BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Meta: Keqardhje pėr grevėn e urisė, por i ftoj pėr dialog

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    05052010

    Buzqeshje Meta: Keqardhje pėr grevėn e urisė, por i ftoj pėr dialog

    Mesazh nga Albatros

    Zėvendėskryeministri, njėherėsh ministri i Jashtėm, Ilir Meta, shprehu dje keqa-rdhjen pėr grevėn e opozitės nė sheshin qendror tė kryeqytetit, por nė tė njėjtėn kohė ftoi PS-nė pėr dialog. Nė njė takim me tė rinjtė e LRI-sė sė Tiranės, lideri i LSI-sė, Meta, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke shtuar se maxhoranca ėshtė e hapur pėr dialog. “Unė dua tė shpreh keqardhjen time mė tė thellė pėr grevėn e urisė qė po zhvillohet nga disa kolegė deputetė dhe pėrkrahės tė tyre tė Partisė Socialiste nė Bulevardin ‘Dėshmorėt e Kombit’. Natyrisht qė ėshtė e drejta e tyre tė zgjedhin edhe kėtė formė ekstreme tė sakrificės pėr pretendimet qė ata kanė, por kjo nuk mė ndalon dot mua qė t’i ftoj edhe njė herė qė tė jenė bashkėpunues, qė t’i ftoj pėrsėri pėr dialog me maxhorancėn dhe me Qeverinė, pėr tė realizuar tė gjitha pretendimet e tyre”, deklaroi Meta. Ai kujtoi se mes qytetarėve shqiptarė ka njė kontratė qė ėshtė Kushtetuta e vendit, e cila duhet tė respektohet. Sipas Metės, “ėshtė e rėndėsishme pavarėsia e gjykatave, ėshtė e rėndėsishme tė respektohet edhe mesazhi i Komunitetit ndėrkombėtar. Pra, respektimi i transparencės, por edhe i Kushtetutės sė vendit”. Meta tha mė tej se mosrespektimi i institucioneve sjell kaos dhe rrėnim tė shtetit ligjor. “Ėshtė e papranueshme pėr ēdo politikan, aq mė tepėr pėr njė kryetar tė njė force tė rėndėsishme politike qė tė thotė se “lirinė tonė nuk e ēojmė nė Gjykatė Kushtetuese.” Frymėzime tė tilla ēojnė nė kaos, ēojnė nė rrėnimin e shtetit tė sė drejtės, ēojnė pikėrisht nė njė rrugė tė gabuar, e cila s’ka lidhje me rrugėn demokratike ku vendi duhet tė ecė, nė rrugėn e respektimit tė Kushtetutės sė gjithė shqiptarėve, nė rrugėn e respektimit tė vendimeve tė Gjykatės Kushtetuese edhe kur na pėlqejnė, por edhe atėherė kur ato nuk janė sipas dėshirave tona”, shtoi Meta. Sipas numrit dy tė Qeverisė, “nuk mund tė kontribuohet nė interes tė qytetarėve shqiptarė, nė interes tė atyre qė janė nė kushte mė tė vėshtira sot, duke u pėrpjekur pėr tė nxirė nė mėnyrė tė sforcuar dhe pėr mė tepėr aspak qytetare dhe atdhetare situatėn ekonomike, apo duke goditur besueshmėrinė e sistemit financiar dhe bankar nė vend”. Kreu i LSI-sė vuri theksin se tė gjithė duhet tė shohin pėrtej politikės sė ditės. “Ėshtė njė interes kombėtar i tė gjithė qytetarėve tanė, qė ėshtė heqja e vizave dhe marrja e statusit tė vendit kandidat si dhe anėtarėsimi sa mė i shpejtė i Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian”, deklaroi Meta.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 01:52