BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cana merr ēmimin “Ambasador i shqiptarėve nė botė”

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    11052010

    Buzqeshje Cana merr ēmimin “Ambasador i shqiptarėve nė botė”

    Mesazh nga Albatros

    Cana merr ēmimin “Ambasador i shqiptarėve nė botė” Of3in7

    Lorik Cana ėshtė shpallur personaliteti shqiptar i vitit nė Britaninė e Madhe nga gazeta e komunitetit “The Albanian”. Talentit tė futbollit shqiptar iu dorėzua cmimi i pėrvitshėm qė jep kjo gazetė me motivacionin “Ambasador i shkėlqyer i shqiptarėve nė botė”.

    Petrit Kucana, botues i “The Albanian” tha: “Cana ėshtė krenaria e shqiptarėve nė Britaninė e Madhe i cili po u tregon britanikėve vlerat e vėrteta tė shqiptarėve duke u kthyer nė shembull referues tė njė shqiptari tė suksesshėm, mbi tė gjitha tė njė djali patriot i cili ėshtė krenaria e kombit tonė”.

    Pas dorėzimit tė kėtij cmimi nga poetja Brixhilda Ndini, i emocionuar Cana tha: “Kėtė cmim tė dhėnė nga komuniteti shqiptar nė Angli e vlerėsoj shumė pasi jam rritur nė diasporė kur lashe Kosovėn qė shtatė vjec. Kur shkova nė Zvicėr pėr nėntė vite isha njė emigrant pa dokumenta tė rregullta qėndrimi por kjo mė ka bėrė tė fortė pasi tė jetuarit nė diasporė mes shqiptarėve mė krijoi ngrohtėsinė e duhur sikur tė isha nė Kosovė.

    Eshtė e rėndėsishme pėr ne dhe fėmijėt e lindur nė mėrgim mos tė harrojmė gjuhėn dhe traditat tona”, ka thėnė Cana.

    I pyetur nga Top Channel se sa i kėnaqur ishte ai qė luante kėtė sezon me ekipin e Sunderland-it dhe paraqitjen e tij, Cana u shpreh se ai ishte i kėnaqur duke dhėnė maksimumin, por ekipi nuk pati njė parqitje tė mirė pėr t’u renditur i 10-ti nė fund tė kampionatit. Ndėrsa pyetjes pėr njė transferim tė mundshėm sezonin e ardhshėm tek Arsenali apo ndonjė ekip tjetėr anglez, Cana tha: “Do shqyrtoj me kujdes c’do ofertė. Unė dėshiroj tė pėrmbush kontratėn dy vjecere qė kam me Sunderland. Dua qė tė jemė gjithmonė nė 11-ėshen bazė tė c’do ekipi pėr tė luajtur intensivisht gjatė kampionatit. Vazhdoj tė kem njė komunikim shumė miqėsor me trajnerin Arsen Venger”.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 10:02