BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    41 intelektualė, letėr Ramės

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    11052010

    Buzqeshje 41 intelektualė, letėr Ramės

    Mesazh nga Albatros

    Njė grup artistėsh, njerėz tė letrave dhe skenės, i kanė dėrguar njė
    letėr tė hapur kreut tė opozitės, Edi Rama, qė tė ndalė grevėn e urisė.
    Nė letrėn e hapur, 41 artistėt kėrkojnė qė tė mos preket liberalizimi i
    vizave dhe nė mėnyrė simbolike kėrkojnė “heqjen e pritės” nga kreu i
    opozitės. “Zoti Rama, hiqeni pritėn! Lėrini shqiptarėt tė mbėrrijnė nė
    shtėpiI!”, kėshtu nis letra e hapur e personaliteteve tė artit, e
    firmosur nga artistė tė njohur si Mirush Kabashi, shkrimtari Fatos
    Kongoli, Tinka Kurti, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Elvira Diamanti,
    Myfarete Laze, Amik Kasaruho etj., qė nga organizuesit e letrės sė hapur
    cilėsohen si elita e kombit. Ata shprehen nė letrėn e tyre se “ne tė
    gjithė arritėm kėtu, duke ecur nėpėr kalldrėmin e kėtij tranzicioni kaq
    tė gjatė. Ne kemi ecur dalėngadalė, duke e tronditur herė pas here
    besimin e tė gjithė atyre qė na mbėshtetėn. Por… mė nė fund… ne tani
    jemi nė prag, (duke iu referuar liberalizimi tė vizave). Na duhet t’ua
    rikujtojmė tė gjithėve se tamam nė ditėn kur 12 ministra tė Jashtėm tė
    Bashkimit Evropian mbėshtetėn publikisht heqjen e vizave pėr Shqipėrinė,
    njė grusht figurash politike dhe militantėsh tė partisė suaj u ndrynė
    nė njė grevė urie nė zemėr tė Tiranės. Pėr fat tė keq, ky izolim i
    ngjashėm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial, ēdo ditė e mė shumė
    po humbet kuptimin e dimensionit tė lirisė, po humbet perspektivėn,
    kthjelltėsinė dhe po kthehet nė pėrhumbje, amulli dhe dėshpėrim. Kjo
    ėshtė arsyeja, e cila na shtyn t’ju bėjmė kėtė thirrje publike, qė tė
    rigjeni Kuvendin, politikėn, dialogun”, thuhet mė tej nė letrėn e
    artistėve drejtuar Edi Ramės. Mė tej ata shprehen se rruga e ndjekur me
    anė tė grevės sė urisė nuk ėshtė e hirshme. “Vetėflijimet nuk janė kurrė
    tė hirshme. Zoti ynė i pėrbashkėt na e ka falur jetėn qė ta pėrdorim
    sipas hirit tė tij. Ai nuk e ka eksperiencėn e sė keqes. Ndaj edhe u rri
    larg gjithė pėrvojave vetėflijuese. Besojeni se ne nuk mund tė
    vazhdojmė tė bėhemi gazi i botės pėr asnjė arsye. Dinjiteti ynė kombėtar
    nuk mund tė pėrdhoset pėr asnjė shkak. Ne e meritojmė lirinė dhe tė
    ardhmen e qytetėruese”, shkruhet nė letėr. Ata thonė mė tej se “nė kėtė
    rrjedhė historie, ky komb ka pasur edhe antiheronj, njerėz qė i kanė
    pirė gjakun e i kanė shuar lirinė, njerėz qė i kanė cenuar dinjitetin e i
    kanė vrarė shpresėn”. Nė fund tė letrės, kreut tė opozitės i bėhet apel
    tė ndėrpresė grevėn e urisė, duke i thėnė qė tė mos bėhet antiheroi i
    radhės i historisė shqiptare. “Zoti Rama, hiqeni pritėn! Lėrini
    shqiptarėt tė mbėrrijnė nė shtėpi! Mos u bėni antiheroi i radhės, i
    kohėve moderne! As ju nuk e vrisni dot destinin tonė!”, mbyllet letra e
    artistėve.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 13:22