BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Humb tė dashurin dhe studimet nė Oxford, vetėflijohet 24 vjeēaria!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    30042010

    Buzqeshje Humb tė dashurin dhe studimet nė Oxford, vetėflijohet 24 vjeēaria!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    TIRANĖ- Vetėhelmohet nė gjendje depresive njė vajzė nė periferi tė kryeqytetit, pak vite pas humbjes sė njė njeriu tė njohur tė saj. Ndėrkaq familja i pohoi policisė se e bija kishte fituar tė drejtėn e studimit nė Universitetin e Oksfordit, por se nuk kishin para ta paguanin ndaj edhe ajo kishte kaluar nė gjendje depresive pėr kėtė shkak. Ngjarja e dhimbshme ndodhi nė Paskuqan, nė fillim tė kėsaj jave, kur 24- vjeēarja Sabajeta Peposhi, lindur nė Kukės dhe banuese nė Paskuqan tė Tiranės, konsumoi njė sasi tabletash valiumi me qėllimin pėr t'u vetėflijuar. Vajza mėsohet se ka konsumuar medikamentin nė banesėn e saj nė periferi tė Tiranės, nė Paskuqan, por pas disa minutash ėshtė gjendur nga familjarėt e saj nė gjendje tė rėndė.

    Sipas policisė, Peposhi ėshtė dėrguar mė pas pėr ndihmė mjekėsore nė Spitalin Ushtarak nga tė afėrmit, ku ka mundur tė jetojė dy ditė nė reanimacion, por mė pas ka ndėrruar jetė pėr shkak tė intoksikimit tė rėndė. Ajo humbi jetėn pas dy ditė qėndrimi nė sptial, edhe pas ndėrhyrjeve tė shumta tė mjekėve pėr t'i shpėtuar jetėn. Policia ka nisur hetimet duke marrė nė fillim dėshmitė e familjarėve tė viktimės, tė cilėt kanė rrėfyer pėr problemet e mundshme qė ajo mund tė ketė pasur. Nga tė dhėnat paraprake tė Policisė sė Tiranės, dyshohet se dy janė shkaqet qė mund ta kenė shtyre Sabajeta Peposhin qė tė vetėhelmohet, vdekja e tė dashurit tė saj nė njė aksident automobilistik. Si pistė tė dytė, policia ka hetuar edhe pamundėsinė e vazhdimit tė studimeve jashtė Shqipėrisė tė saj. Mėsohet se Peposhi, e diplomuar pėr Gazetari nė Universitetin e Tiranės, ka pasur njė lidhje me njė djalė, pėr mė shumė se katėr vjet, por ky i fundit ka humbur jetėn nė njė aksident automobilistik.

    Ndėrkohė pjesė e hetimeve tė policisė ėshtė edhe pista e mos vazhdimit tė studimeve nė Oksford Sabajetja, pasi mėsohet se i kishte dalė njė bursė pėr tė studiuar nė Angli. Nė pamundėsi ekonomike, viktima nuk i ka vazhduar studimet jashtė Shqipėrisė dhe dyshohet qė kjo ėshtė njėra nga arsyet qė e kanė bėrė tė renė qė tė kalojė nė njė gjendje depresive. Kėto janė dy pistat, ku janė pėrqendruar hetimet e policisė dhe nė ditėt ne vazhdim, pas pėrfundimit tė hetimeve pritet qė tė mėsohen motivet qė e kanė shtyre 24- vjeēaren nga Kukėsi qė t'i japė fund jetės, duke u vetėhelmuar. Nga hetimet qė po zhvillon Policia e Tiranės mėsohet se Peposhi me origjinė nga Kukėsi, por banuese prej disa vitesh nė Tiranė, e ka kryer aktin e vetėhelmimit nė kushtet e gjendjes sė rėndė depresive. Viktima ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 09:02