BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vizat, raporti i KE-sė: Shqipėria nuk i plotėson tė gjitha kriteret teknike

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    22042010

    Buzqeshje Vizat, raporti i KE-sė: Shqipėria nuk i plotėson tė gjitha kriteret teknike

    Mesazh nga Vizitor

    Vizat, raporti i KE-sė: Shqipėria nuk i plotėson tė gjitha kriteret teknike Barroso_1482590c
    BRUKSEL - Raport-vlerėsimi i Komisionit Europian pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen vlerėson se "kėto dy shtete kanė plotėsuar pjesėn mė tė madhe tė kritereve, por jo tė gjitha". Tashmė do tė jenė shtetet anėtare tė BE-sė qė do tė japin specifikisht pėlqimin e tyre pėr heqjen e vizave. Dokumenti iu ėshtė shpėrndarė kėtyre shteteve dhe pritet qė deri nė fund tė majit tė ketė njė pėrgjigje pėr t'u marrė mė pas njė vendim nga Keshilli i Ministrave i Bashkimit Europian.


    Por ēfarė thorė raport vlerėsimi: Duket se Shqipėria i ka plotesuar nė pėrgjithėsi kriteret e pėrcaktuara. Por, verifikimi i mėtejshėm ėshtė i nevojshėm pėrsa i takon zhvillimit tė njė strategjie dhe politike pėr mbėshtetjen e refugjatėve tė riatdhesuar", thuhet nė dokument.


    Po kėshtu edhe nė bllokun e tretė tė udhėrrėfyesit, qė ka tė bėjė me sigurinė dhe rendin publik, Shqipėria dhe Bosnja nuk i kanė plotėsuar tė gjitha kriteret e kėrkuara.


    "Shqipėria ka plotėsuar shumicėn e masave. Por, perpjekje tė mėtejshme janė tė nevojshme nė lidhje me forcimin e kapaciteteve tė zbatimit tė ligjit dhe implementimit efikas tė kuadrit ligjor pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, duke pėrfshirė shpėrndarjen e burimeve tė mjaftueshme financiare dhe njerėzore. Nė mėnyrė tė vecantė, zbatimi i njė kuadri tė ri ligjor pėr cėshtjen e konfiskimit tė aseteve kriminale duhet tė ndiqet mė tej me vendosmėri", thuhet nė raportin e KE-sė. Ndersa nė bllokun e katėrt dhe tė fundit, mbi tė drejtat e njeriut dhe marrėdhėniet me jashtė, tė dy vendet thuhet se kanė plotesuar nė pėrgjithėsi kriteret e kėrkuara.


    Fakti qė shumė kritere s'janė plotėsuar do tė ēojė nė ridėrgimin e misioneve tė ekspertėve nė Shqipėri dhe Bosnje. Kjo mund tė vonojė institucionet e BE-se nė vendimin pėr heqjen e vizave, nė rastin mė tė mirė, deri nė dimrin e kėtij viti, me kusht qė tė dy vendet t'i plotėsojnė kriteret teknike.


    ****

    Vizat, Franca mbėshtet Shqipėrinė

    14 prill

    PARIS- Ministria e jashtme franceze eshte deklaruar sot pro liberalizimit tė vizave per vendin tone. Reagimi vjen pas deklarimit tė ministrave tė Jashtėm tė Francės dhe Italisė, pėrkatėsisht Bernard Kouchner dhe Franco Frattini, pėr liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt dhe boshnjakėt, nė tė pėrditshmen "Le Monde".

    Zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Bernard Valero pėr Deutsche Welle-n ėshtė shprehur se Franca e mbėshtet liberalizimin e vizave pėr vendet e rajonit.

    "Liberalizimi i vizave pėr banorėt e Shqipėrisė dhe tė Bosnje Hercegovinės ėshtė diēka tepėr e rėndėsishme pėr integrimin e kėtyre vendeve nė Bashkimin Evropian", ka thėnė Valero.

    Mė herėt, ministrat e Jashtėm tė Italisė dhe Francės, Franco Frattini e Bernard Kouchner, lėshojnė njė apel pėr liberalizimin e vizave dhe pėr futjen nė zonėn Shengen tė qytetarėve shqiptarė dhe boshnjakė.

    Nė njė artikull tė sajin gazeta franceze "Le Monde" publikuar sot, jepet mesazhi i dhėnė nga diplomatėt e huaj nė mbėshtetje tė lėvizjes sė lirė pėr dy vendet qė kanė mbetur mė pas nė kėtė proces.

