BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bruksel, takim konsultativ mbi vizat pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    27042010

    Buzqeshje Bruksel, takim konsultativ mbi vizat pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen

    Mesazh nga Albatros

    Bruksel, takim konsultativ mbi vizat pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen Aap10010

    Nė Bruksel u zhvillua njė takim konsultativ pėr tė analizuar zbatimin nga Shqipėria dhe Bosnja tė kritereve pėr liberalizimin e vizave. Takimi mes Komisionit Europian dhe Komitetit pėr Liritė Civile, Drejtėsinė dhe Ēėshtjet e Brendshme tė Parlamentit Europian shqyrtoi njė raport mbi zbatimin e udhėrrėfyesit pėr kėtė ēėshtje. Njė takim i ngjashėm u zhvillua dje me Komitetin pėr Ballkanin perėndimor, ku pėrfaqėsohen vendet anėtare tė Bashkimit Europian. Raporti pėr Shqipėrinė vlerėsonte se vendi ka pėrmbushur plotėsisht kriteret nė bllokun e parė tė udhėrrėfyesit qė ka tė bėjė mė sigurinė e dokumentave, nė dy blloqe tė tjerė vlerėsohej se objektivat pėrgjithėsisht ishin pėrmbushur, ndėrsa nė njė bllok tjetėr, Shqipėria ka arritur tė plotėsojė shumicėn. Vlerėsimi pėr Bosnjen ishte se ajo ka pėrmbushur objektivat nė tre prej katėr blloqeve. Megjithatė Shqipėria nė krahasim me nivelin e Malit tė Zi dhe Serbisė vitin e kaluar, kur ato morėn liberalizimin e vizave, ėshtė nė njė nivel mė tė lartė. Komisioni europian pritet tė bėjė propozimin e tij nga fundi i muajit maj dhe njė vendim paraprak tė jepet nė fillim tė qershorit, i cili tė jetė i kushtezuar me pėrmbushjen e detyrimeve edhe nė fushat e mbetura. Vendimi pėrfundimtar parashikohet tė merret nė tetor me mundėsinė qė liberalizimi i vizave tė hyjė nė fuqi brenda vjeshtės.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 23:10