BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Topi: Gati tė thėrras tryezėn

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    10052010

    Buzqeshje Topi: Gati tė thėrras tryezėn

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Topi: Gati tė thėrras tryezėn Xomz5u

    Pas ceremonisė se dekorimit me Urdhrin

    Pėrpara mediave, dy ishin pikat e forta fjalės sė tij; kreu i shtetit ka vullnetin tė ndėrmjetėsojė, por nuk ka instrument ligjor pėr tė imponuar njė zgjidhje, ndaj duhet vullneti politik i partive dhe sė dyti, partitė politike duhet tė respektojnė tė gjitha institucionet e shtetit.


    “Ende nuk ka njė dialog institucional qė ka tė bėjė me situatėn politike nė Shqipėri. Kam qenė nė pėrpjekje dhe vazhdoj tė jem nė pėrpjekje tė vazhdueshme. Nuk ėshtė e thėnė qė pėrpjekjet tė jenė publike, tė demonstruara, por janė njė impenjim i punės sime dhe i aktorėve tė tjerė institucionalė, pa diskutim, por edhe i bashkėsisė ndėrkombėtare qė kėtė situatė tė pakėndshme ta zgjidhim sa mė shpejt. Kjo nė fakt po futet nė njė shtrat kronik, sepse u bėnė muaj, muaj e muaj qė kthehemi tek dialogu, dalim nga dialogu. Ka njė shprehje qė ju duhet ta dini: ‘Pėr t’u marrė vesh, duhen dy palė. Pėr tė bėrė divorc, mjafton njė pale", u shpreh Topi.

    Sipas kreut tė shtetit organizimi i tryezės nė vetvete ėshtė njė problem dytėsor. Kėsaj here nuk mjafton qė palėt tė ulen dhe tė komunikojnė drejtpėrsėdrejti; kėsaj here duhen afruar mė parė pozicionet e palėve.

    "Problemi i formalizimit tė tryezės ėshtė njė problem sekondar. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė kenė vullnetin politik pėr tė dalė nga kjo situatė qė ėshtė e pakėndshme. Presidenti nuk ka nė dorė asnjė instrument ligjor qė tė detyrojė palėt. Kjo ka qenė arsyeja qė nė mėnyrė tė vazhdueshme, unė kam thėnė: ‘gjithēka varet nga vullneti politik i partive.’ Shqipėria nuk ėshtė njė republikė presidenciale. Shqipėria ėshtė njė republikė parlamentare. Pra, duhet tė jetė nė koshiencėn e klasės politike shqiptare, pa vėnė gishtin tek askush, tė jenė korrektė. Tryeza e Presidentit mund tė riinstalohet nė ēdo kohė, por tryezė qė tė jetė me rezultate, jo tryeza pėr tryezė qė tė fillojė t’i bjerė dhe vlera. Pra, duhet tė kenė respekt pėr tryezėn e Presidentit, pėr institucionin e Presidentit, pėr ēdo institucion tė Shqipėrisė nė mėnyrė qė edhe bota tė na ketė mė nė konsideratė", theksoi Topi.

    Nė shkurt Presidenti bėri tė mundur ndėrmjetėsimin e dy takimeve tė drejtpėrdrejta mes Edi Ramės dhe Sali Berishės. Partia Socialiste hyri nė parlament pėr tė bėrė betimin, por marėdhėnia e kushtėzuar me parlamentin dhe kėrkesa pėr hapjen e kutive vazhdojnė ende. BotaSot
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 17:24