BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Parada” e folkut evropian nė Vlorė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    13052010

    Buzqeshje “Parada” e folkut evropian nė Vlorė

    Mesazh nga Albatros

    “Parada” e folkut evropian nė Vlorė Art_1310

    Aktiviteti me dimensione ndėrkombėtare organizohet pėr herė tė parė nė qytetin e Vlorės dhe ėshtė shndėrruar nė njė manifestim tė folkut evropian. 12 grupe folklorike nga 12 shtete tė ndryshme evropian kanė interpretuar nė edicionin e dytė tė “Aulona International Folk Festival”. Nė kėtė event, qė ka ēelur edhe sezonin e ri turistik nė qytetin bregdetar tė Vlorės, pėr katėr ditė me radhė grupe folklorike nga shtetet ballkanike, si Maqedonia, Greqia, Italia, Turqia, Kroacia, Shqipėria etj., kanė paraqitur traditėn e tyre. Festivali organizohet nga Qendra Kulturore “Bilbilat e Jugut” me mbėshtetjen e Bashkisė sė Vlorės dhe Ministrinė e Kulturės. Aktiviteti me dimensione ndėrkombėtare organizohet pėr herė tė parė nė qytetin e Vlorės dhe ėshtė shndėrruar nė njė manifestim tė folkut evropian. Udhėheqėsi artistik i kėtij festivali Vaso Tole, thekson pėr kėtė aktivitet se ai do tė jetė aktiviteti i parė folklorik nė Shqipėri, profili i tė cilit do ti shėrbejė drejtpėrdrejtė turizmit kulturor.

    Duke u udhėhequr nga parimet e CIOFF (Organizata Ndėrkombėtare e Organizimit tė Festivaleve Folklorike) organizatorėt synojnė ta shndėrrojnė kėtė festival nė njė traditė me karakter tė drejtpėrdrejtė burimor e tradicional. Festivali qė nisi mė 8 maj u zhvillua nė sallėn e teatrit “Petro Marko”, dhe pati njė natyrė konkurruese. Dje, nė natėn finale ky event u shfaq pėr publikun e gjerė, nė sheshin pėrpara stadiumit tė futbollit “Flamurtari”. Natėn e parė tė Festivalit e ēeli grupi folklorik “Emin Duraku” i Kosovės, i cili u pasua nga Ansambli “Ēamėria”, grupi “Bilbili” etj. Nė Edicionin e Dytė tė Festivalit Ndėrkombėtar “Aulona International Folk Festival”, pėrfaqėsohen 12 grupe folklorike. Ky aktivitet, qė organizohet nga Qendra Kulturore “Bilbilat e Jugut”, konsiderohet jo vetėm njė manifestim i vlerave tė folklorit dhe pasurisė shpirtėrore tė vendeve pjesėmarrėse, por edhe njė mundėsi pėr promovimin e resurseve turistike tė qytetit tė Vlorės. President nderi i festivalit ishte poeti Xhevahir Spahiu.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 06:57