BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Topalli: Dorėzimi i pyetėsorit, moment historik!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14042010

    Buzqeshje Topalli: Dorėzimi i pyetėsorit, moment historik!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Topalli: Dorėzimi i pyetėsorit, moment historik! 7topal10

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli iu pėrgjigj sot interesit dhe pyetjeve tė gazetarėve pėr dorėzimin e pyetėsorit tė KE-sė dhe pėr procesin e liberalizimit tė vizave.

    Kryetarja e Kuvendit theksoi se nė njė periudhė kaq tė shkurtėr brenda 6 muajsh ne kemi 3 data jashtėzakonisht tė rėndėsishme, data historike nė proceset integruese; 16 nėntor, kur u pranua kėrkesa e Shqipėrisė pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat, 18 dhjetor, kur nė Shqipėri erdhi pyetsori, dhe

    15 prill, kur po dorėzohen pėrgjigjet e kėtij pyetėsori.

    Po lobojmė fort dhe unė jam e sigurtė se shqiptarėt nė 2010-ėn do tė lėvizin pa viza, tha Kryetarja e Kuvendit, duke ftuar Partinė Socialiste pėr tė qenė bashkėpunuese nė ēdo ligj, nė ēdo reformė nė Parlamentin e Shqipėrisė.

    “Liberalizimi i vizave do tė bėhet. Askush nuk duhet tė guxojė qė tė pengojė kėtė proces”, tha ajo.

    Pyetje: Zoti Berisha dorėzon sot pyetsorin. Nė fakt ēfarė do tė thotė kjo pėr Shqipėrinė duke pasur parasysh edhe situatėn politike nė vend?

    Kryetarja e Kuvendit: Janė 6 muaj nga 16 nėntori 2009, njė datė e jashtėzakonshme kur u pranua kėrkesa e Shqipėrisė pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat, njė muaj mė vonė, kur nė Shqipėri erdhi pyetsori dhe sot mė 15 prill ne dorėzojmė pyetsorin nė Bruksel. Ky ėshtė finalizimi i njė pune tė jashtėzakonshme, tė reformave. Ato reforma qė ne kemi realizuar gjatė tė gjithė kėtyre viteve, nga Parlamenti, nga Qeveria, nga institucionet e tjera. Janė pėrmbledhur nė librin, i cili ėshtė rezultat i njė pune jashtėzakonisht tė madhe tė administratės shtetėrore, tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė Qeverisė, tė Ministrive, tė Agjencive dhe tė institucioneve tė tjera. Pra mund tė them qė nė njė periudhė kaq tė shkurtėr brenda 6 muajsh ne kemi 3 data jashtėzakonisht tė rėndėsishme, data historike nė proceset integruese. 16 nėntor, 18 dhjetor dhe 15 prill. Ėshtė njė datė shumė e rėndėsishme.

    Pyetje: Pra, situata politike nuk do tė jetė vendimtare nė pėrgatitjen e mendimit pėr statusin zonja Topalli?

    Pėrpara pak ditėsh kam thėnė qė ne na presin ngjarje shumė tė mėdha nė proceset integruese. Unė jam e bindur pėr kėtė. Padyshim qė mungesa e bashkėpunimit tė opozitės nuk e ndihmon procesin. Mungesa e bashkėpunimit ėshtė jashtė kohės, jashtė vendit, meqėnėse shoqėria shqiptare nė 96 pėrqind tė saj kėrkon integrimin. Por ne do e realizojmė liberalizimin e vizave. Unė jam e bindur. Ėshtė punuar fort. Kemi plotėsuar tė gjitha detyrimet. Po lobojmė fort dhe unė jam e sigurtė se shqiptarėt nė 2010-ėn do tė lėvizin pa viza. Unė shfrytėzoj rastin pėr ta ftuar Partinė Socialiste, pėr tė qenė bashkėpunuese nė ēdo ligj, nė ēdo reformė qė ne vazhdojmė tė kemi nė Parlamentin e Shqipėrisė. Deri nė kėtė moment qė ne flasim, nga 9 shtatori, kemi kaluar 152 ligje, marrėveshje, vendime dhe rezoluta. Unė nuk e di sesi mund tė ndihen deputetėt e opozitės qė nuk kanė qenė pjesėmarrės tė kėtyre reformave qė do tė bėjnė tė mundur liberalizimin e vizave. Po ashtu, unė mendoj se opozita duhet tė jetė bashkėpunėtore.

    Nė kėto ditė ēdo orė ėshtė vendimtare pėr liberalizimin e vizave. Natyrisht ne do tė bėjmė ēdo gjė pėr tė rikuperuar kėrcėnimin qė i ėshtė bėrė nga bojkoti dhe kėrcėnimin qė i ėshtė bėrė nga mospjesėmarrja tėrėsore nė tė gjitha punimet parlamentare si nė komisione, ashtu edhe nė aktivitete tė tjera tė punės sė Parlamentit. Por unė e shoh me optimizėm. Liberalizimi i vizave do tė bėhet pėr shqiptarėt.

    Pyetje: Zonja Topalli ju keni bėrė thirrje qė tė nisė puna pėr Kodin Zgjedhor. Keni marrė ndonjė sinjal pėr bashkėpunim me opozitėn ?

    Kryetarja e Kuvendit: Unė kam ftuar, ftoj dhe do tė ftoj ēdo ditė opozitėn dhe Partinė Socialiste pėr tė qenė bashkėpunėtore nė ēdo reformė. Ju thashe qė nė 7 muaj kemi kaluar 152 ligje, marrėveshtje dhe vendime nga tė cilat 122 janė ligje. Ligje do tė thotė reforma. Unė i ftoj qė ata tė bashkėpunojnė nė ēdo reformė. Padyshim qė ato janė mė tė rėndėsishme, pjesėmarrja e tyre ėshtė vendimtare. Por unė them se ata do tė jenė bashkėpunues nė secilin prej ligjeve qė diskutohet, qė ndryshohet, qė amendohet nė Komisionet Parlamentare dhe pastaj diskutohet dhe votohet nė seancat plenare. Kjo ėshtė detyra e opozitės. Ndaj dhe unė i ftoj qė tė fillojnė konsultiment edhe pėr kėtė qė ju thoni, por tė jenė bashkėpunėtorė nė ēdo reformė. Jemi nė momentin vendimtar kur komuniteti ndėrkombėtar dhe Europa po shikojnė sesa opozita po bashkėpunon nė Parlament pėr ēuarjen pėpara tė reformave tė tjera. E pėrsėris liberalizimi i vizave do tė bėhet. Askush nuk duhet tė guxojė qė tė pengojė kėtė proces. Por, do tė ishte nė nderin e opozitės t’i thonte shqiptarėve qė “edhe unė kam kontributin tim”. Ashtu siē ka pasur kontributin nė 20 vjet Partia Socialiste nė reformat dhe rrugėn e integrimit tė Shqipėrisė. Ashtu siē ka pasur kontributin e saj nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 17:28