    "Brenda njė afati tė shkurtėr, shpresojmė nė veēanti se Shqipėria dhe Bosnje-Hercegovina mund tė pėrfitojnė liberalizim vizash pėr qėndrim tė shkurtėr nė hapėsirėn Shengen", citon gazeta dy ministrat e Jashtėm. Frattini dhe Kouchner kanė diskutuar
    Pėr integrimin e Ballkanit Perėndimor gjatė samitit franko-italian, zhvilluar nė Paris.


    "Sigurisht qė integrimi kėrkon plotėsimin e kushteve teknike, por nuk duhet tė lejojmė idenė se mylsimanėt e Ballkanit janė tė diskriminuar se nuk do tė lejohen tė pėrfitojnė nga masa nga tė cilat pėrfitojnė serbėt ose malazezėt qė prej fundit tė vitit 2009"- kanė thėnė ata.



    shkrimin e plote botuar ne Le Monde mund ta lexoni ne:
    http://www.lemonde.fr/opinions/article/2010/04/13/chaque-etat-des-balkans-a-vocation-a-entrer-dans-l-ue-par-bernard-kouchner-et-franco-frattini_1332926_3232.html



    __________


    Frattini: Nė vjeshtė shqiptarėt, pa viza. PS: Vonesa, faji i qeverisė


    UPDATE- Pas deklaratės sė ministrit tė Jashėtm italian, Frattini se shqiptarėt nė vjeshtė mund tė lėvizin pa viza, ka reaguar Partia Socialiste, e cila e ka cilėsuar vonesėn nė liberalizimin e vizave si dėshtim tė qeverisė.
    "Jemi tė vetėdijshėm se vonesat nė liberalizimin e vizave nuk kanė pasur tė bėjnė me qėndrimin e Bashkimit Europian, por me dėshtimin e vazhdueshėm tė qeverisė shqiptare nė pėrmbushjen e obligimeve tė kėrkuara dhe sė fundmi mungesės sė vullnetit pėr tė zgjidhur krizėn politike nė vend"- tha gjatė njė deklarate pėr mediat, deputetja Olta Xhaēka.
    Nė emėr tė PS-sė, ajo ka thėnė se shpresohet nė njė pėrgjigje pozitive deri nė maj, qė shqiptarėt tė kenė mundėsinė tė lėvizin lirshėm nė Europė, pasi nė tė kundėrt, humbja edhe e kėtij shansi, do tė ishte tepėr e rėndė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt.


    Ministri i Jashtėm italian dhe ish-nėnkryetari i Komisionit Europian, Franco Frattini ka deklaruar sot nė Tiranė se "shqiptarėt do tė mund tė lėvizin lirshėm, pa viza, nga vjeshta e kėtij viti". Ai tha se vendimi merret mė datė 2 qershor nė konferecėn e ministrave tė Jashtėm tė BE-sė.


    "Objektivi ynė ėshtė qė tė pėrftojmė njė mendim poziviv nga Komisioni Europian qė nė fund tė muajit Maj. Italia do tė jetė mbrojtėsi mė i fortė i liberalizimit tė vizave, por gjithsesi nevojitet edhe njė vullnet i mirė i gjithė ministrave tė Jashtėm tė Bashkimit Europian qė do tė japin vendimin formal mė date 2 qershor", vijoi ai.


    Deklarata e kryediplomatit italian u bė gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me ministrin tonė tė Jashtėm, Ilir Meta, pas takimit qė ata patėn nė kėtė dikaster.


    Vizat
    Dy ministrat, si Meta ashtu edhe Frattini u ndalėn gjerėsisht tek tema mė kryesore dhe mė e rėndėsishme pėr shqiptarėt, ajo e liberalizimit tė vizave. Ministri Meta i cili foli i pari nė kėtė konferencė tha se "emri i Frattinit lidhet ngushėt me procesin madhor tė vizave. Ai ėshtė njė arkitekt i kėtij procesi, jo vetėm pėr Shqipėrinė por pėr gjithė vendet e rajonit", tha Meta. Duke shtuar se "nė kohėn qė ishte zv.president i KE, edhe sot ministėr i Jashtėm i Italisė, ai ka luajtur njė rol nxitės qė Shqipėria tė pėrfitojė nga ky proces. Ndėrsa pėrsa i pėrket qeverisė shqiptare mund tė them se ėshtė bėrė njė progres i jashtėzakonshėm nė tė katėr blloqet, gjatė kėtyre 8 muajve", u shpreh ai.


