BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Parlament, deputetėt socialistė bojkotojnė seancėn e pasdites

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    22042010

    Buzqeshje Parlament, deputetėt socialistė bojkotojnė seancėn e pasdites

    Mesazh nga Vizitor

    Parlament, deputetėt socialistė bojkotojnė seancėn e pasdites Grupi%20i%20PS
    TIRANĖ- Deputetet socialistė nuk do tė jenė tė pranishėm sot ne seancėn e radhės tė Kuvendit. Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e Grupit Parlamentar tė PS-sė, nė tė cilėn krahas marrėdhėnies me Kuvendin ėshtė diskutuar edhe axhenda e protestave.

    Nė mbledhje ėshtė theksuar vijimi i protestave pėr transparencė dhe kundėr krizės ekonomike, pėr tė kulmuar me protestėn e datės 30 prill.

    Ndėrkohė qė nė 1 maj do tė jetė protesta e gjatė, kundėr rrėnimit ekonomik tė vendit, provokuar nga keqqeverisja.

    Mos pjesemarrja e socialisteve ne seancen plenare ishte njoftuar ne fakt qe me heret, fill pas vendimit te marre nga byroja parlamentare per perjashtimin dyjavor te deputetit Taulant Balla dhe terheqjes se verejtjes ndaj deputetit Sajmir Tahiri.

    Pas kesaj, PS-ja protestoi para godines se Kuvendit, duke e cilesuar masen ndeshkimore, dhune ndaj fjales se lire dhe perpjekje per t'i mbyllur gojen opozites.




    LEZHE - Nė vazhdėn e protestave qė Partia Socialiste ka nisur nė tė gjithė Shqipėrinė, sot kryetari i socialistėve, Edi Rama ėshtė ndalur nė qytetin e Lezhės.
    Rama foli pėr problemet specifike tė kėsaj zone qė janė motiv pėr protesta. "Berisha, 4 muaj mė parė theksoi se kjo pėrmbytje ndodh njė herė nė 100 vjet. Sot pėrsėri Lezha dhe Shkodra janė pėrmbytur. Gjėra qė ndodhin 1 herė nė 100 vjet nė qeverinė Berisha dhe pushtetin e tij qė nuk e bėn atė dot mbret, pėrmbytjet ndodhin 3 herė nė 4 muaj, duke shkaktuar dėme qė sjanė shkaktuar nė 100 vjet", u shpreh Rama.
    Ndėrsa duke folur pėr transparencėn zgjedhore, ai tha se "pushteti i Sali Berishės nuk ka fundosur vetėm zgjedhjet por edhe ekonominė. Nė 3 muajt e fundit, 71 mijė shqiptarė humben vendet e punės".
    Ndėrsa deputeti i PS pėr qarkun e Lezhės, Gjovalin Kadeli, si njė ndėr arsyet se pėrse duhet tė protestojnė lezhjanėt veēoi mosmarrjen e dėmshpėrblimeve tė pėrmbytjeve nė Fushė Kuqe, Tale dhe Ishull Shėngjin.


    ****


    ora 13:30
    Shfaqje shqetėsuese e cilėsoi lideri i PS-sė Edi Rama, konferencėn e mbrėmshme tė Berishės pas kthimit nga Brukseli.

    Gjatė njė komunikimi me mediat, Rama deklaroi se tashmė tė gjithė e dinė se sukseset e tė parit tė qeverisė janė imagjinare, ndėrkohė qė vendi vuan krizėn ekonomike dhe rrėnimin e demokracisė.
    Ai ftoi qytetarėt tė gjithė nė protestėn e 30 prillit, ndėrsa shtoi se 1 maji do tė jetė protesta mė e gjatė qė njė popull bėn pėr tė ndalur rrėnimin e provokuar nga qeveria e vet.


    Mė poshtė fjala e Ramės


    Ishte njė shfaqje shqetėsuese sepse tregoi fare qartė se i pari i qeverisė ėshtė i fundit njeri i interesuar nė kėtė vend pėr tė zgjidhur krizėn therėse qė po prek pėrditė si njė epidemi varfėruese familjet shqiptare.

    Zoti Berisha foli pėr suksese imagjinare pikėrisht nė ditėn kur u provua publikisht se vetėm nė tre muajt e fundit 71 mijė vetė kanė humbur vendin e tyre tė punės.

    80 mijė vende pune premtoi zoti Berisha kur kėrkoi votėn e shqiptarėve dhe pasi u grabiti votėn ka nxjerrė nė rrugėn e papunėsisė mbi 100 mijė njerėz nė mė pak se njė vit.

    Zoti Berisha u tha se nuk e mori vesh nė Bruksel se kur do tė liberalizohen vizat pėr shqiptarėt dhe kėtė ai e quan njė vizitė tė suksesshme, ndėrkohė qė deri para pak javėsh i siguronte njerėzit se kėtė verė do tė dilnin nga kufijtė pa viza.

    Mesa duket edhe njė gjashtėmujor tjetėr po digjet pa heqje vizash, sepse ky pushtet qė i ka vėnė vizėn parimeve e vlerave mė elementare tė qeverisjes nė demokraci, nuk ėshtė nė gjendje t'u ofrojė njerėzve asgjė mė shumė sesa zhgėnjim, ndėrkohė qė duke i gėnjyer papushim vijon tė rrijė nė kėmbė pėr tė grabitur sa tė mundet, ku tė mundet e ēfarė tė mundet.

