BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pasioni i fshehur i Parashqevi Simakut

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    15052010

    Buzqeshje Pasioni i fshehur i Parashqevi Simakut

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Pasioni i fshehur i Parashqevi Simakut 12737510

    E kush nuk e mban mend Parashqevi Simakun, kėngėtaren e talentuar qė prej kohėsh jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e martuar dhe me fėmijė. Por, pėrvecse dashuria pėr djalin, tė cilėn kėngėtarja e kėngės sė njohur “E duam lumturinė” e ka bėrė tė ditur, Parashqevia duket se ka njė pasion qė pavarėsisht se nuk e ka shprehur nė asnjė deklaratė tė saj, e ka lėnė tė kuptohet. Dhe vemė theksin se shumė mund tė mendojnė se ėshtė kėnga, por jo, njė tjetėr art. Nė faqen personale tė rrjetit social Facebook, kėngėtarja ka njė arsenal tė madh me foto nga antikiteti.

    Nė foto vihen re statuja tė trupave tė pėrkryer tė perėndive tė mitologjisė, tė piramidave, tė luftėtarėve tė Skėnderbeut, etj. Disa nga fotot duken se janė bėrė nga vetė kėngėtarja nga udhėtimet qė ka kryer, tė tjerat tė rrėmbyera sic ndodh rėndom nga interneti. Dhe profili i Simakut ėshtė i tejmbushur me tė tilla sa na lė tė kuptojmė faktin se kėngėtarja e adhuron artin antic, sidomos skulpturat. Kėngėtarja edhe pse tashmė po bėn disa vite qė jo vetėm nuk ka publikuar ndonjė material tė ri dhe nuk ka marrė pjesė nė ndonjė aktivitet muzikor tė rėndėsishėm, vazhdon tė mbetet nė kujtesėn e shumė shqiptarėve pėr zėrin e mrekullueshėm. Megjithatė kjo nuk do tė thotė se fansat e kanė harruar, pasi vazhdimisht nė profilet e tyre nė Facebook,YouTube apo MySpace ata vendosin klipe tė kėngėtares nė koncerte e festivale tė ndryshme, duke treguar se vėrtet i ka marrė malli pėr zėrin dhe prezencėn e saj nė skenė.BalkanWeb
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 06:56