BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Spindelegger: Sė shpejti shqiptarėt pa viza, Pyetėsori u dorėzua nė kohė rekord!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    21042010

    Buzqeshje Spindelegger: Sė shpejti shqiptarėt pa viza, Pyetėsori u dorėzua nė kohė rekord!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Spindelegger: Sė shpejti shqiptarėt pa viza, Pyetėsori u dorėzua nė kohė rekord! Mmeta_10

    Gjatė takimit u diskutua rreth marrėdhėnieve dypalėshe, procesit tė integrimit evropian tė Shqipėrisė, dhe veēanėrisht lidhur me procesin e liberalizimit tė vizave, si dhe mbi situatėn nė rajon.

    Nė fjalėn e tij, Meta vuri nė dukje marrėdhėniet e shkėlqyera mes Shqipėrisė dhe Austrisė, tė cilat bazohen nė njė traditė tė thellė miqėsie dhe bashkėpunimi.

    Meta theksoi rritjen e investimeve austriake nė Shqipėri dhe shprehu vullnetin e Qeverisė Shqiptare pėr tė mirėpritur tė tjerė investitorė tė rėndėsishėm nė tė ardhmen.

    Mė tej Meta vuri nė dukje se Shqipėria sapo ka dorėzuar pėrgjigjet e Pyetėsorit tė Komisionit Evropian, pėr tė cilat ka patur njė angazhim tė jashtėzakonshėm nga tė gjithė aktorėt e pėrfshirė nė kėtė proces.

    Gjithashtu, Meta bėri njė pasqyrė tė arritjeve tė Shqipėrisė nė kuadėr tė plotėsimit tė detyrimeve tė udhėrrėfyesit pėr liberalizimin e vizave, proces qė tashmė gjendet nė prag tė mbylljes me sukses tė tij. Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, Meta theksoi se Shqipėria i ka plotėsuar tė gjitha detyrimet qė rrjedhin nga procesi i liberalizimit tė vizave, tė cilin Shqipėria e meriton nė bazė tė standardeve tė arritura.

    Nga ana e tij, Spindelegger vuri nė dukje se progresi qė ka bėrė Shqipėria gjatė kėsaj kohe tė shkurtėr ėshtė i dukshėm dhe konkret.

    Spindelegger vlerėsoi se dorėzimi i Pyetėsorit ėshtė njė arritje e madhe dhe ėshtė pėrgatitur nė kohė rekord. Kjo tregon mė sė miri vullnetin dhe ambicien e Shqipėrisė pėr t`u bėrė sa mė parė anėtare e Bashkimit Evropian.

    Ministri i Punėve tė Jashtme tė Austrisė vlerėsoi progresin e prekshėm tė Shqipėrisė pėr realizimin e detyrimeve tė Udhėrrėfyesit dhe shprehu bindjen se sė shpejti qytetarėt shqiptarė do tė udhėtojnė pa viza nė Evropė, duke garantuar mbėshtetjen e plotė dhe tė fuqishme tė Austrisė pėr kėtė proces.

    Meta vlerėsoi mbėshtetjen e madhe qė Ministri Spindelegger nė bashkėpunim me homologėt e tij Grek dhe Slloven i kanė dhėnė nė pėrgjithėsi integrimit tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Europian, dhe nė veēanti realizimit tė lėvizjes pa viza tė tė gjithė qytetarėve tė rajonit drejt zonės Shengen.

    Mė tej, Ministrat Meta dhe Spindelegger diskutuan mbi situatėn nė rajon, dhe ndanė mendimin se Konferenca e Sarajevės do t’i japė njė shtysė tė fuqishme proceseve integruese, por edhe procesit tė reformave tė brendshme nė vendet e rajonit.

    Bashkėbiseduesit ndanė tė njėjtin mendim se edhe Kosova do tė thellojė pėrparimin e saj nė konsolidimin e institucioneve demokratike, ecurinė e mėtejshme tė procesit tė integrimit tė brendshėm ndėretnik dhe atij evropian, si dhe nė drejtim tė lėvizjes pa viza tė tė gjithė qytetarėve tė saj nė tė ardhmen e afėrt. Nė kėtė kuadėr, z. Meta theksoi se Kosovės duhet t’i jepet sa mė shpejt njė udhėrrėfyes pėr liberalizimin e vizave.

    Nga ana e tij, Ministri i Punėve tė Jashtme tė Austrisė, Spindelegger vlerėsoi rolin aktiv dhe konstruktiv qė Shqipėria luan nė rajon nė dobi tė paqes, sigurisė, stabilitetit dhe prosperitetit nė rajon.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 20:47