BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    " Sa Ėshtė e Vėrtetė Dashuria Virtuale? "

    Dona20
    Dona20
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/06/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1825
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 3863
    <b>Votat</b> Votat : 48
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Mos i merr gjėrat personalisht !! Njerėzit i bėjnė gjėrat pėr vete e jo pėr ty!!

    Buzqeshje " Sa Ėshtė e Vėrtetė Dashuria Virtuale? "

    Mesazh nga Dona20 1/5/2010, 18:06

    " Sa Ėshtė e Vėrtetė Dashuria Virtuale? " Teldashnija06Pėr t'u pėrgjigjur se sa ėshtė reale dashuria pėrmes internetit, le ta definojmė sė pari se ēka nėnkupton fjala dashuri e vėrtetė? E kėtė pėr fat tė keq nuk mund ta pėrshkruajmė apo jo. Atė vetėm mund ta ndjejmė. Ajo ėshtė gjendje pėr tė cilėn dimė pa pyetur asgjė. Edhe pse nuk mund ta pėrshkruajmė, jemi tė bindur se dimė ta njohim dashurinė e vėrtetė. Kjo e tėra mund tė ndodh ngase asgjė nuk varet nga ne. Ajo vjen kur nuk e presim, dhe shkon kur tė dėshiroj vet, papritmas. Dashurinė mė kot mundohemi ta etiketojmė dhe ta klasifikojmė. Ēdo dashuri ėshtė unike. Pamundėsia e definimit tė njė ndjenje tė tillė e mbėshtjellė atė me njė vello tė misteriozitetit. Pikėrisht edhe interneti ėshtė vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe nė jetėn e pėrditshme dhe takimet fizike, tė gjitha dashuritė nuk janė tė vėrteta. Disa tregohen si dashuri tė mėdha dhe jetojnė pėrherė, tė tjerat vdesin qė nė vjeshtėn e pare.
    " Sa Ėshtė e Vėrtetė Dashuria Virtuale? " Teldashnija04E ēka ėshtė ajo qė na tėrheq te personi tjetėr? Ēka e bėnė tė veēantė personin qė e duam prej njerėzve tjerė? Pse ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sonė personi ynė zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrėn? Prej ēka pėrbėhet dashuria e vėrtetė? Si tė dalohet ajo?
    Mė duhet tė pranoj se nuk e di! Ai apo ajo qė mundohet ta pėrshkruaj dashurinė, thjesht gėnjen.
    Megjithatė mund tė vendosim njė paralele deri diku mes dashurisė sė vėrtetė dhe asaj virtuale. Ajo qė na tėrheq nė dashurinė e jetės reale ėshtė se njoftohemi me personin nė shkollė, punė, fakultet, qytet, autobus etj. Vėmendjen na e fiton pamja, zėri, ecja, buzėqeshja, flokėt, qėndrimi. Edhe pse nuk dimė shumė e ndjejmė tėrheqjen fizike. Imagjinata e jonė, nėn ndikimin e dėshirave dhe kėrkesave tona bėn seleksionim nė bazė tė kritereve tė pamjes sė jashtme dhe krejt vetive tjera tė pėrmendura mė lartė. Pėr kėtė nė shumicėn e rasteve gjurmojmė edhe mė tej pėr t'u bindur se personi qė na tėrheq ėshtė i/e qėlluar ēfarė e kemi ėndėrruar pėrherė.
    Nė dashuri virtuale me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vėmendjen na e tėrheq stili i tė shprehurit, reflektimi i personalitetit tė dikujt. Kureshtja jonė shpejt kėnaqet ngase mė shpejtė mėsojmė pėr tė, nė bazė tė ideve, mendimeve tė thėna. Kėtu njihemi me personalitetin e brendshėm dhe zakonisht kėmbejmė porosi me shpirta tė ngjashėm si ne. Dhe e gjithė kjo nė bazė tė cilave kriteriume na bėnė tė dashurohemi nė tė? Pikėrisht sikurse edhe nė dashurinė e vėrtetė, nė bazė tė njė gjėje tė pa definuar, pėr tė cilėn din vetėm zemra. Imagjinata ėshtė ajo qė i mbushė zbrazėtirat mes rreshtave. Rreziku qė tė jemi tė mashtruar ėshtė po aq sa edhe nė jetėn reale tė vėrtetė.
    Edhe nė njėrėn edhe nė tjetrėn realitet, ēifti njoftohet dhe afrohet pėrmes bisedės. Nė tė dyja rastet, tė dy partnerėt pėrpiqen ta tregojnė anėn e vet sa mė pozitive. Mua nuk mė duket se gjithnjė mund ta lexojmė tė vėrtetėn nga sytė e dikujt. Shpesh na ndodh qė tė jemi tė bindur se e kemi gjetur personin e vėrtetė dhe pas njė kohe tė vėrtetojmė se kemi krijuar lidhje me njė njeri tė huaj? Prandaj kjo ėshtė edhe njė dėshmi qė mundėsia e mashtrimit ėshtė po aq sa edhe nė jetėn reale.
    " Sa Ėshtė e Vėrtetė Dashuria Virtuale? " Teldashnija05Nė anėn tjetėr, gėnjeshtrat e servuara pėrmes komunikimit nė Internet mė lehtė mund t'i zbulojmė nėse koncentrohemi nė fjalėt e thėna. Pėr tė na gėnjyer dikush, para se tė na bėjė tė dashurohemi, duhet tė ketė motiv tė madh dhe tė jetė gėnjeshtar djallėzisht i mire. Ndėrsa nė jetėn e pėrditshme, pėrkundrazi, gėnjeshtrat shiten mė lehtė, ngase aty vendimtare janė buzėqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalė, madje edhe lotėt etj…
    Kam dėgjuar se kur pėr tė parėn here ėshtė krijuar biēikleta, mes nesh populli e ka quajtur atė "Qerrja e djallit", orėn e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare nė Paris, edhe pse ka ecur me shpejtėsi vetėm 20 km/orė, ka shkaktuar pakėnaqėsi mes francezėve madje edhe protesta e demonstrata. E kanė gjykuar si diēka shumė tė rrezikshme pėr njerėzimin, destruktive qė ec aq shpejtė dhe ėshtė produkt i djallit!!! Sot e dimė se sa tė shpejtė janė trenat, por askush nuk proteston!

