demonstruesve, dhe jo tė pėrdornin armėt. Komisioni Parlamentar nė deklaratėn e pas hetimeve nxori pėrgjegjėsit e asaj ngjarjeje tragjike, si dhe masat qė duheshin marrė pėr ta.

    Pėr ekspertin e kriminalistikės ligjore Estref Myftari, katėr dėshmorėt e 2 Prillit 1991, nė qytetin e Shkodrės ishin qėlluar nga policia. Sipas Myftarit pas zhvarrosjes sė tre prej tė vrarėve, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekės rezultoi se ata ishin qėlluar me armė qė pėrdoreshin nga forcat e policisė.

    "Kjo hodhi poshtė hipotezėn se njerėzit nė turmė kishin qėlluar njėri-tjetrin dhe u vėrtetua se ishin qėlluar nga punonjės tė policisė". Kėto janė vetėm disa tė dhėna tė njė rangu tė gjatė tė cilat nuk u ndalen vetėm nė punėn e prokurorisė dhe komisionit tė posaēėm parlamentar, por dhe familjarėve tė viktimave.

    Artan Broci, vėllai i Arben Brocit , rrėfen: "Kam tentuar tė shumėfishoj dhe tė mbaj kopje tė dokumenteve, pikėrisht pėr tė mos bėrė tė mundur asgjėsimin e plotė tė tyre. Mbase do tė vijė ajo kohė pėr t'u zbardhė shumė gjėra".

    Pėr Ahmet Kryeziun, vėllanė e njėrit prej dėshmorėve tė 2 prillit, Nazmi Kryeziu: "Pa vdekur ata qė e bėnė kėtė masakėr, qė urdhėruan pėr tė, nuk del e vėrteta". Ibrahim Bilali shton se "nė rast se do tė ketė vullnet politik , e vėrteta mund tė dalė, edhe pse disa prej atyre qė e bėnė kėtė masakėr janė deputetė.

    Mund tė thuhen shumė fjalė, por preferoj tė them vetėm njė: shpresoj".
    Ndėrsa Zef Gjoni shton se "vrasjet politike edhe nė botė vėshtirė tė zbardhen. Dhe 2 prilli ishte vrasje politike, ku nė shėnjestėr ishte Arben Broci".

    Ish-ministri i brendshėm kur ndodhi 2 prilli 1991, Gramoz Ruēi, nė dėshminė e tij lidhur me kėtė ngjarje ka thėnė: "Sipas informacionit qė mora nga Shkodra, nė darkė, kam folur me kryetarin e degės sė punėve tė brendshme. "Ka llafe qė sot u shpėrndanė, por do tė grumbullohen nesėr". Atėherė i kam dhėnė tri porosi.

    Nuk mė shkonte ndonjėherė mendja dhe as ėndrra s'kam parė qė mund tė ndodhte ajo qė ndodhi nė Shkodėr, shokė. Kam dhėnė porosinė: "Shoku kryetar i degės, qė nė mėngjes tė paraqitesh te vendi qė grumbullohen.

    T'i thuash sekretarit tė Partisė Demokratike tė lutem shumė, dua mbėshtetjen tėnde". Sipas verifikimeve qė kam bėrė me zėvendėsit e mi, ka shkuar dhe e ka zbatuar kėtė detyrė. Sė dyti, i kam thėnė: "Do tė vesh te kryetarja e komitetit ekzekutiv, do t'i kėrkosh mbėshtetjen e tė gjithė forcave politike."

    Edhe kėtė detyrė, sa e kam verifikuar, e ka realizuar. Sė treti, qė nė momentin fillestar nė orėt e para tė mėngjesit, personi i caktuar nga policia, duhet tė vejė t'u bėjė thirrje, jo kur tė vejė orteku ortek, par kur tė jetė... Edhe kėtė detyrė di qė e ka bėrė.

    Kaq informacion kisha, kaq porosi i dhashė se kaq shkonte dhe imagjinata; se nuk kishim tė dhėna se do tė digjeshin komiteti i partisė, apo do tė vriteshin, apo do tė priteshin etj.; nuk na shkonte mendja te kjo".
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 17:21