BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lila: Nė grevė si qytetare, jo pėr politikė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    11052010

    Buzqeshje Lila: Nė grevė si qytetare, jo pėr politikė

    Mesazh nga Albatros

    Lila: Nė grevė si qytetare, jo pėr politikė 2czbmew

    "Tė dielėn, shumė pas mesnate, gati nė tė gdhirė, ndodhesha tek ura nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit". Mė bėri pėrshtypje semafori i kryqėzimit. Si nė tė gjithė semaforėt e botės, ngjyrat, e kuqja, jeshilja dhe portokallia zėvendėsonin njėra-tjetrėn. Vetėm metra mė tej ishin ēadrat e grevistėve tė urisė sė opozitės. Sapo kisha dalė nga ēadrat ku kisha takuar grevistėt. Dola prej ēadrave shumė mė e dobėt sesa hyra. Ata njerėz ishin mė tė fortė se unė dhe ndoshta shumė mė tė fortė se gjithēka kisha besuar mė parė. Dhe pastaj, dy imazhet krejt tė ndryshėm, semafori dhe sakrifica njerėzore qė kisha parė, befasisht, krejt befasisht mė dhanė vullnet e besim pėr tė qenė me vullnetin tim pjesė e bindjes pėr tė hyrė nė grevė, pjesė e sakrificės njerėzore". Elsa Lila, kėngėtarja e njohur shqiptare, banuese nė Romė prej shumė vitesh, tė dielėn nė mėngjes, foli pėrpara njė mase tė madhe protestuesish tė opozitės dhe njė ēast mė pas, hyri nė ēadrat e grevistėve tė urisė. Jashtė kishte lėnė lot tė njerėzve tė prekur, brenda nė grevė gjeti gjithashtu lot. Dhe minuta mė pas, kur edhe kryetari i PS-sė, Edi Rama, mbaroi fjalimin e tij nė protestė, nė tė gjithė sheshin jehoi kėnga e saj e hershme po me "pikė loti qė pikon". Organizatorėt e mitingut e kishin gjetur atė kėngė nė momentin e fundit, sepse edhe ata vetė, i kishte gjetur nė befasi tė plotė vendimin e kėngėtares sė famshme.

    Elsa, nė ē'moment vendosėt qė tė hyni nė grevė urie?

    Pothuaj gjithė prillin e kam kaluar nė Shqipėri. Njė fatkeqėsi familjare mė bėri tė qėndroj gjatė nė shtratin e gjyshes sime tė mirė, tė shtruar nė spital. Ikja e saj mė ktheu sėrish nė Shqipėri. Unė nuk jam njė krijesė laboratori apo njė krijesė televizive. Jam larg, shumė larg modelit tė Make Up-it qė shitet shpesh nga ambientet artistike. Nuk jam njė vajzė e rritur me pėrkėdhelje, me jetėn jam ndeshur si me njė mike dhe armike tė betuar shpesh herė dhe herė kam fituar, herė jam dhembur prej saj. Por dhembja qė kam provuar nga shumė e shumė fate njerėzore nė netėt e gjata qė kam kaluar nė spital, dhembja qė kam provuar kur kam qenė dėshmitare nė ato duele tė njėanshme tė jetės dhe vdekjes, mė ka treguar njė anė dramatike tė vetė jetės. Sidomos tė asaj shqiptare. Kam respekt pafund pėr ata mjekė e infermierė qė i qėndruan gjyshes sime nė kokė dhe kam dėgjuar prej tyre histori dhembjesh pafund. Kur shkova nė Vlorė, nė atė "qytet" tė madh mermeri tė njerėzve tė heshtur, kur nė ēdo cep tė Vlorės flitej vetėm pėr grevėn e urisė, jam prekur. Nė kthim, nė Tiranė, do tė ndaloja vetėm dy ditė. Tė martėn do tė fluturoja sėrish nė shtėpinė time nė Romė. Biletėn e kisha nė ēantė, por doja vetėm tė prekja me dorė dhe tė shihja nė sy grevistėt. Me shumė vėshtirėsi, leja mu dha vetėm nė mbrėmjen e tė shtunės, pas protestės. Pata leje tė hyja vetėm pėr pak minuta, por ndenja brenda disa orė. Ajo ēfarė ndodhi aty ishte dhe vendimi im i pakthyeshėm. Jam vlonjate, jam shqiptare dhe nėse ju pėlqen, jam dhe kokėshkretė si ēdo artist nė kėtė botė. Kur po dilja nga ēadrat, me erdhi turp pėr dobėsinė time; brenda kisha gjetur njerėz, tė cilėt bindja, zemra dhe vullneti i kishte bėrė pabesueshmėrisht tė fortė. Ky ishte momenti im i parė qė vendosa tė hyja nė grevė. Pastaj semafori mbi urė, lokalet nė Bllok, muzika, tė rinjtė qė bėnin jetėn e tyre normale e madje edhe indiferentėt dhe kundėrshtarėt e grevės, tė gjitha gjėrat e tjera, aq tė zakonshme nė Tiranė, si nė ēdo qytet tjetėr normal tė botės, ndėrkohė qė pak metra larg tij konsumohej njė dramė e jashtėzakonshme njerėzore, mė bėnė tė hedh kėtė hap. Fola me Edi Ramėn dhe i thashė vendimin tim. Ai mė njeh si artiste. Nuk mė tha "Po!", por unė i thashė qė nuk prisja qė tė mė thoshte askush "Jo!". Askush nuk do tė mundte tė mė pengonte nė kėtė vendim timin.