    Zoti Berisha jo vetėm u vodhi votėn shqiptarėve, por nėn pushtetin e votės sė vjedhur njerėzit po humbasin pėrditė vende pune duke paguar pėrditė e mė shtrenjtė ushqimin, dritat, ujin, ilaēet. Kurse qeveria u tregon pėrditė gėnjeshtra e pėrralla tallėse pėr rritje spektakolare ekonomike dhe mrekullira ekonomike planetare, tė cilave njerėzit duhet e do t'u pėrgjigjen me protesta tė pėrshkallėzuara deri nė 30 prill e mė tutje.
    Ndėrkohė qė tanimė u provua zyrtarisht, mbėshtetur mbi dokumentet e Bankės sė Shqipėrisė, se rritja ekonomike e vitit 2009 ka qenė jo mė shumė se 0%, se rritja e papunėsisė ėshtė njė tendencė e pandalshme shkatėrruese pėr ekonominė e familjeve tė pambrojtura dhe se investimet publike apo private janė nė rėnie tė vazhdueshme, s'ka asnjė pikė dyshimi se ky vit ėshtė ekonomikisht edhe mė i keq se i shkuari.

    Kjo e keqe i ka rrėnjėt tek kutitė e mbyllura tė votimit dhe fajtori i vetėm pėr kėtė gjendje alarmante tė demokracisė e tė ekonomisė sė vendit ėshtė keqqeverisja qė duhet ndalur me ēdo kusht. Protestat janė mjeti qė populli ka nė dorė pėr tė zmbrapsur fuqinė abuzive tė njė qeverie tė pushtetarėve qė kėrrus pėrditė kurrizin e qytetarėve me korrupsion e varfėrim.

    30 prilli do tė jetė dita kulmore e protestave tė pėrditshme qė po zhvillohen kudo pėr hapjen e kutive tė krimit elektoral dhe 1 maji do tė gdhijė si dita e betejės qytetare pėr nxjerrjen e ekonomisė sė vendit nga kutia e njė krize qė e thellojnė pėrditė pushtetarėt dhe e paguajnė nė fund tė ēdo muaji qytetarėt.

    Shfaqja shqetėsuese e zotit Berisha mbrėmė ėshtė njė arsye mė shumė pėr tė dalė nė 30 prill e nė 1 maj nė protestėn mė tė gjatė e mė tė madhe qė njė popull mund tė bėjė pėr tė ndalur rrėnimin e provokuar nga qeveria e vet.


    ______________


    Deklaratat e Berishės, PS: Kryeministri nė botėn e ėndrrave, jashtė realitetit
    TIRANĖ - Deputeti i PS-sė, Eduard Shalsi ka reaguar pas konferencės sė Kryeministrit pėr vizitėn e tij nė Bruksel.

    "Sot pamė kryeministrin tė flasė pėr ēdo gjė pėrveēse Shqipėrisė reale. Pas ai nuk ka asnjė lidhje me realitetin e shqiptarėve", tha Shalsi, ndėrsa shtoi se "pushteti i tij ngrihet mbi vjedhjen e votės, mbi vjedhjen e pronės, mbi korrupsionin, mbi dhunimin e fjalės sė lirė, mbi dhunimin e institucioneve tė pavarura".
    "Shqipėria e vėrtetė ėshtė ajo qė publikoi INSTAT sot. 75 mijė shqiptarė kanė dalė tė pa punė vetėm brenda 3 mujorit tė parė tė kėtij viti.
    Kjo ėshtė Shqipėria e vėrtetė! Kjo ėshtė arsyeja sepse ne do protestojmė nė 30 prill, kjo ėshtė arsyeja sepse mė 30 prill shqiptarėt do protestojnė masivisht nė bulevardin qendror tė Tiranės, deri nė largimin e Sali Berishės".


    Berisha: KE na mbeshtet

    "Nė Bruksel shkova pėr tė paraqitur pėrpara Komisionit Europian librin e tė vėrtetave mė tė mėdha tė shqiptare, qė pėrmban tė gjitha tė vėrtetat e Shqipėrisė dhe shqiptarėve kėto 18 vite, pėrmban tė gjitha ligjet, praktikėn, reformat, me tė cilat shqiptarėt ndėrtuan demokracinė funksionale, idealin e tyre europian", u shpreh Berisha nė daljen e parė publike pas vizitės nė Bruksel.
    Ai pėrmendi tė gjitha takimet me drejtues tė lartė tė Komisionit Eruopian, duke i cilėsuar si tė frytshme pėr vendin tonė. Ai tha se i informova personalitetet mė tė larta europiane se qeveria do bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė zgjidhur ngėrcin politik, sic tha ai duke respektuar Kushtetutėn e vendit dhe transparencėn e formės europiane.
    "Institucionet demokratike tė kėtij vendi kanė tė gjitha proceduarat jo vetėm pėr tė hapur kutitė por dhe kasafortat mė sekrete tė kėtij shteti. E rėndėsishme ėshtė ti pėrmbahesh Kushtetutės dhe rregullave tė shtetit ligjor" u shpreh Berisha.
    Ndėrkohė, foli me superlativa pėr pėrparimet e Shqipėrisė gjatė viteve tė fundit. "Nė vizitėn time tė parė nė Bruksel mund tė thuhet pa ekzagjeruar se nė disa aspekte vendi ndodhej edhe shekuj larg Brukselit dhe vendeve anėtare tė Bashkimit Europian. Pas 18 vitesh , unė nė Bruksel pėrfaqėsova njė vend anėtar tė NATO-s, tė Kėshillit tė Europės, qė ka firmosur marrėveshjen e stabilizim asocimit. Pėrfaqėsova njė vend qė bėri zgjedhje tė lira e tė ndershme, njė vend qė i rezistoi krizės ekonomike", u shpreh Berisha.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 09:01