BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gėnjeshtra e Madhe

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    11052010

    Buzqeshje Gėnjeshtra e Madhe

    Mesazh nga Albatros

    Tė gjithė kemi dėgjuar kryeministrin Berisha, zyrtarėt Europianė, analistė dhe juristė tė deklarojnė se zgjidhja e krizės duhet bėrė pėrmes rrugės ligjore, nė tė cilėn Partia Socialiste duhet tė dėrgojė ēėshtjen e hapjes sė kutive nė Gjykatė Kushtetuese; disa thonė edhe nė Komisionin e Venecias.

    Ky shkrim vėrteton se kjo kėrkesė ėshtė njė gėnjeshtėr e madhe, mashtrim, tallje dhe shkelje e hapur e Kushtetutės sė Shqipėrisė!
    Kryeministri pretendon qė ka njė vendim tė Gjykatės Kushtetuese qė ndalon hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.

    Nėse gjykata ėshtė shprehur njėherė pėr antikushtetutshmėri tė hapjes sė kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit (pretendimi i Berishės), atėherė pėrse duhet tė shkojė Partia Socialiste nė Gjykatė Kushtetuese? Kjo Gjykatė nuk mund tė shprehen dy herė pėr tė njėjtėn ēėshtje!

    Kėtu vihemi pėrballė dy mundėsive dhe vetėm njė tė vėrtete: (1) ose Gjykata Kushtetuese ėshtė shprehur pėr kutitė e 28 qershorit, ose (2) kjo Gjykatė NUK ėshtė shprehur pėr kutitė.

    Nėse Gjykata ėshtė shprehur njėherė pėr hapjen e kutive tė votimit, atėherė ajo nuk mund tė shprehet pėrsėri pėr tė njėjtėn ēėshtje. Kėshtu qė Partia Socialiste nuk ka tė drejtė kushtetuese dhe mundėsi ligjore pėr ta ēuar ēėshtjen nė Gjykatėn Kushtetuese pėr interpretim. Kėshtu qė rrėzohet haptazi pretendimi i Berishės dhe i zyrtarėve Europianė qė PS duhet ta ankimojė ēėshtjen nė Gjykatė Kushtetuese.

    Kėrkesa e Berishės dhe e zyrtarėve Europianė ėshtė kėrkesė qė bie ndesh haptazi me Kushtetutėn e Shqipėrisė.

    Nga ana tjetėr, nėse Gjykata Kushtetuese nuk ėshtė shprehur pėr kutitė e votimit tė 28 qershorit, atėherė kryeministri Berisha po kryen njė shkelje tė hapur tė Kushtetutės, duke ndėrhyrė nė mėnyrė flagrante nė kompetencat e Gjykatės kur bėn vetinterpretim tė Kushtetutės!

    Tė drejtėn kushtetuese pėr tė interpretuar Kushtetutėn e ka vetėm Gjykata Kushtetuese. Ēdo interferim nė kompetencat e kėsaj gjykate pėrbėn shkelje flagrante tė Kushtetutės sė Shqipėrisė! Pushteti ekzekutiv i kryeministrit Berisha nuk mund dhe nuk ka tė drejtė kushtetuese tė marrė funksionet e gjyqėsorit dhe tė interpretojė Kushtetutėn.

    Nėse kryeministri Berisha pretendon pėr antikushtetutshmėri tė hapjes sė kutive, atėherė ai ka detyrimin kushtetues ta ankimojė ēėshtjen nė gjykatė! Pėr shembull, nė rastin e marrėveshjes Shqipėri-Greqi nė lidhje me ndarjen e hapėsirės detare, Partia Socialiste pretendoi pėr antikushtetutshmėri tė marrėveshjes.

    Prej kėtej, Partisė Socialiste i lindi detyrimi kushtetues pėr tė vėrtetuar pretendimin e saj pėrmes ankimimit nė Gjykatė Kushtetuese, ndėrsa grupi negociues vazhdonte punėn dhe e dėrgoi marrėveshjen pėr ratifikim nė Parlament.

