BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Presidenti i PE-sė, Buzek: Viti 2010 i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    16042010

    Buzqeshje Presidenti i PE-sė, Buzek: Viti 2010 i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Presidenti i PE-sė, Buzek: Viti 2010 i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė! Prpare10

    Presidenti i PE-sė Buzek: E dimė qė pėr Shqipėrinė 2010-a ėshtė njė vit shumė i rėndėsishėm, kur ju mund tė arrini statusin e vendit kandidat dhe tė jeni afėr liberalizimit tė vizave.Kryeministri Berisha: E dimė qė pėr Shqipėrinė 2010-a ėshtė njė vit shumė i rėndėsishme, kur ju mund tė arrini statusin e vendit kandidat dhe mund tė jeni afėr liberalizimit tė vizave, qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė njerėzit tuaj dhe Shqipėrinė.

    Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite njė takim me Presidentin e Parlamentit Europian Jerzy Buzek. Pas takimit mes tyre, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Buzek dhanė njė konferencė pėr shtyp.

    Presidenti PE-sė Buzek: Faleminderit, zoti Kryeministėr, qė na vizituat nė Bruksel, dhe veēanėrisht PE-nė. Ne ndihemi tė pėrgjegjshėm pėr ēdo gjė qė po ndodh jashtė BE-sė, veēanėrisht me fqinjėt tanė. Shqipėria ėshtė njė vend fqinj, ėshtė fqinji ynė, me tė cilin ne sapo e ēuam njė hap pėrpara marrėdhėniet tona, duke pasur njė nėnkomitet tė veēantė pėr Shqipėrinė, qė fillon nė 21 prill, tė mėrkurėn, nė Strasburg. Mendoj se ky ėshtė njė lajm i mirė pėr marrėdhėniet ndėrparlamentare midis Shqipėrisė dhe PE-sė.

    Berisha gjatė takimit me Presidentin e Parlamentit Europian Jerzy Buzek, Bruksel

    Gjithashtu, shumė faleminderit qė mė ftuat pėr tė vizituar Shqipėrinė, pėr tė cilėn duhet gjetur koha e pėrshtatshme. Do tė doja t’ju falėnderoja me besim tė thellė dhe shumė ndershmėrisht qė ishit i pranishėm dje, nė orėn 12, nė PE, nė ceremoninė speciale. Faleminderit pėr tė gjitha fjalėt e mbėshtetjes qė mė dhatė gjatė takimit tonė tė para disa minutave.

    E dimė qė pėr Shqipėrinė 2010-a ėshtė njė vit shumė i rėndėsishme, kur ju mund tė arrini statusin e vendit kandidat dhe tė jeni afėr liberalizimit tė vizave, qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė njerėzit tuaj dhe Shqipėrinė.

    Ne folėm edhe pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit, pėr zhvillimin e ekonomisė. Urime pėr ēdo gjė qė keni bėrė nė vitet e fundit.

    Njė tjetėr ēėshtje e rėndėsishme, ishte mbėshtetja qė forcat politike nė Shqipėri duhet tė japin pėr anėtarėsim e vendit nė BE. Do tė doja t’ju inkurajoja edhe njė herė juve, zoti Kryeministėr dhe opinionin publik nė Shqipėri, duke thėnė se stabiliteti politik dhe bashkėpunimi midis koalicionit qeverisės dhe opozitės, nė reforma kaq tė mėdha dhe tė vėshtira, si ato qė keni pėrpara nė Shqipėri, ėshtė shumė i rėndėsishėm. Ne urojmė rezultatet mė tė mira, jo vetėm nė reformat tuaja, por nė shumė ēėshtje, si nė atė tė medias, tė administratės, por edhe nė stabilitetin politik tė vendit tuaj.

    Gjithė tė mirat pėr Shqipėrinė.

    Kryeministri Berisha: Sė pari, do tė doja t’ju falėnderoja nga zemra zoti President, qė gjetėt kohėn dhe mė pritėt nė njė moment shumė tė vėshtirė pėr vendin tuaj, i cili ėshtė njė vendi i madh europian. E shfrytėzoj kėtė rast pėr t’i shprehur Presidentit, ngushėllimet e mia mė tė thella, pėr jetėt e humbura nė tragjedinė e tmerrshme tė Smolenskut. E njihja personalisht Presidentin Kazinsky, stafin e tij, por, gjithashtu, shumė nga anėtarėt e delegacionit tė Polonisė, qė humbėn jetėn e tyre nė njė detyrė shumė tė nderuar, pėr tė nderuar 20 mijė polakėt qė u masakruan nė Katin. Por, gjithashtu, i shpreha admirimin e thellė Presidentit pėr mėnyrėn sesi vetė Presidenti dhe kombi i tij qėndruan pėrpara kėsaj tragjedie, nė mėnyrėn mė tė denjė dhe kanė fituar njė admirim tė thellė nė tė gjithė botėn.

    Zonja dhe zotėrinj,

    Pata njė takim shume frutdhėnės me Presidentin Buzek. Ishte njė rast pėr t’i shprehur mirėnjohjen time tė thellė Parlamentit Europian pėr mbėshtetjen e fuqishme qė ka i dhėnė pėrpjekjeve tė shqiptarisė, projektit tė Shqipėrisė pėr integrimin europian. Prej 20 vitesh, PE-ja ka qenė njė tempull pėr shqiptarėt dhe i ka ndihmuar ata ne tė gjitha situatat e vėshtira, pėr t’u afruar mė shumė me BE-nė. E siguroj Presidentin se qeveria ime ėshtė e pėrkushtuar dhe e zotuar tė ndėrmarrė ēdo reforma, tė miratojė ēdo ligj, tė marrė ēdo vendim qė do tė jetė i nevojshėm pėr njė progres tė mėtejshėm drejt integrimit europian.

