Sekretari i Pėrgjithshėm i PSE, Philip Cordery, kėrkoi dje pėrmes njė
deklarate zgjidhjen sa mė shpejt tė krizės nė Shqipėri. "Ėshtė e
rėndėsishme njė zgjidhje e shpejtė e krizės politike. Jam i shqetėsuar
pėr shėndetin e grevistėve tė urisė. Duhet tė vendoset njė dialog mes
Qeverisė dhe opozitės. Tė dyja palėt duhet tė negociojnė pėr zgjidhjen e
problemeve qė Shqipėria pėrballet sot. Nxis Presidentin Topi dhe
Kryeministrin Berisha tė marrin iniciativėn pėr t'i dhėnė fund krizės.
PSE mbėshtesin negociatat pėr reformėn zgjedhore, me qėllim arritjen e
transparencės nė zgjedhjet e ardhshme", shprehet Cordery. PASOK-u grek
mbėshtet grevėn e urisė sė socialistėve. "PASOK dėshiron tė shprehė
solidaritetin e tij me anėtarėt e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, tė
cilėt janė nė grevė urie pėr tė kėrkuar transparencėn dhe ndershmėrinė
nė tė gjitha zgjedhjet e ardhshme. PASOK i bėn thirrje Qeverisė
shqiptare tė dėgjojė zėrat dhe shqetėsimet e opozitės dhe tė veprojė nė
mėnyrė konstruktive pa humbur mė kohė", thuhet nė mesazhin e
socialistėve grekė.
No Comment.