BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Opozita nis sot protesten maratone per hapjen e kutive.

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    30042010

    Buzqeshje Opozita nis sot protesten maratone per hapjen e kutive.

    Mesazh nga Dino

    Opozita nis sot protesten maratone per hapjen e kutive
    Opozita nis sot protesten maratone per hapjen e kutive TIRANE- Opozita nis sot pasdite protestėn maratonė deri nė fillimin e bisedimeve me Qeverinė pėr transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Socialistėt, tė mbėshtetur edhe nga aleatėt e pjesė e shoqėrisė civile, do tė qėndrojnė nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” pėr ditė tė tėra. Nė orėn 18.00 nė sheshin “Skėnderbej”,do tė grumbullohen tė ardhurit nga e gjithė Shqipėria, me nė krye deputetėt e tyre, sipas qarqeve. Mė pas marshimi do tė vijojė drejt shėtitores kryesore tė Tiranės, pėrpara Kryeministrisė, aty ku do tė nisin fjalimet politike tė cilat nuk do tė jenė shumė tė gjata.

    Protestuesit do tė kalojnė natėn nė shesh, ashtu si nė 20 nėntor, pėr tė rifilluar sėrish paraditen e 1 majit, me fjalime, thirrje nga ana e drejtuesve tė partive tė ndryshme. Dita e shtunė, parashikohet tė jetė disi njė ditė e vėshtirė, pėr faktin se shumė pranė protestuesve tė PS-sė, nė sheshin “Nėnė Tereza”, do tė festojnė nė mesditė me njė koncert, mbėshtetėsit e qeverisė.

    GSH shkruan sot se opozita ka edhe njė plan rezervė, i cili do tė fillojė tė zbatohet nė ditėt nė vijim tė protestės dhe qė kategorizohet nė atė qė quhet “mosbindja civile”.
    Kjo ka lidhje me bllokimin e akseve kryesore tė kryeqytetit, duke paralizuar funksionimin normal tė shėrbimeve. Megjithatė, herė pas herė do tė ketė vendimmarrje tė socialistėve dhe aleatėve bashkė, nė varėsi tė situatave qė do tė krijohen.

    Dje, pas pėrfundimit tė takimit me aleatėt, kreu i PS-sė, Edi Rama pasi pėrmendi arsyet e protestės, tha se ajo “nuk do tė ndalet”. Ai i ftoi shqiptarėt, “pėr njė protestė qė do tė kėrkojė thjesht dhe vetėm rikthimin nė duart e popullit tė njė tė drejte qė nuk mund tė negociohet, nuk mund tė shitet, nuk mund tė falet, e drejta pėr tė votuar lirisht e pėr ta parė votėn ndershmėrisht”.

    Protesta do tė kufizojė dhe lėvizjen e automjeteve me drejtim bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” dhe sheshin “Nėnė Tereza”. Kufizimi do tė nisė qė sot prej orės 16:00, ndėrsa trafiku do tė menaxhohet nga njė numėr i konsiderueshėm i punonjėsve tė policisė sė qarkullimit rrugor”. Detyra mė e vėshtirė e forcave tė rendit pritet tė jetė pikėrisht mė 1 maj, kur do t’u duhet tė qėndrojnė mes protestuesve opozitarė dhe atyre qė festojnė me Qeverinė nė sheshin para Universitetit.
    Share this post on: reddit

    LePuRuShJa

    Mesazh 30/4/2010, 08:34 nga LePuRuShJa

    Akoma me kutiat kėto biemurit

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 13:02