    Sipas Metės, tė gjitha detyrimet teknike janė tė pėrmbushura dhe liberalizimi i vizave pėr qytetarėt tanė s'ėshtė thjesht mundėsi pėr tė ikur jashtė sepse 1/3 e qytetarėve tanė sot gjenden jashtė dhe qindra mijėra tė tjerė kanė vizė Shengen nė pasaporta, por kjo ėshtė njė ēėshtje e dinjitetit njerėzor, sepse ne besojmė se e meritojmė integrimin e plotė nė familjen europiane.


    Ndėrsa, ministri i Jashtėm italian, Franco Frattini, duke u ndalur tek ēėshtja e integrimit, ku pėrfshihet edhe liberalizimi i vizave u shpreh se "Kėtė vit do tė merret nė shqyrtim statusi i vendit kandidat pėr Shqipėrinė dhe pėr kėtė qeveria shqiptare duhet tė bėjė pėrpjekje tė shumta nė mėnyrė qė BE tė marrė njė vendim nė favor tė Shqipėrisė".


    Por pėrpara kėsaj, vijoi Frattini, ėshtė njė vendim tjetėr i rėndėsishėm, ai i vizave. "Objektivi ynė politik ėshtė pėrftimi i njė mendimi pozitiv para fundit tė Majit. Faza e dytė kalon nga pėrftimi tek shpallja e vendimmarrjes qė do tė kryhet mė 2 qershor nė Samitin e Ministrave tė Jashtėm tė BE-sė. Kėshilli i ministrave tė jashtėm merr njė vendim formal pėr tė bėrė tė mundur qė nė vjeshtė tė kryhet lėvizja e lirė. Por pėr kėtė duhet njė vullnet i madh i KE-sė dhe Italia ėshtė nė vendin e parė nė mbrotje tė kėtij procesi", pėrfundoi diplomati italian.


    kriza politike
    Pyetjet e gazetarėve, si italianė ashtu edhe shqiptarė gjatė kėsaj konference u pėrqendruan tek problemet politike nė Shqipėri dhe marrėveshjet energjetike mes dy vendeve. Ilir Meta tha se edhe opozita duhet tė shfaqė vullnet pėr integrimin e vendit. "Duhet tė silleni nė mėnyrė europiane sepse demokracia ka rregulla ashtu siē kanė rregulla edhe zgjedhjet tė cilat janė vendosur me konsensus nga tė dyja palėt dhe kėto rregulla duhet tė respektohen nga tė dyja palėt", u shpreh Meta, duke shtuar se "mosmarrėveshjet zgjidhen nė mėnyrė kushtetuese dhe parlamenti shqiptar nuk do tė dalė mbi vendimet e gjykatave".


    Pėr tė njėjtėn pyetje, nėse e dėmton kriza politike integrimin e vendit, ministri Frattini tha se "procesi elektoral ėshtė monitoruar nga OSBE-ODHIR, raporti p tė cilit thotė se janė kryer zgjedhjet nė respektim tė ligjit. Pėrtej kėsaj unė dua tė them se tė gjitha forcat politike duhet tė bashkohen pėr integrimin e vendit, duhet tė jenė tė ndėrgjegjshme, se kjo ėshtė njė mundėsi dhe njė pėrgjegjėsi. Pra duhet tė punojnė sėbashku nė parlament pėr ta ēuar Shqipėrinė nė Europė".


    Marrėveshjet

    Takimi mes dy ministrave, siē ata deklaruan ishte pėrqendruar tek nėnshkrimi i protokollit tė bashkėpunimit pė vitin 2010-2012 me vlerė prej 500 mijė eurosh qė do tė ketė nė fokus tė veēantė kreditimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme si dhe nė zhvillimiun e bujqėsisė, arsimit dhe shėndetėsisė. Njė marrėveshje tjetėr ishte nė fushėn e diplomacisė, sipas sė cilės, shėrbimet konsullore tė Shqipėrisė nė ato vende nuk ne nuk kemi pėrfaqėsi diplomatike do tė kryhen nga konsullatat italiane. Po kėshtu lidhur me njė projekt tjetėr tė pėrbashkėt, korridorin e 8 u vendos qė mė 28 prill tė mbahet nė Tiranė konferenca promovuese e ministrave tė Transporteve tė vendeve tė pėrfshira, si Italia, Shqipėria, Bullgaria dhe Rumania.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 02:33