BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Dashuria e parė nuk harrohet

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dashuria e parė nuk harrohet

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/5/2010, 08:39

    Dashuria e parė nuk harrohet Dashru11

    Nė njė shoqėri ku erosi ėshtė bėrė njė mall konsumi, na duket shumė e arsyeshme qė tė kthehemi nė atė periudhė kur ne ishim mė tė lumtur, si njė tentativė e dėshpėruar pėr t’i ikur realitetit banal qė na rrethon.

    Marrėdhėniet e dashurisė kohėt e fundit janė bėrė pak a shumė ēėshtje tregu, njerėzit tani shumė rrallė nisen nė njė lidhje nga dashuria qė mund tė ndiejnė pėr njė person, mė shumė ėshtė stimul dashuria qė kanė pėr paratė e atij personi.

    Kjo lloj shoqėrie na shtyn tė mendojmė pėr njė periudhė tė jetės sonė, nė tė cilėn shoqėria ishte mė naive dhe ndjenjat e dashurisė ishin mė tė vėrteta. Pra na bėn qė t’i rikthehemi dashurisė sė parė. Ky rikthim nė tė kaluarėn nuk vjen si njė rrjedhojė e njė historie tė mrekullueshme tė jetuar, por si rrjedhojė e njė tė tashmeje shumė zhgėnjyese. Ky kalim nga realiteti nė njė ėndėrr mund tė jetė shumė tronditės, megjithatė nė jetė duhet rrezikuar dhe duhet tė mendoni se nesėr nė njė vend apo nė njė rrugė nė tė cilėn kaloni do tė gjeni dashurinė e jetės suaj.

    Mjafton shumė pak pėr tė kujtuar magjinė e dashurisė sė parė: njė aromė parfumi qė tė kujton atė, njė peizazh ku ti ke kaluar ēaste tė bukura, njė fotografi e vjetėr, etj. Dhe tė gjitha kėto ėshtė vėshtirė pėr t’i harruar. Pėr ta rigjetur kėtė dashuri, shumė njerėz do tė ishin nė gjendje tė bėnin ēmendurira. Kjo ėshtė njė sindromė e vėrtetė qė mund tė godasė ēdo lloj moshe. Studimet e bėra dėshmojnė njė nevojė gjithmonė nė rritje tė gjuetisė nė tė kaluarėn e shumė njerėzve, gjueti kjo qė bėhet me njė qėllim tė vetėm, tė rigjejnė copėza nga ajo dashuri e parė dhe e paharrueshme, mbase pėr t’u ridashuruar, mbase pėr ta ndjerė veten sėrish tė ri.

    Dashuria e parė ėshtė e mbushur me shumė ideale ėshtė shumė mė intensive se lidhjet qė vijnė mė pas, sepse kėto tė fundit kalojnė nė njė rrugė tashme tė njohur dhe tė eksploruar. Sa mė shumė tė jetohet, aq mė shumė eksperienca kalohen dhe aq mė shumė humbet fantazia pėr t’i lėnė vendin reales. Tė vihesh nė kėrkim tė dashurisė sė parė ėshtė kėshtu njė mundėsi pėr tė rijetuar njė tė shkuar, qė tashmė nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm njė pjesė e fantazisė suaj dhe ėndrrave tuaja tė pafundme.

    Kjo gjė bėn qė tė mos jetoni asnjėherė realitetin, por ta rikrijoni dhe idealizoni nė atė mėnyrė sa t’ju duket se po jetoni nė njė pėrrallė. Dėshirat pėr tė shkuarėn mund tė jenė pasoja thjesht tė zhgėnjimeve dhe tė stresit qė njerėzit kalojnė nė jetėn e tyre dhe pėr tė shpėtuar nga tė gjitha mundohen qė tė gjejnė pak qetėsi nė historinė e tyre mė tė bukur tė dashurisė. Kėto emocione bėjnė tė mundur qė tek ne tė ndizen ndjenja mbrojtėse psikologjike. Nė njė moment stresi imagjinojmė se njėherė dhe njė kohė nė jetėn tonė ekzistonte njė njeri qė na kuptonte dhe ai vazhdon tė jetė aty perfekt si gjithmonė.
    AnnDueNa
    AnnDueNa
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/05/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 15
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 36
    <b>Votat</b> Votat : 3
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : &#4326;[&#9829;]&#4326; Unė Jetoi Dhe Besoj .. Unė Kujtoj Dhe Nuk Harroi .. Unė Dashuroi Por Nuk Lėndoi .. Unė Vuaj Po Nuk Tradhtoi &#4326;[&#9829;]&#4326;

    Buzqeshje Re: Dashuria e parė nuk harrohet

    Mesazh nga AnnDueNa 16/5/2010, 14:17

    Cdo gje harrohet me kalimin e kohes! Sad

      Ora ėshtė 14/5/2024, 15:02