BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    " Pse Meshkujt Nuk Dijnė Tė Dėgjojnė Asnjėherė? "

    Dona20
    Dona20
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/06/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1825
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 3863
    <b>Votat</b> Votat : 48
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Mos i merr gjėrat personalisht !! Njerėzit i bėjnė gjėrat pėr vete e jo pėr ty!!

    Buzqeshje " Pse Meshkujt Nuk Dijnė Tė Dėgjojnė Asnjėherė? "

    Mesazh nga Dona20 1/5/2010, 17:50

    Femrat gati asnjėherė nuk janė direkt kur i shprehin ndjenjat e tyre, por gjatė kėsaj, kėrkesa e saj dallohet ngase ėshtė e potencuar pak mė shumė se fjalėt tjera qė janė kode tė fshehta! Sikur ne meshkujt tė kuptonim se si tė thyhet ky kod i fshehur, me siguri pėrqindja e ndarjeve do zvogėlohej nė mėnyrė drastike...

    Ē'thua moj...?

    Femrat, duhet tė pranojnė se sė paku nė mosdėgjim, ne meshkujt jemi mė tė mirė se ato! Jemi tė mrekullueshėm pėr t'i injoruar gjėrat qė nuk duam t'i dėgjojmė. Kur femra kėrkon diēka nga njė mashkull, ajo flet me shifra, flet nė mėnyrė indirekte, dhe mashkulli e ka vėshtirė tė kuptoj nga e para se ē'farė qėllimi ka ajo. Kėtė mėnyrė tė komunikimit ajo e pėrdorė ngase, ėshtė mėnyra mė e lehtė pėr ta matur synimin e njė mashkulli. Ndėrsa meshkujt, pavetėdije, duke e kuptuar gabimisht porosinė e saj, shpesh bėjnė gjėra tė gabuara dhe mė pas, atėherė kur femra shqetėsohet, ata pyesin me njė naivitet fėmijėror: - "po ēka bėra tash?".
    Ajo, ku ne meshkujt me tė vėrtet gabojmė, ėshtė se asaj vetėm ia bėjmė rrafsh, dhe thjeshtė edhe kur e shikojmė nė sy, nuk e dėgjojmė aspak kur na flet diēka! Pra fjalėt e saj nė njėrin vesh hyjnė - nė tjetrin dalin!

    Nė anėn tjetėr as femrat nuk e kanė lehtė qė ta kuptojnė mashkullin. Pėr ty ajo ėshtė "kokė femre", e pėr tė ti je "kokė mashkulli"! Femra nuk mund tė kuptoj assesi se si ne meshkujt jemi nė gjendje t'i mbajmė mend emrat e tė gjithė sportistėve tė ekipeve, t'i mbajmė mend statistikat pėr ndeshje sportive, tė diskutojmė aq thellė dhe me emocione pėr politikė, madje ta analizojmė situatėn gjer nė detaje si njė detektiv inteligjent, kur ajo e pėrmend rastėsisht emrin e ndonjė mashkulli tjetėr, ndėrsa nė anėn tjetėr nuk jemi nė gjendje ta kuptojmė nga e para kur ajo kėrkon diēka nga ne. Kjo ndodh se thjeshtė meshkujt nuk janė tė programuar pėr ta dėgjuar femrėn.

    Po ashtu ēka femra nuk mund tė kuptoj, ėshtė se; si ėshtė e mundshme qė p.sh tė dielave mashkulli tė qėndrojė gjashtė orė para televizionit duke dėgjuar lajme sportive madje edhe tė reprizuara disa herė dhe tė mos mėrzitet. Dhe kur ajo i thotė mashkullit se ndihet e injoruar, e fiton pėrshtypjen se flet nė gjuhėn latine, apo nė ndonjė gjuhė tė panjohur pėr burrin e saj.

    Nė anėn tjetėr shumė nga ne meshkujt shpesh habitemi se si ėshtė e mundur qė ndonjė femėr e mirė nė plotė kuptimin e fjalės, ka pėr frajer ndonjė djalė qė i pėrngjanė Bill Gejtsit (natyrisht pa parat e tij). Si duket e vetmja arsye mund tė jetė se ata "meshkuj" janė dėgjues tė mirė.

    Pėr ēka e ke fjalėn, fol bardh e zi!