    Gjykata, bazuar nė kėrkesėn e PS, e shpalli marrėveshjen antikushtetuese dhe bėri nul, dhe shfuqizoi ēdo element tė marrėveshjes.
    I njėjti paralelizėm mund tė hiqet edhe nė rastin e kutive tė 28 qershorit.

    Nėse Berisha pretendon se hapja e kutive ėshtė antikushtetuese, atėherė atij i lind detyrimi kushtetues tė provojė tė kundėrtėn, duke e ēuar ēėshtjen pėr interpretim nė Gjykatėn Kushtetuese. Por, ai kurrsesi nuk mund tė ndalojė hapjen e kutive nė kėtė pikė.

    Si nė rastin me marrėveshjen me Greqinė, nėse Gjykata shprehet pėr antikushtetutshmėri tė hapjes sė kutive, atėherė gjetjet e komisionit hetimor parlamentar bėhen nul, ashtu si u bė nul edhe marrėveshja pėr ndarjen e hapėsirės detare me Greqinė.

    Partia Socialiste nuk mund dhe nuk ka tė drejtė kushtetuese ta bėjė kėtė veprim, pasi Gjykata nuk mund tė interpretojė tė njė ēėshtje dy herė, gjithmonė nėse ėshtė i vėrtet pretendimi i Berishės se ekziston njė vendim i mėparshėm i Gjykatės qė e ndalon hapjen e kutive.

    Pėr ēfarė theksova mė sipėr, kėrkesa e kryeministrit Berisha dhe e zyrtarėve Europianė qė i sugjeron Partisė Socialiste ta dėrgojė ēėshtjen e hapjes sė kutive nė Gjykatė Kushtetuese ėshtė njė kėrkesė antikushtetuese dhe qė bie ndesh me parimin e ndarjes sė pushteteve.

    Kjo kėrkesė ėshtė antikushtetuese, pasi Partia Socialiste nuk mund tė dėrgojė nė Gjykatė Kushtetuese njė ēėshtje, pėr tė cilėn kjo Gjykatė ėshtė shprehur njėherė mė parė.

    Gjithashtu, kjo kėrkesė ėshtė antikushtetuese, pasi njė mungesė interpretimi nga Gjykata Kushtetuese pėr kėtė ēėshtje detyron kryeministrin Berisha tė provojė antikushtetutshmėrinė e hapjes sė kutive pėrmes kėrkesės pėr interpretim nė kėtė Gjykatė. Nė mungesė tė njė vendimi tė Gjykatės, ėshtė njė veprim antikushtetues qė organi i ekzekutivit tė bėjė vetinterpretim tė Kushtetutės.

    Ky veprim konsiderohet njė shkelje e hapur e Kushtetutės, e cila bėhet pėrmes shkeljes sė kompetencave kushtetuese qė pushteti gjyqėsor ka pėr interpretim tė ligjeve dhe Kushtetutės.

    Preteksti dhe pretendimi i Berishės nė lidhje mė ndjekjen nga ana e opozitės socialiste e rrugėve ligjore ėshtė nė rastin mė tė mirė antikushtetues dhe nė rastin mė tė keq njė mashtrim dhe shkelje e hapur e Kushtetutės sė Shqipėrisė.

    Po ashtu, pretendimi i zyrtarėve europianė qė i kėrkon opozitės tė ndjekė rrugėn ligjore pėrmes ankimimit nė Gjykatėn Kushtetuese apo Komision tė Venecias ėshtė nė rastin mė tė mirė njė pretendim antikushtetues qė rrjedh nga diletantizmi i juristėve europianė ose nė rastin mė tė keq njė pretendim qė kėrkon tė vendos nė Shqipėri njė regjim autoritar.

    Si autor i kėtij shkrimi, i kėrkoj dhe autorizoj gazetėn "Shekulli" qė njė kopje t'i dėrgohet zyrtarėve europianė me kėrkesėn pėr tė marrė njė pėrgjigje rreth pretendimeve tė mėsipėrme tė autorit. Shekulli
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 02:59