    Me kė e diskutuat kėtė vendim tuajin dhe si e pritėn familjarėt?

    Me askėnd. Vetėm me veten. Thjesht vura nė dijeni motrėn time, Enin, babanė nė Itali dhe pasi hyra nė grevė, u thashė tė tjerėve. Doja tė isha njė dėshmitare e asaj ēfarė po ndodhte, ndodhi qė bindja ime mė bėri tė jem tani edhe pjesė e saj.
    Pse vendosėt tė hyni nė grevė dhe ēfarė mendoni se do tė arrini nė pėrfundim tė saj?
    Unė nuk jam nė politikė. Nuk mė tėrheq politika. Unė jam artiste. Dhe tani, nėse do tė donit, mė quani dhe artiste e angazhuar. Mė mirė akoma, jam njė qytetare e angazhuar. Natyrisht, si njė shqiptare qė i dhemb zemra pėr vendin, unė di mirė se ēfarė po ndodh, di ēfarė kėrkon opozita dhe ēfarė mohon ta japė pozita. Por, unė nuk jam nė grevė pėr tė bėrė politikė. Unė jam nė grevė, sepse si qytetare e dua vendin tim ndryshe. E dua pafundėsisht pėr ta dashur atė mė tė mirė. Sakrifica krejtėsisht e vėrtetė e atyre njerėzve tė gatshėm pėr vetėflijim dhe ajo mirėsi e pambarimtė qė ata dėshmonin nė dhembjen e tyre, ishin shtysa pėr tė mos u kthyer pas. Jashtė kam dėgjuar shumė pėr urrejtjen. Brenda nė grevė dėgjova tė flitej pėr dashurinė.

    Nė kėto 24 orėt e para, cili ishte momenti mė i bukur dhe mė i keq i grevės?

    Nuk kam pėrgjigje pėr kėtė pyetje. Nuk ėshtė as bukur, as keq. Ėshtė luftė. Njė luftė e ndershme, dinjitoze, e urtė pėr tė vėrtetėn individuale dhe kolektive tė protestuesve. Dua tė jem njė shpirt mė shumė nė kėtė luftė nė krah tė dashurisė.
    Cili ėshtė mesazhi mė i bukur qė keni marrė?

    Edhe pėr kėtė pyetje nuk kam njė pėrgjigje tė vetme. Nuk mund tė bėj hierarki mesazhesh, ky ėshtė i bukur, ky ėshtė mė i bukur a ku di unė. Sapo hyra nė grevė dhe uria ime nisi tė konsumonte minutat e para, pashė grevistė qė qanin. Ėshtė e rrallė tė shohėsh njė burrė shqiptar qė qan. Nuk ėshtė turp qė njė burrė tė qajė, turp do tė ishte pėr atė qė nuk e sheh lotin, qė e pėrbuz lotin, qė e urren lotin. Loti nuk ėshtė dobėsi. Ndodh qė dobėsitė mė tė mėdha, fshehin forcėn mė tė paimagjinueshme. Siē ndodh e kundėrta. Arroganca dėshmon pafuqi. Nėse loti ju duket mesazh, mė besoni, rrallė ndodh qė njė artist tė marrė njė lot kaq tė vėrtetė sa ai qė mora, kaq tė madh sa loti qė dhashė brenda nė grevė.

    Si ju pritėn grevistėt?

    Me lot. Me lule. Mė dhanė rrobat e tyre. Qeshėn me mua. Mė thanė se mund tė mė gostitnin vetėm me ujė. Gostia zgjati shumė, por ndėrkohė nuk e dija qė duhet t“u nėnshtrohesha rregullave tė hekurta tė grevės. Njė vlonjat si unė, Fatmir Xhafaj, ma bėri tė qartė shpejt njė gjė tė tillė. Duhet tė shtrihesha dhe tė mos vija shumė rrotull, por unė doja tė takoja ēdo grevist. E pėrqafova ēdo grevist. Pastaj, me vajzat e grevės, me Shegėn, Oltėn, Ledin, Florėn, Anilėn, Ermonelėn, vajzat e tjera tė stafit, vazhduam tė bisedojmė deri shumė vonė nėn zė. Ishte ftohtė, por rrallė di ndonjė kohė tjetėr qė tė kemi qeshur aq shumė. Tani ato i kam motrat e mia dhe gjithė kėta qė janė rrotull, janė vėllezėrit e mi. Tani jam njė familje shumė e madhe.

