BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Berisha: BE ka hapur portat pėr Shqipėrinė, falė lirisė sė votės

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    02052010

    Buzqeshje Berisha: BE ka hapur portat pėr Shqipėrinė, falė lirisė sė votės

    Mesazh nga Albatros

    Kryeministri Berisha ftoi dje nga Sheshi "Nėnė Tereza" tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė bashkė me mazhorancėn tė vazhdojnė tė sigurtė rrugėtimin drejt ndėrtimit tė Shqipėrisė evropiane. Qindra mijėra qytetarė iu pėrgjigjėn dje ftesės pėr tė marrė pjesė nė tubimin festiv pėr tė mbėshtetur reformat e integrimit tė vendit nė strukturat euroatlantike. Duke pėrshėndetur pėrzemėrsisht qytetarėt, kryeministri theksoi se Shqipėria mė shumė se kurrė ndonjėherė ėshtė afėr ėndrrave tė saj evropiane. Nė kėtė kuadėr, ai theksoi se Bashkimi Evropian beson tek Shqipėria, tek reformat e saj, falė edhe pėrkushtimit tė qytetarėve, falė votės sė tyre tė lirė. "Shqipėria kėtė vit ėshtė Shqipėria anėtare e NATO-s. Ėshtė Shqipėria e vendimeve historike pėr ēdo qytetar shqiptar, vendimeve pėr tė ēelur portat pėr kėtė vend dhe pėr kėtė komb drejt anėtarėsimit tė plotė nė Bashkimin Evropian, vendimeve pėr tė lėvizur tė lirė, pa viza. Tė gjitha kėto i bėnė tė mundur djersa, mundi, pėrkushtimi juaj. I bėri tė mundur vota juaj e lirė. I bėri tė mundur fryma juaj qytetare, besimi juaj i pathyeshėm se Shqipėria do tė bėhet njė ditė zonjė, ashtu siē e duam tė gjithė ne". Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha falėnderoi nė mėnyrė tė veēantė kontributin e ēdo qytetari pėr forcimin e hapave tė Shqipėrisė drejt Bashkimit Evropian. "Sot ne jemi nė kėtė shesh pėr tė nderuar njėri-tjetrin, pėr tė nderuar veprėn e gjithsecilit, kontributin e ēdonjėrit prej jush nė ndėrtimin e Shqipėrisė evropiane. Sot ne jemi kėtu mė tė gėzuar se kurrė nė historinė tonė. Sot ne festojmė si njė vend qė ecėn i sigurt drejt idealit tonė evropian", u shpreh Berisha. Gjithashtu, ai shprehu nderimin mė tė thellė pėr ēdo qytetar shqiptar, ndėrsa i riftoi ata tė ecin tė siguritė drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė pėr familjet e tyre, pėr fėmijėt e tyre. "Iu shpreh nderimin tim mė tė madh ju dhe mbarė qytetarėve shqiptarė. Le tė ftojmė ne sė bashku ēdo qytetar tė kėtij vendi tė vazhdojmė udhėtimin tonė drejt Evropės, tė zėmė vendin qė ne meritojmė. Le tė ecim ne tė sigurt nė tė ardhmen evropiane pėr veten, fėmijėt tanė dhe fėmijėt e fėmijėve tanė, si e ardhmja mė e shkėlqyer". Kryeministri shprehu bindjen se bashkimi i qytetarėve pėr kėtė projekt madhor tė qeverisė do tė sjellė shndėrrimin e kėsaj pranvere nė njė pranverė tė vendimeve tė mėdha historike qė presin vendin. Berisha shprehu gjithashtu pėrkushtimin e thellė pėr tė punuar seriozisht drejt shndėrrimit tė kėtyre projekteve jetike nė realitet pėr ēdo familje shqiptare. "Nga ky shesh edhe njė herė ftoj ēdo shqiptar: Le tė bashkojmė pėrpjekjen tonė dhe ta shndėrrojmė kėtė pranverė nė pranverėn e vendimeve tė mėdha pėr lėvizjen tuaj tė lirė nė mbarė Evropėn! Le tė vazhdojmė ne me mundin, djersėn, punėn, pėrkushtimin tonė tė ndryshojmė ēdo ditė e mė shumė Shqipėrinė! Le tė vazhdojmė ne me mundin, djersėn dhe punėn tonė tė begatojmė ēdo ditė e mė shumė kėtė vend! Le tė vazhdojmė ne me mundin, djersėn dhe pėrkushtimin tonė tė afrohemi gjithnjė e mė shumė me vendet e zhvilluara dhe tė synojmė t'i arrijmė ato!", vijoi Berisha.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 03:50