    Dashuria Virtuale pajtohemi ne apo jo, ėshtė dukuri e kohės sė re. Shumė ēifte fillojnė me shkrimin e e-mailave, pėrderisa lista e atyre qė hyjnė nė martesė pėr shkak tė kėsaj dashurie virtuale, dita ditės rritet. Tė tjerėt kėtė e marrin si argėtim, largim nga monotonia. Dikush me kėtė mjekon vetminė, ndjenjėn e turpit (nė jetė private ėshtė lepur, nė internet luan, dashnor i famshėm), mangėsitė fizike, pakėnaqėsitė, anomalitė dhe sėmundjet tjera shpirtėrore... Pra gjithēka zhvillohet si nė jetėn private. Interneti ėshtė vetėm medium qė na bashkon. Gjėrat tjera varen nga vet ne, sa tė sinqertė jemi, ēfarė zemre kemi. Natyrish, kėtė shkrim po e pėrfundoj me thėnien: "Nėse dikush mė mashtron njė here, mė vjen keq pėr tė, nėse mė ka mashtruar edhe herėn e dytė, atėherė fajin duhet kėrkuar brenda vetes".
    avatar
    Kleandra
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
    <b>Votat</b> Votat : 33

    Buzqeshje Re: " Sa Ėshtė e Vėrtetė Dashuria Virtuale? "

    Mesazh nga Kleandra 6/1/2011, 10:29

    Hmm mundem te them se deri diku mundet te jete e vertet ..por them edhe kete ne dashurine virtuale humbet besim mundohesh te kuptosh por nga nje monitor duket veshtire mundesh te ndjesh mundesh ta perjetosh per ate qe te sjell nje dashuri virtuale ..po mundem te them se ka raste qe lidhen degjohen ne msn degjohen ne telefon po ka raste qe edhe mosbesimi te ajo ose tek ai qe ti ndjen te ben te te largoj sepse nese ti nuk beson ne ate qe ti dashuron eshte e kote vazhdosh

      Ora ėshtė 10/5/2024, 10:01