    E siguroj atė gjithashtu, se Kushtetuta e vendit tim ėshtė Kushtetuta e njė vendi tė lirė dhe siguron njė kuadėr tė plotė ligjor pėr respektimin e plotė tė shtetit ligjor, transparencės sė plotė tė ēdo dokumenti qė ekziston nė vendin tim.

    Kam kėnaqėsinė t’i pėrsėris ftesėn pėr tė vizituar vendin tim dhe Presidenti premtoi se do ta vizitojė atė.

    (Ndėrhyrja e zotit Buzek Kjo ėshtė zyrtare. Para gazetarėve ėshtė mė zyrtare se tė nėnshkruash diēka.

    Kryeministri Berisha: Unė dhe shqiptarėt do tė ishim shumė tė gėzuar t’ju kishin nė njė vizitė zyrtare. Sėrish faleminderit zoti President qė mė pritėt.

    Pyetje: Zoti President, Parlamenti Europian i ka qėndruar angazhimit pėr tė bėrė gjithēka tė mundur pėr pėrshpejtimin e procesit tė liberalizimit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn. Dimė nga deklaratat e fundit qė vijnė nga Italia dhe Franca, tė cilat thonė se BE duhet t’i pėrmbahet anės teknike, po nuk duhet tė japė pėrshtypjen se vendet myslimane si Shqipėria dhe Bosnja nuk meritojnė tė njėjtat shanse si tre vendet e tjera. A nuk do tė ishte mė mirė pėr BE-nė pėrshpejtimi i procesit pėr tė dy vendet?

    Presidenti Buzek: Po, mendoj se ėshtė njė pyetje e mirė. Nga njėra anė, Komisionit Europian iu dha njė raport i mirė pėr Shqipėrinė. Gjithashtu ne i dimė rezultatet e vizitės dy ditore nė Bruksel tė Kryeministri, qė ėshtė njė sukses, pėr tė mos thėnė njė sukses i plotė, por ėshtė e nevojshme tė dėgjojmė edhe tė tjerėt. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme, siē e shpjegoi Kryeministri para pak minutash, kanė avancuar shumė nė dixhitalizimin e procedurave administrative, kėshtu qė ėshtė shumė mė e lehtė tė vazhdohet me liberalizimin e vizave, ėshtė mė e thjeshtė tė kontrollohen shumė gjėra. Kėshtu qė unė mendoj se ne do tė bėjmė gjithēka, veēanėrisht nė nėnkomitetin tonė, pasi aty, mund tė studiojmė dhe tė hetojmė marrėdhėniet dypalėshe midis BE-sė dhe Shqipėrisė. Kjo ėshtė njė nga arsyet pėr tė pasur nėnkomitete.

    Pyetja: Ju thatė mė parė se krijimi i nėnkomiteteve ėshtė shprehje e vullnetit tė mirė, por nė fakt vendet e tjera tė Ballkanit, me tė cilat BE ka MSA, kanė komitete parlamentare tė pėrbashkėta. Pėr herė tė parė janė krijuar nėnkomitete. Mund tė mė shpjegoni ju lutem, pse ėshtė vullnet i mirė krijimi i nėnkomiteteve?

    Presidenti Buzek: Mund t’jua shpjegoj shumė thjeshtė. Kemi nėnkomitete speciale tė veēanta pėr Kroacinė, sepse Kroacia ėshtė nė negociata dhe ka mbyllur rreth 15 ose 17 kapituj, ndoshta gjysmėn e tyre, qė tani qė ėshtė nė fazėn e negocimit. E kemi edhe me Maqedoninė, qė ėshtė njė vend kandidat dhe e kemi edhe pėr Shqipėrinė. Pėr tė gjithė vendet e tjera ne kemi njė komitet tė pėrbashkėt pėr Ballkanin Perėndimor. Tani Shqipėria ėshtė nė njė status tė ri dhe specifik, duke qenė mė afėr se tė tjerėt nė marrėdhėniet me BE-nė. Ju nuk keni ende status tė plotė tė vendit kandidat. Nga kėndvėshtrimi i PE-sė, pasja e njė nėnkomiteti ju vendos nė pozicion specifik dhe mė tė mirė nga tė gjithė vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor, pėrveē Kroacisė dhe Maqedonisė, pasi Kroacia dhe Maqedonia kanė statuse tė tjera.

    Kryeministri Berisha: Zoti President, shfrytėzoj rastin t’ju falėnderoj pėr kėto nėnkomitete. Ata kanė bėtė njė vizitė shumė tė suksesshme pėrpara disa ditėsh nė Shqipėri. Shkuan kudo dhe panė nė vend implementimin e reformave pėr liberalizimin e vizave dhe deklaruan publikisht se Shqipėria ka plotėsuar kriteret dhe standardet dhe se kontrolli i kufijve, pėrsa i pėrket teknologjisė, ėshtė i barabartė mė atė tė njė vendi anėtar tė BE-sė. Unė mendoj se nėnkomitetet janė mbėshtetje dhe privilegj i madh. Do tė kemi mundėsinė tė fokusohemi mė shumė nė pėrpjekjet tona. Ju jam shumė mirėnjohės.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 17:22