    Skenari i parė:

    ajo thotė: "mė trego vet ēka ke bėrė."
    ajo mendon: "nga sytė tė duket se je fajtor pėr diēka. Ti diēka po fsheh? Me siguri ke bėrė diēka tė gabueshme, ndėrsa unė do ta zbuloj kėtė prandaj dhe po tė flas me shumė kuptime."
    ai pėrgjigjet: "s'di pėr ēka e ke fjalėn."
    ai mendon: "kuku?! Paska marr vesh diēka. E di se pesė gjėra tė gabuara i kam bėrė sot, po pėr cilėn po mė flet ajo? Bėhu kinse s'po kupton pėr ēka ėshtė fjala dhe asnjėherė mos prano asgjė, dhe mos harro m'i thėnė disa herė -" tė dua e dashur."

    skenari i dytė:

    ajo thotė: "jam e sėmurė."
    ajo mendon: "pas gjithė kujdesit tim pėr ty, tash ėshtė koha qė tė dėshmosh se edhe ti vėrtet mė do dhe kujdesesh pėr mua. "
    ai pėrgjigjet: "je ftohė, pije njė ēaj me limon dhe tė kalon "
    ai nė tė vėrtet pėrpiqet tė thotė: "oh jo, ja nisi prapė kjo. Ishalla nuk kėrkon tė shkoj sėrish te mjeku dhe rrugės me i shikuar reklamat nė shitoret e mbyllura. Ani sot, tė vetmen ditė tė pushimit, unė kam planifikuar pėr ta parė lojėn e basketbollit.

    Skenari i tretė:

    ajo thotė: "tė urrej, largohu nga unė."
    ajo mendon me kėtė: "tė dua shumė, dua qė tė vjen pas meje, tė mė ndjek, tė mė lutė, tė mė merr me tė mirė, mė mbaj, mė pėrqafo dhe tė lutem mė thuaj, tė dua… tė dua…"
    ai pėrgjigjet: "nė rregull, nė rregull, tė premtoj se mė nuk e pėrsėrisė, mos shko. Tė lutem mė fal. "
    ai nė tė vėrtet mendon: "tė lutem mos shko, s'kam me kėnd tė flejė sonte? S'ka kush tė pėrgatisė gjellė pėr mu? Nėse do qė tė dėgjon nga unė fjalė tė bukura, nėse dėshiron tė them, tė dua...tė dua…, prit deri nė mbrėmje kur tė shtrihemi tė flemė."

    skenari i katėrt:

    ai thotė: "ēka u bo tash?"
    ai mendon: "qenka hidhėruar!"
    ajo thotė: "asgjė nuk u bė."
    ajo mendon: "ēka po do me thėnė me kėtė 'ēka u bo?' a po e din bile se ēka ke bėrė, idiot. Po luan me ndjenjat e mia dhe po ke fytyrė me mė pyet se ēka u bo? Tė urrej."
    ai pėrgjigjet: "nė rregull."
    ai mendon: "super! Nuk mė tha se ēka po e mundon dhe unė nuk dua ta pyes mė. Herėn e fundit qė insistova qė tė mė tregoj se ēka ka, u deshtė ta dėgjoj pėr njė orė."

    skenari i pestė:

    ajo thotė: "duhet tė bisedojmė."
    ajo mendon: "kemi disa probleme dhe ma mirė kishte me qenė t'i pastrojmė ato duke biseduar sy mė sy."
    ai pėrgjigjet: "pėr ēka duhet tė bisedojmė?"
    ai mendon: "tė lutem mos ia fillo pėr ndjenjat tua dhe atė se pse unė dola me shokė kur tė erdhėn ty prindėt, pa u paralajmėruar fare."

    skenari i gjashtė:

    ajo thotė: "a mė paraqet tė trashė ky fustan?"
    ajo mendon: "a po tė pėlqej. Tė lutem mė thuaj se jam bėrė si llokum, se kaherė nuk ma ke thėnė kėtė fjalė. Tė lutem mė thuaj se jam e bukur."
    ai pėrgjigjet: "jo edhe aq trashė!"
    ai mendon: "je trash pak, a s'po e sheh vet se je trash a? Pse po mė pyet mua? Natyrisht se pak e trash dukesh nė atė fustan pa lidhje, dhe nėse sėrish mė pyet, kam me ta thėnė troē se po dukesh e trashė."

    skenari i shtatė:

    ajo thotė: "jam e etur."
    ajo mendon: "tė lutem ngritu dhe ma sjellė njė gotė ujė qė tė kuptoj se kujdesesh pėr mua."
    ai pėrgjigjet: "ani? Zgjohu pi pėr vete dhe ma sjellė edhe mua njė gotė."
    ai mendon: "ani? Zgjohu pi pėr vete dhe ma sjellė edhe mua njė gotė."

    pra siē duket, femrat gati asnjėherė nuk janė direkt kur i shprehin ndjenjat e tyre, por gjatė kėsaj, kėrkesa e tyre nė komunikim, mes grumbullit tė panevojshėm tė fjalėve, dallohet ngase ėshtė e potencuar pak mė shumė se fjalėt tjera qė janė kode sekrete! Sikur ne meshkujt tė kuptonim se si tė thyhet ky kod i fshehur, me siguri pėrqindja e ndarjeve do zvogėlohej nė mėnyrė drastike. E kjo, po ashtu do tė thotė se, pėr ne meshkujt, gjithnjė mbetet e mistershme, dhe gjithnjė na sillet nėpėr kokė ajo tė cilėn edhe grupi muzikor "minatori" e kėndon nė kėngėn e tyre tė titulluar "pse shkove ti…"

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 10/5/2024, 05:10