BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shkrimtari Fahri Balliu nderohet nė Panairin e Gjenevės me Diplomėn e Suksesit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Shkrimtari Fahri Balliu nderohet nė Panairin e Gjenevės me Diplomėn e Suksesit

    Mesazh nga Albatros 2/5/2010, 00:22

    Shkrimtari Fahri Balliu nderohet nė Panairin e Gjenevės me Diplomėn e Suksesit 85074b10

    Kontributi nė fushėn e botimeve e tė publicistikės, por edhe suksesi qė kanė njohur nė botėn frankofone dy librat e tij; “Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha” dhe “Panteoni i Zi”, nė motivacionin e diplomės, qė u dorėzua nga presidenti i Panairit, Pierre-Marcel Favre

    Botuesi dhe publicisti Fahri Balliu ėshtė nderuar dje nė Gjenevė, nė ditėn e dytė tė Panairit tė 24-t tė Librit dhe Shtypit, ngjarja kulturore mė e rėndėsishme nė Zvicėr dhe njė nga takimet mė tė lakmuara nė tė gjithė botėn e artit dhe tė letrave nė Evropė, me Diplomėn e Suksesit. Diploma i ėshtė dorėzuar shkrimtarit Balliu nga Pierre-Marcel Favre, presidenti i panairit. Nė motivacionin qė shoqėron Diplomėn e Suksesit, pėrmendet kontributi i zotit Balliu si shkrimtar dhe nė fushėn e botimeve, por edhe si njė opinionbėrės dhe intelektual i angazhuar nė shoqėri.

    Tek diploma e dorėzuar nga presidenti Favre spikasin dy librat e publikuar nė gjuhėn frėnge; “Zonja e zezė Nexhmije Hoxha” dhe “Panteoni i Zi”, edicione qė kanė njohur njė sukses tė madh nė Francė, Zvicėr e Belgjikė, por nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė edhe tek lexuesi evropian. Gjatė dorėzimit tė diplomės kanė qenė tė pranishėm edhe dhjetėra pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar nė Gjenevė, tė cilėt vizitonin panairin por edhe stendėn e Shtėpisė Botuese Franko-Zvicerane “Favre” qė ka publikuar dy librat e shkrimtarit Fahri Balliu. “Zonja e Zezė, Nexhmije Hoxha” ėshtė shkruar si njė histori e shkurtėr e diktaturės komuniste, si njė histori e rolit tė poshtėr e tė rėndėsishėm qė kishte luajtur nė kėtė diktaturė bashkėshortja dhe eminenca gri e diktatorit, qė pėr mė shumė se katėr dekada i la shqiptarėt nėn regjimin mė tė egėr tė diktaturave nė Evropė.

    Salloni i Librit nė Gjenevė ėshtė njė aktivitet i pėrvitshėm, i cili sivjet regjistroi edicionin e 24-tė tė tij dhe regjistron njė rekord vizitorėsh prej mė shumė se 100 mijė syresh. Nė panairin e sivjetėm morėn pjesė mbi 700 shtėpi botuese dhe ente tė shtypit periodik nga e gjithė bota, ndėrkohė qė njė seksion i veēantė sivjet i ishte kushtuar letėrsisė dhe artit tė Suedisė.

      Ora ėshtė 26/4/2024, 10:31