    Si ėshtė gjendja nė kampin e grevistėve?

    Duhet tė hysh brenda pėr tė kuptuar se ēfarė force tė pabesueshme jep besimi. Sot, kanė dalė pėr tė shkuar nė spital disa vėllezėr. E di qė fjalėt "motra, vėllai", janė nga fjalėt mė tė pėrdorura nė Vlorė? Kėshtu e thėrrasim kėtu njėri-tjetrin. Unė e di qė do tė kthehen sėrish vėllezėrit qė kanė ikur nė spital. Mezi po pres tė rikthehet edhe Elisa. O zot, sa e tretur ishte kur iku! E nxorėn me barelė pak pėrpara se tė flisja unė nė miting. Kėtu ka dhembje, kėtu ka kurajė. Kėtu, kam bindjen se njerėz tė fortė po shkruajnė njė histori, para sė gjithash, njerėzore. Njė histori kurajoje europiane. Shpejt ne shqiptarėt do tė krenohemi pėr kėto ditė kur vetė shoqėria jonė po pėrjeton evolucion dhe emancipim. Evolucioni dhe emancipimi shoqėrohen me dhembje. Jam krenare qė jam pjesė e kėsaj dhembjeje, e kėsaj force.

    Momenti i hyrjes suaj nė grevė a shėnon njė afrim me politikėn dhe mė konkretisht me PS-nė?

    E kuptoj qė kjo ėshtė njė pyetje tipike shqiptare. Kur bėn njė veprim secili nga ne sheh se cili ėshtė fitimi i llogaritur pas tij. Po saktėsoj diēka. Kam njė jetė europiane nė Itali, kam pasaportė italiane. Kam shtėpinė time dhe njerėzit qė i dua dhe mė duan, si nė Tiranė, si nė Romė. Kam njė jetė timen, qė e kam krijuar gjithashtu me sakrifica, qė edhe nė Itali, nuk e bėn dot kushdo. Kam artin tim, koncertet, miqtė, dritat, lulet, udhėtimet nėpėr botė. Kam gjithēka pėr tė quajtur se ėshtė e mjaftueshme qė dikush tė mė konsiderojė tė lumtur. Por, unė jam shqiptare dhe kur vendi im dridhet, kur vendi im ka temperaturė, edhe mua mė dhemb shpirti. Politika ėshtė profesion. PS-ja ėshtė njė parti politike, kurse unė jam artiste. Pėrtej tė gjitha kėtyre, qėndron qytetari pėr tė cilin, i majtė apo i djathtė, buka, uji, puna, liria, demokracia e dinjiteti, janė ushqim i domosdoshėm. Nėse do tė mundja, nė mėnyrėn time tė deritanishme, tė bėja diēka sado modeste pėr bukėn, ujin, lirinė, demokracinė, dinjitetin dhe pasaportėn europiane tė qytetarit shqiptar, unė do tė isha krenare.

    A e sheh Elsa Lila veten nesėr si politikane apo deputete?

    Prapė e njėjta pyetje? Unė jam shpirt i lirė. Dikush nė grevė mė quajti Gavrosh. Dikush tjetėr edhe Zhan D“Arkė. Unė nuk jam as njėri dhe as tjetra. Unė jam njė vajzė shqiptare, njė artiste. Nga e diela, jam edhe njė qytetare e angazhuar qė dua tė jem e shėrbyer nga qeveritė e vendit tim, qė dua tė shėrbej me ēfarė tė mund pėr kėtė vend qė mė dhemb.

    Takimi me grevistėt

    Pata leje tė hyja vetėm pėr pak minuta, por ndenja brenda disa orė. Ajo ēfarė ndodhi aty ishte dhe vendimi im i pakthyeshėm. Jam vlonjate, jam shqiptare dhe nėse ju pėlqen, jam dhe kokėshkretė si ēdo artist nė kėtė botė. Kur po dilja nga ēadrat, me erdhi turp pėr dobėsinė time; brenda kisha gjetur njerėz, tė cilėt bindja, zemra dhe vullneti i kishte bėrė pabesueshmėrisht tė fortė. Ky ishte momenti im i parė qė vendosa tė hyj nė grevė. Pastaj semafori mbi urė, lokalet nė Bllok, muzika, tė rinjtė qė bėnin jetėn e tyre normale e madje edhe indiferentėt dhe kundėrshtarėt e grevės, tė gjitha gjėrat e tjera, aq tė zakonshme nė Tiranė, si nė ēdo qytet tjetėr normal tė botės, ndėrkohė qė pak metra larg tij konsumohej njė dramė e jashtėzakonshme njerėzore, mė bėnė tė hedh kėtė hap.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 11:42